Gazeta Shqiptare

ERE nis procedurat për caktimin e çmimit të ri të energjisë

Vendimi prek bizneset

-

Enti

Rregullato­r i En ergjisë ( ERE) ka nisur procedurat për përcaktimi­n e një çmimi të ri për bizneset që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt, i cili do të jetë më i lartë se aktuali. Çmimet e reja, që do të hyjnë në fuqi vitin që vjen, do të jenë të vlefshme për bizneset që nuk do të gjejnë një furnizues të ri. Ligji i ri i energjisë i detyron këto biznese të dalin nga rrjeti publik i furnizimit në datën 1 janar të vitit që vjen. Por, nëse ato dështojnë të gjejnë një furnizues të ri dhe do të vijojnë të përdorin OSHEE- në si mundësi të fundit, do ta paguajnë energjinë me një çmim më të lartë. Aktualisht janë evidentuar 82 konsumator­ë të mëdhenj të energjisë nga rrjeti 35 kv, të cilët sapo të pajisen me sistemin e ri matës, do të nxirren në tregun e lirë të energjisë dhe për rrjedhojë nuk do të jenë të mbrojtur nga çmimet e tregut. Ekspertët e sektorit rekomandoj­në që këto biznese, deri në krijimin e Bursës së Energjisë, duhet të prokurojnë energjinë, duke bërë kërkesa në shumë operatorë dhe të lidhin kontrata furnizimi të paktën njëvjeçare. Në këtë mënyrë, ata kanë mundësi të shmangin luhatjet e çmimeve në treg gjatë vitit. Bizneset do të jenë të ekspozuara ndaj rritjes së çmimit të energjisë, sidomos në kohë thatësire, pasi furnizimi i vendit në këto periudha është i varur tërësisht nga importet. Nëse KESH- it i duhet të blejë energji me çmim 120 euro megavatori, siç ka ndodhur në vitin 2011, sigurisht që edhe bizneset janë të ekspozuara nga çmimet e larta, nëse kjo ngjarje përsëritet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania