Gazeta Shqiptare

Burg për Aldi Lleshajn, plagosi efektivin pasi vodhi me armë një makinë në Laç

I riu u plagos teksa shkëmbente zjarr me policinë Seanca ndaj tij u zhvillua në spital

- Xhensila Kodra

Aldi Lleshaj, i cili tentoi të vriste efektivin e policisë, Nikolin Gjergji pasi grabiti me armë një automjet në Laç, u njoh dje me masën e sigurisë “arrest me burg”. Lleshaj ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi gjatë ndjekjes nga policia mbeti i plagosur në këmbë. Gjykatësi i gatshëm i Krimeve të Rënda i komunikoi të dyshuarit akuzat e “Vrasjes së punonjësit të policisë”, në tentativë, “Vjedhjes me armë”, si edhe “Armëmbajtj­es pa leje”. Aldi Lleshaj është një personazh i njohur për policinë për shkak të precedentë­ve kriminalë, nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen e rëndë.

HETIMI I PROKURORIS­Ë

Nga hetimet ka rezultuar se në datë 22.12.2016, rreth orës 08: 45 në lagjen nr. 3 të qytetit Laç/ Kurbin, në kryqëzim të rrugëve, pranë një karburanti, Aldi Lleshaj i cili kishte një armë pistoletë ( pa leje) i doli para në rrugë shtetasit M. K., që po drejtonte automjetin tip “Porsche Cayenne” ( ngjyrë e zezë). Makina ka qenë në ecje. Tentativës së pronarit të makinës për të mos e dorëzuar atë, Lleshaj iu kundërpërg­jigj me armë. Pasi mori makinën, Aldi Lleshaj mori drejtimin e automjetit dhe po largohej me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Patokut. Në ndjekje të tij u vu patrulla policie dhe policë me furgonin e policisë me targë MB xxxx AA. Forcat e policisë arritën dhe e panë automjetin “Porsche” tek po dilte nga rruga e fshatit Adriatik, për në kryqëzim të Mamurrasit, në autostradë. Forcat e policisë i dolën përpara automjetit “Porsche” rreth 30 metra pa dalë në autostradë dhe qëndruan në një largësi rreth 4- 5 metra larg tij. Policia vuri re se në automjet nuk kishte persona të tjerë veç drejtuesit të mjetit dhe i bënë thirrje atij të zbriste nga makina. Ata panë se i riu me dorë të majtë nxori nga jashtë xhamit të automjetit armën dhe ua drejtoi atyre. Pas kësaj, ai hapi pak derën e automjetit dhe me armë drejtuar policëve, zbriti nga mjeti dhe doli nga pas tij nga ku qëlloi në drejtim të policisë. Nga e shtëna me armë nga ana e Lleshajt, u plagos drejtuesi i mjetit të policisë, Nikolin Gjergji. Ky i fundit u godit në kokë, anës syrit të djathtë. Në këtë moment ka pasur të shtëna nga të dyja palët. Pas disa të shtënave, Aldi Lleshaj u largua me vrap nga pas makinës, duke i ikur policisë përreth 3 km. Disa nga punonjësit e policisë e ndoqën atë në këmbë. Të tjerë u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë kolegut të tyre të plagosur. Nga ndjekja që iu bë Aldi Lleshaj, gjatë largimit të tij me vrap, ai kthehej me trup, u drejtonte armën policëve dhe qëllonte nganjëherë drejt tyre. Më pasi, ai u fut nëpër ca ara dhe këtu në ndihmë të policisë erdhën edhe forca të Repartit RENEA. Në moment u bë rrethimi i tij në një largësi të caktuar. Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, madje edhe qëllonte. Pas thirrjeve të vazhdueshm­e të policisë për t’u dorëzuar, pas rreth një ore ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë dhe menjëherë pas kësaj përfundoi në pranga, ndërsa iu sekuestrua edhe pistoleta. Pas kësaj, ai u identifiku­a se ishte banor i fshatit Adriatik/ Kurbin dhe se jetonte vetëm me të ëmën, pasi një vëlla e kishte jashtë shtetit, në Itali. Ai u dërgua në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Gjatë marrjes në pyetje, Aldi Lleshaj nuk pranoi të jepte shpjegime për ngjarjen e verifikuar. Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, madje edhe qëllonte. Pas thirrjeve të vazhdueshm­e të policisë për t’u dorëzuar, pas rreth një ore ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë dhe menjëherë pas kësaj përfundoi në pranga, ndërsa iu sekuestrua edhe pistoleta.

 ??  ?? Makina e grabitur nga autori
Makina e grabitur nga autori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania