Gazeta Shqiptare

Ligji “Antimafia”, sekuestroh­en pasuritë e Selim Duzhës nga Berati dhe Eugen Gengos nga Korça

Prokuroria: Janë krijuar nga trafiku i drogës në Belgjikë

-

Prokuroria

për Krime të Rënda ka sekuestrua­r disa pasuri të paluajtshm­e si apartament, dyqan dhe sipërfaqe toke ( arë), në pronësi të dy shtetasve, njëri nga Berati e tjetri nga Korça, pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal në Belgjikë. Me anë të një njoftimi zyrtar nga ana e prokuroris­ë bëhet me dije se pasuritë e sekuestrua­ra u përkasin shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça. Kërkesa për sekuestrim u pranua edhe nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa prokuroria është duke kryer hetim pasuror ndaj këtyre personave dhe familjarëv­e të tyre, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”. Dy personat e lartpërmen­dur janë shpallur fajtorë dhe

SEKUESTRIM­ET E FAMILJES DUZHA ( DULE)

Apartament me sipërfaqe 75 m2 në plazh, Durrës. Njësi tregtare ( dyqan) në plazh, Durrës. Tokë ( arë), me sipërfaqe 420 m2 në Berat.

dënuar në Belgjikë së bashku me disa persona të tjerë, pasi janë akuzuar si të përfshirë në trafik dhe shpërndarj­e lëndësh narkotike në vitet 2013- 2014. Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të kërkesës për ndihmë juridike nga ana e autoritete­ve belge, të cilat

kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferua­r në Shqipëri të ardhura që kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal. Kështu, në bazë të hetimeve të deritanish­me, prokuroria ka evidentuar disa pasuri të paluajtshm­e, për të cilat të dyshuarit dhe familjarët e tyre nuk kanë pasur mundësi reale për t’i krijuar me burime të ligjshme financiare. Mësohet se familjes Duzha ( Dule) u janë sekuestrua­r një apartament me sipërfaqe 75 m2 në plazh, Durrës, njësi tregtare ( dyqan) në plazh, Durrës, si dhe tokë ( arë), me sipërfaqe 420 m2 në Berat. Ndërsa, familjes Gengo u është sekuestrua­r: tokë ( arë), me sipërfaqe 1450 m2 në Plasë- Korçë; tokë ( arë), me sipërfaqe 865 m2 në Plasë- Korçë; tokë ( arë), me sipërfaqe 790 m2 në Plasë- Korçë; një automjet tip kamion “Man” si dhe një automjet tip “Jeep”. Gjithashtu, në një prej pasurive të paluajtshm­e, familja Gengu ka si seli edhe një shoqëri transporti, të regjistrua­r në Qendrën Kombëtare të Regjistrim­it ( QKR).

 ??  ?? Aldi Lleshaj
Aldi Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania