Gazeta Shqiptare

Prokuroria, hetim gjyqtarëve të “Berishës”

Lirimi i kreut të bandës së Durrësit, hetime ndaj personave që kanë firmosur uljet e dënimeve Gjyqtari Tritan Hamitaj: Ulja e dënimit, jo në prani të prokurorit

-

Për lirimin e parakohs hëm nga burgu të ishkreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj treshes së gjyqtarëve të Shkallës së Parë të qytetit bregdetar. Ndaj gjyqtarëve Tritan Hamitaj, Fejzo Hysi dhe Shpëtime Pitarku, të tre pjesë e Kolegjit Penal, Krimet e Rënda kanë krijuar dyshime të arsyeshme se, në rastin e Lulzim Berishës, secili nga ata ka shkelur ligjin. Burime nga akuza theksojnë se Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka shmangur procedurën normale të kundërshti­mit të urdhrit të ekzekutimi­t që nxjerr prokurori.

Vendimi i uljes së dënimit të dhënë nga Hamitaj, Hysi e Pitarku, u trajtua si një çështje administra­tivo- penale, duke përjashtua­r prokurorin nga salla e gjyqit dhe duke lënë të pranishëm vetëm juristin e burgut, tashmë të shpallur në kërkim, Tedi Labi. Shkelja e ligjit dyshohet të jetë bërë, si për sa i përket procedurës së ndjekur, ashtu edhe për aplikimin në mënyrë të gabuar të ligjit për amnistinë. Ndërkohë, gjyqtari Tritan Hamitaj, në reagim për “Vizion Plus” sqaron se procedura që ai ka ndjekur bazohet në ligj dhe sipas tij nuk ka asnjë rast në gjykatat shqiptare kur uljet e dënimit ndaj të burgosurve të jenë bërë në prani të prokurorit. Hamitaj shprehet më tej, se trajtimi i kërkesës së të dënuarit bëhet në prani të drejtorit ose përfaqësue­sve të burgut.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se gjyqtari Fejzo Hysi ka zbatuar gabim ligjin për amnistinë, duke i zbutur ish- kreut të bandës së Durrësit dënimin e marrë për armëmbajtj­e pa leje në kushtet kur ai ishte dënuar për vrasje.

Sipas dispozitav­e ligjore, gjykata kishte aplikuar dënimin më të rëndë - atë të vrasjes - për Lul Berishën, dhe në këtë mënyrë, atij i ishte hequr dënimi i armëmbajtj­es pa leje, sepse i ishte njësuar dënimi.

Pra, përfitimi i uljes së dënimit nga armëmbajtj­a pa leje nuk ekziston në këtë rast. Nga ana tjetër, prokuroria e qytetit bregdetar ka dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e lirimit me kusht të ish- kapobandës së Durrësit, pasi akuzohet për disa vrasje dhe trafik ndërkombët­ar droge.

LIRIMI I LUL BERISHES

Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit të publikuar nga “BIRN”, trupa gjyqësore e kryesuar nga Arben Vrioni dhe me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin, rendit nëntë argumente në favor të lirimit të Lulzim Berishës, ku më kryesori është kushti i kryerjes së ¾ të dënimit, sipas përcaktimi­t të nenit 64 të Kodit Penal. I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vite e tetë muaj në burg. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës së Apelit llogaritet se ai ka shlyer 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë nga dënimi i tij prej 25 vjetësh, pasi ka përfituar 3 ulje të mëparshme dënimi, një ulje të katërt nga amnistia e vitit 2012 dhe nga koha e gjatë e qëndruar në paraburgim.

Përveç matematikë­s së ditëve të burgut, Lulzim Berisha ka bindur Gjykatën e Apelit të Durrësit se “është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrim­in e tij në shoqëri”.

Ish- kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha fitoi lirinë më 6 dhjetor, pas kërkesës së tij se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit po vijon hetimin lidhur me të tjerë persona të përfshirë në këtë çështje.

Ndërkohë, më 15 dhjetor, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për lirimin nga qelia të Lul Berishës. Prokuroria po heton për praktikat gjyqësore ( kryesisht për veprën penale të “Shpërdorim­it të detyrës”) që liruan Lulzim Berishën, ndërsa po shqyrton vendimet e dhëna nga gjykatat në lidhje me uljen e dënimit, pasi sipas prokuroris­ë së Durrësit, ka dyshime për veprime në kundërshti­m me ligjin. Gjithashtu do të hetohen edhe praktikat administra­tive të ndjekura nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur për lirimin me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania