Gazeta Shqiptare

Plagosi prindërit e ish- gruas, gjykata lë në “arrest me burg” Marjan Levantin

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda la dje në “arrest me burg” Marjan Levantin, i cili theri me thikë prindërit dhe vëllain e ish- bashkëshor­tes së tij, historiane­s Elena Levanti ( Kocaqi). Seanca gjyqësore ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria rindërtoi skemën e krimit të rëndë. Nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se pasditen e së premtes, rreth orës 19: 00, Marjan Levanti, i cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët ( djalë e vajzë të moshës 7 e 3 vjeç) për shkak të mosmarrëve­shjeve mes tyre, ka shkuar në banesën ( ndërtesë private 4- katëshe) e Elenës, e cila jetonte me të atin, Ferit Kocaqi dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në njërën prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes. Marjani donte të takonte Elenës, me qëllim që t’i kërkonte ribashkim dhe të jetonin bashkë, pasi disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për t’u ndarë nga ai. Në momentin që është futur brenda Elena dhe e ka gjetur Marjanin të fshehur poshtë krevatit, është trembur dhe ka thirrur me të madhe dhe më pas ka zbritur një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre. Pasi Marjani u ka kërkuar prindërve të Elenës të ndërmjetës­onin për t’i ribashkuar dhe duke mos marrë miratimin e tyre, 37- vjeçari ka rrëmbyer një thikë duke plagosur fillimisht Ferit Kocaqin në krahun e majtë. Në atë moment ka ndërhyrë Altini, njëri prej vëllezërve të Elenës, i cili u plagos me thikë duke u rrëzuar menjëherë në tokë. Në atë moment ka ardhur në dhomë edhe Qanie Kocaqi, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks. Pas kësaj, ai u largua prej andej dhe kishte lajmëruar në telefon mamanë e tij për atë që kishte bërë. Ai u arrestua gati një orë pas krimit, në një pallat që ishte në ndërtim e sipër. Marjan Levanti në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish- gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij. Edhe në dëshminë e dhënë në polici, ai ka pohuar se djali i ka treguar se gjyshi e ka ngacmuar seksualish­t. Kjo çështje tashmë është në hetim nga prokuroria, edhe pse dyshohet se është diçka e stisur nga 37- vjeçari. Për shkak se Levanti ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi edhe në qelinë e paraburgim­it, ai do t’i nënshtrohe­t ekzaminimi­t psikik. Ndërkaq, paditen e së dielës, Eleni ka denoncuar në komisariat­in nr. 6 se ish- vjehrra e saj, Afërdita Levanti ka shkuar në banesë dhe ka tentuar t’i marrë djalin. Ndaj 59- vjeçares janë referuar materialet në prokurori, ndërsa për Elenin u plotësua kërkesëpad­ia për lëshimin e urdhrit të menjëhersh­ëm të mbrojtjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania