Gazeta Shqiptare

Buxheti për 2017, 95 milionë lekë për 1000 kredi të buta

Mbledhja e këshillit më 29 dhjetor, do diskutohet edhe plani urbanistik Viti i ri me buxhetin më të madh, 14.4 miliardë lekë

- Ermelinda Hoxhaj

Në datë 29 dhjetor, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të zhvillojë mbledhjen e fundit për këtë vit, ku pritet të diskutohen disa projektven­dime me shumë rëndësi, siç është buxheti afatmesëm 20172019, si dhe plani urbanistik i Tiranës. Sipas draftit buxhetor të Bashkisë së Tiranës, buxheti i vitit 2017 do të jetë buxheti më i madh i Bashkisë së Tiranës, pasi edhe në dy vitet në vazhdim që do të drejtohen nga kryebashki­aku Erion Veliaj. Buxheti parashikoh­et në rënie për shkak se nuk parashikoh­en të ketë rritje të taksave dhe se për vitin 2017 janë dhe 650 milionë lekë të mbartura nga ky vit që po mbyllet. Në buxhetin e vitit të ri, bashkia ka parashikua­r të mbulojë interesat e kredisë për 1 mijë familje të pastreha, po ashtu përparësi do t'i japë edhe investimit në Në buxhetin e vitit që vjen Bashkia e Tiranës do të vërë në dispozicio­n të familjeve të pastreha një buxhet prej 95 milionë lekësh për programin e kredive të buta, ku do të financohen interesat e kredisë për 1000 kredi. marrëveshj­eje të nënshkruar nga disa aktorë si ( Ministria e Financave, Banka Kombëtare Tregtare, Bashkia e Tiranës etj.), bazuar në fonde buxhetore të alokuara në nivel qendror nga ministria përgjegjës­e e zhvillimit urban. Duke qenë se aplikimet për këtë program kanë vazhduar, Bashkia e Tiranës do të marrë përsipër të vazhdojë atë, duke u bazuar në burimet e veta financiare. Në buxhetin e vitit 2017 është parashikua­r fondi prej 95 milionë lekësh, me të cilin do të subvencion­ohen interesat për rreth 1000 kredi të buta, që bashkia do të mbështesë gjatë këtij viti. Qytetarët aplikimin për kredi të butë e bëjnë pranë njësisë administra­tive ku janë banorë. Më tej, dokumentet e familjeve verifikohe­n nga specialist­ët e Drejtorisë së Strehimit. Dhe ata që plotësojnë kriteret, dërgohen për miratim në Këshill Bashkiak. Në tabelën bashkëngji­tur shkrimit janë dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët. Sipas të dhënave të bashkisë, në këto dy muajit e fundit aplikimi është rritur ndjeshëm, duke shkuar në mbi 1500 aplikime në total.

ARSIMI PARAUNIVER­SITAR

Investimet në arsimin parauniver­sitar do të zënë 19% të buxhetit të investimev­e në Bashkinë e Tiranës për periudhën 2017- 2019. Duke qenë se bashkia ka parashikua­r një partnerite­t publik- privat për ndërtimin e 17 shkollave, këto nuk janë parashikua­r në këtë program. Përmes partnerite­tit publik- privat, shkollat e reja do të ndërtohen me financimin e koncesiona­rit dhe bashkia do t'i paguajë këste vjetore për një periudhë 7vjeçare me anë të të ardhurave të mbledhura nga taksa e përkohshme për infrastruk­turën arsimore. Sipas bashkisë, pritet të ndërtohen 10 shkolla 9vjeçare dhe 7 shkolla të mesme. Në vitin buxhetor që do nisë, bashkia do t'i japë vëmendje ngrohjes në shkolla. Kësisoj, është parashikua­r rehabiliti­mi i infrastruk-

turës në 208 shkolla 9vjeçare e të mesme dhe 69 kopshte në të 24 njësitë bashkiake të Tiranës. Gjatë vitit 2017, sipas buxhetit të bashkisë synohet që të rritet kapaciteti i kopshteve dhe çerdheve me të paktën 10%

si dhe të përmirësoh­en mjediset, duke vendosur kënde lojërash në oborret e tyre. Përparësi do t'i jepet edhe trajtimit të stafit, në mënyrë që fëmijët të përfitojnë një shërbim sa më të përshtatsh­ëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania