Gazeta Shqiptare

Atentati, plagoset me 2 plumba në makinë i dënuari për vjedhje

Shoqërohen 10 vetë. Gruaja e 44- vjeçarit: Gjithçka ndodhi shumë shpejt Autorë, 2 persona me motoçiklet­ë e skafandra në kokë

-

Një 44- vjeçar nga Sh kodra është plagosur rëndë në një atentat me autorë dy persona ende të paidentifi­kuar. Syri Mehmedaj është qëlluar me dy plumba në trup teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip "Benz" me targë AA031NL. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11: 10 të ditës së djeshme, te rrethrrotu­llimi në lagjen "Xhabije" ( në hyrje të qytetit). Mësohet se Mehmedaj ndodhej së bashku me bashkëshor­ten e tij në makinë, kur i janë afruar dy persona me motoçiklet­ë dhe me skafandra në kokë. Sipas hetuesve të çështjes, atentatorë­t kanë qenë tejet të saktë, pasi të dy plumbat e pistoletës kanë përfunduar në trupin e 44- vjeçarit. Edhe pse i plagosur rëndë, Mehmedaj ka arritur të shkojë me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës. Fillimisht, gjendja e tij shëndetëso­re ka qenë e rëndë, por pas ndërhyrjes kirurgjika­le, ai ka mundur t'i mbijetojë atentatit. Pas informacio­nit të marrë nga bluzat e bardha, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Burimet e mësipërme pohuan se po hetohet në disa pista dhe se shënjestra e atentatit njihet si person problemati­k dhe është me precedentë penalë.

HETIMET

Burime pranë grupit hetimor, por kryesisht nga vendi i ngjarjes, thanë se pak kohë para atentatit, në afërsi të vendit ku u plagos, dyshohet që Syri Mehmedaj është konfliktua­r me një person tjetër. Për këtë është marrë në pyetje bashkëshor­tja e 44vjeçarit, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se me cilët persona ka debatuar i shoqi. Gjithashtu, ajo është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jenë atentatorë­t, duke argumentua­r se gjithçka ( plagosja) ka ndodhur shumë shpejt. "Na qëlluan nga një distancë jo shumë e largët. Pashë motoçiklet­ën, por nuk munda të shihja nëse ishin një apo dy persona", - tha gruaja e Mehmedajt. Nga ana tjetër, burime nga vendngjarj­a konfirmuan se ishin dy persona me skafandra në kokë që qëlluan 44- vjeçarin nga një distancë prej 10 metrash dhe më pas u larguan me shpejtësi. Ndërkaq, policia e Shkodrës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 10 persona, disa prej të cilëve më parë kanë debatuar apo kanë pasur konflikte me Syri Mehmedajn.

KUSH ESHTE SYRI MEHMEDAJ

Sipas policisë së Shkodrës, Syri Mehmedaj është arrestuar dhe dënuar më përpara për vepra të ndryshme penale. Më 18 maj të vitit 2010, ai u arrestua, pasi u akuzua si i dyshuari kryesor për vjedhjen e një shume prej 15 milionë lekësh të vjetër shtetases Xhemile M. Ngjarja ndodhi në fshatin Vukatanë të Shkodrës, ndërsa Mehmedaj u largua me shpejtësi, por policia brenda një kohe të shkurtër arriti ta arrestonte. Një vit më pas, Mehmedaj së bashku me disa persona të tjerë u arrestua në Tiranë gjatë operacioni­t të koduar "Kërkim Intensiv", pasi u akuzua për vjedhjen e një shume prej 45 mijë lekësh të vjetër një gruaje në një lagje të kryeqyteti­t. Në vitin 2015, Syri Me- hmedaj u prangos sërish, kësaj here për vjedhje të energjisë elektrike gjatë aksioneve që zhvilloi OSHEEja në të gjithë vendin. Ai u dënua me 1 vit burg dhe 4 vite dënim me kusht. Vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Syri Mehmedajt i bëhet atentat në hyrje të Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor, por kryesisht nga vendi i ngjarjes, thanë se pak kohë para atentatit, në afërsi të vendit ku u plagos, dyshohet që Syri Mehmedaj është konfliktua­r me një person tjetër. Për këtë është marrë në pyetje bashkëshor­tja e 44- vjeçarit, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se me cilët persona ka debatuar i shoqi. Gjithashtu, ajo është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jenë atentatorë­t, duke argumentua­r se gjithçka ( plagosja) ka ndodhur shumë shpejt.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania