Gazeta Shqiptare

3 muaj më parë i lutej ish- të fejuarit të ktheheshin bashkë, Florida: Si po e kaloj e vetme shtatzënin­ë

20- vjeçarja strehohet në qendrën e grave të braktisura

-

MAT - Florida Mersela, e cila në shtator të këtij viti u bë protagonis­te e lajmeve teksa i lutej dhe përgjërohe­j të fejuarit të saj që të ktheheshin bashkë dhe të shijonin frytin e tyre të dashurisë, fëmijën që sapo ishte ngjizur, është bërë dje sërish pjesë e emisionit "Me zemër të hapur" në ' News24'. Pasi mori live refuzimin e të fejuarit të saj, Elvin Hoti, ajo përjetoi momente të vështira, mes lotësh dhe dramës, pasi ngeli e vetme. Por, 20- vjeçarja nga një fshat i Klosit në Mat nuk është më e pashpresë. Kjo falë ndihmës së dhënë nga Shoqata në Mbrojtje të Grave të Braktisura. Florida, 8muajshe shtatzënë, ka lënë fshatin e saj të lindjes dhe është strehuar në qendrën e kësaj shoqate, ku do të vijë në jetë edhe fëmija i saj. Pjesë e emisionit është bërë edhe zonja Antoneta Nushi, themeluesj­a e shoqatës në fjalë, e cila ka mundësuar strehimin e së resë. Kjo e fundit deklaroi se "është shtëpia e parë që ngrihet në Shqipëri për vajzat që bëhen nëna jashtë lidhjes martesore. Isha në Itali dhe u ktheva pas 26 viteve. Në prag të pensionit solla eksperienc­ën time në Shqipëri". Ndërkohë, Florida, përveç qëndrimit në këtë shtëpi me gratë e tjera, do të angazhohet me kurse e trajnime të ndryshme që përgatiten nga stafi i shoqatës. Sipas kryetares së shoqatës, Antoneta Nushi, qëndrimi i 20- vjeçares nuk do të ketë një kohë të caktuar, pasi ajo do të dalë nga qendra kur të jetë e gatshme për të përballuar jetesën e saj.

Florida, ke ndryshuar shumë...

Po, pasi nuk është njësoj jeta si në fshat edhe në qytet.

Si e theve mentalitet­in e fshatit?

Po ja, e theva, gjeta guxim.

Po ja ku je sot. Dje kërkoje dashurinë e Elvinit...

Jo, s'e mendoja. Gjithçka e kam bërë për vajzën. Guxova, pasi dua që ta rris gocën, se kam vuajtur vetë.

Je nga ata personazhe që dua ta falënderoj pub- likisht. Ke një korrespond­encë të rregullt me mua dhe Odetën. Bravo…

Ka gjithmonë dashuri. Më keni falur dashurinë. Si ta fal unë dashurinë? Ti më thua se ' je e re, do rregullohe­sh'.

Sa herë më ke marrë inat ( qesh)... Jo, për Zotin jo. Çfarë të mungon më shumë nga fshati?

Mami dhe motra e vogël. Nuk e harroj atë ditë kur ika nga shtëpia, s'e harroj ( qan).

Kaq shumë të ka marrë malli? Po. S'ke bërë asnjëherë faje?

S'kam bërë asnjëherë gabim. Kërkova një familje të lumtur. Nuk kam bërë asnjë gabim. Kurrë. Kërkova familje për princeshën time të vogël.

Meraku më i madh për ty është nëna…

Po, por flas çdo ditë me të.

 ??  ?? Florida Mersela
Florida Mersela
 ??  ?? Kryetarja e Shoqatës në Mbrojtje të Grave të Braktisura, Antoneta Nushi
Kryetarja e Shoqatës në Mbrojtje të Grave të Braktisura, Antoneta Nushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania