Gazeta Shqiptare

Lavdrim Muhaxheri rikthehet në Kosovë me 400 xhihadistë

Shërbimet sekrete: "Kasapi i Ballkanit" mund të godasë rajonin dhe Europën Dyshimet, sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë

-

Shërbimet sekrete italiane në Kosovë kanë thënë se "kasapi i Ballkanit" mund të jetë kthyer në Kaçanik, një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë, i njohur si qendër e xhihadistë­ve. Mendohet se ai prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij së bashku me rreth 300- 400 anëtarë të Kalifatit Islamik. rreth 300- 400 anëtarë të Kalifatit Islamik. Mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është nga Maqedonia në mes të muajit nëntor. Pas kësaj, drejtuesit e shërbimeve sekrete kanë vënë në punë AKI ( Agjencinë Kosovare të Inteligjen­cës) si dhe njësitë e antiterror­izmit në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Por xhelati duket se i ka humbur gjurmët sërish. Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsiderua­r si një kërcënim shumë serioz, jo vetëm për zonën ballkanike, por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova ( i futur në listën globale të terroristë­ve nga SHBA në 2014), ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë. Rrjeti xhihadist i ' kasapit' është shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq; Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse, para se të bëhej një nga krerët e xhihadistë­ve, ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO- n në Afganistan. ' Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim', shkruante në titullin e tij kryesor "BalkanInsi­ght" në 18 nëntor, menjëherë pas arrestimit të 19 terroristë­ve që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë. Objektivi kryesor i terroristë­ve në fakt, ishte një shpërthim eksplozivi gjatë ndeshjes ndërkombët­are Shqipëri- Izrael, që do të luhej në Shkodër. Por pikërisht këto sinjalizim­e dhe mbërritja e Muhaxherit në Kosovë, vunë në alarm gjysmën e agjencive sekrete të botës, të cilat shmangën një nga ngjarjet që mund të ishte ndër më të përgjakshm­et e viteve të fundit. Të arrestuari­t, sipas burimeve nga policia kosovare, ishin koordinuar nga Lavdrim Muhaxheri që nga Siria ku ai ndodhej. Por në ditët kur u zhvillua aksioni, një nga krerët e ISIS- it me origjinë nga Kaçaniku, ishte rikthyer në shtëpi. Ka mundësi që Muhaxheri nuk është nisur më për në Siri, duke parë edhe lidhjet e tij me Italinë. Në dhjetorin e vitit 2015, gjatë operacioni­t të koduar ' Van Damme', u shkatërrua celula terroriste që operonte mes Italisë e Kosovës dhe që si kreun e saj kishte Samet Imishtin, që banonte mes Breshias dhe Kosovës. Në shtëpinë e të arrestuari­t në Kosovë, u gjetën prova të lidhjes së tij pikërisht me Muhaxherin, sipas asaj që shkruante ' Il Giornale'. ' Kasapi' i ri ishte gati për të zbatuar urdhrat dhe të niste një luftë të shenjtë vetëm në Europë; pikërisht me egërsinë që ka treguar në rrjetet sociale dhe me autoriteti­n e tij donte të shpallte një Kalifat të ri".

 ??  ?? Lavdrim Muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania