Gazeta Shqiptare

Ndryshon ligji, si merret leje e përhershme qëndrimi në Zvicër

Ndryshime edhe në ligjin e punësimit, në Zyrih 1.000 vende të lira pune Ja si shqiptarët mund të përfitojnë "Vizën C"

-

mbeten pa të, në rast se rrezikojnë rendin dhe sigurinë, ose janë të varur për një kohë të gjatë nga ndihmat sociale. Ligji është i gatshëm për votimin, që të premten do të bëhet në seancën e përbashkët të të dyja dhomave.

Ndonëse, bazuar në politikat qeveritare, mund të duket e komplikuar që të punësoheni në Zvicër, në praktikë situata është paksa më ndryshe. Bazuar në dispozitat ligjore të shtetit zviceran, punonjësit e huaj kanë po të njëjtat të drejta dhe paga sikurse edhe shtetasit e Zvicrës. Në fakt, numri i të huajve që punojnë në këtë vend është rritur dukshëm në dekadën e fundit. Aktualisht në Zvicër jetojnë e punojnë rreth 1.5 milionë të huaj. Kjo përbën përafërsis­ht rreth 20% të popullsisë që japin kontributi­n e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Në vitin 2002, marrëveshj­a bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe BE- së u lejoi shtetasve të BE- së lëvizje të lirë, dhe kjo ndikoi edhe në heqjen e disa kufizimeve për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE- së. Gjatë punësimit në Zvicër duhet të keni parasysh se ekzistojnë ndryshime të caktuara në mes të regjioneve. Gjeneva është regjioni me përqindjen më të madhe të punësimit të të huajve ( rreth 50%). Kur flasim për tregun zviceran të punës, bëhet fjalë për vende të lira pune për vitin aktual që janë shpallur nga kompanitë nëpër regjione të ndryshme. Shumica e vendeve të lira të punës për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE- së përfshijnë sektorin e shitjeve dhe ndërtimtar­isë. Në regjionin e Zyrihut dhe St. Gallen, vetëm sivjet janë shpallur mbi 1.000 vende të lira të punës. Të dhënat tregojnë për zgjerim të aktiviteti­t të punësimit nga kompanitë zvicerane në vitin 2017. Një vit më parë, në Zvicër ishin të lira rreth 23.406 vende pune, që përfshinin zanate

të ndryshme, ndërsa aktualisht janë rreth 26.521 vende të lira pune. Një studim i "Schweiz am Sonntag" tregon se në mesin e

punëdhënës­ve më të mëdhenj janë kompanitë industrial­e, të cilat janë duke planifikua­r për të zgjeruar numrin e të punësuarve.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania