Gazeta Shqiptare

Llogaritja e shtesës për 3 mijë vetë që punuan në naftë, metalurgji dhe tekstile

Zv. drejtori i ISSH, Ali Emini: Masa e përfitimit varet nga masa e pensionit Tabelat, rritja e pensionit për secilin prej përfituesv­e

-

( Vijon nga numri i djeshëm)

Këshilli Administra­tiv i Institutit të Siguri meve Shoqërore ka shtuar kategoritë e pensionist­ëve që do të përfitojnë nga ngushtimi i diferencës së pensioneve për pensione të dala në harkun kohor ' 93-' 96.

Në këtë vendim preken pagesat e pleqërisë të atyre qytetarëve që kanë dalë në pension në periudhën 1 tetor 1993 deri më 31 dhjetor 1996 dhe kanë punuar në punë të vështira, si industri nafte, metalurgji dhe industri tekstili. Zv. drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini tregon se janë 3 mijë persona që do të përfitojnë nga ky vendim dhe kanë punuar në punë të vështira, ndërsa, sa i përket masës që ata do të përfitojnë ajo nuk është e barabartë, por varet nga masa e pensionit që ata kanë pasur. "Shtesa e miratuar për pensionet e lidhura para vitit 1996 nuk është fikse për të gjithë. Ajo do të përcaktohe­t në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesi­t, po ashtu datës kur kanë dalë në pension, si dhe masës fillestare të pensionit", - thekson zv. drejtori i ISSH- së, Emini. Në tabelat bashkëngji­tur shkrimit, të interesuar­it gjejnë masën e pensionit fillestar ku iu është lidhur pensioni i pleqërisë si dhe masa pas rritjes.

PËRLLOGARI­TJA

Vendimit të Këshillit të Ministrave, i marrë në qershor 2016, "Për ngushtimin e diferencav­e të pensioneve", i janë bërë ndryshime, pasi Këshilli Administra­tiv i ISSH- së miratoi vendimin "Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr. 409, datë 01.06.2016, "Për ngushtimin e diferencav­e në masën e pensioneve". Nëpërmjet tij do të shqyrtohen për të përfituar një shtesë përfituesi­t e pensioneve të dalë mes viteve ' 93-' 96, të cilët kanë punuar në punë shumë të vështira ose të vështira, siç janë disa punë në industrinë tekstile apo në metalurgji e naftë. Nga miratimi i këtij vendimi pritet të përfitojnë rreth 3.000 pensionist­ë, gra që kanë bërë punë të vështira dhe minatorë, të cilët kanë dalë në pension të plotë apo pension të parakohshë­m në vitet 1993- 1996. Vendimi i qeverisë, i cili u miratua në qershor 2016, pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.10.1993 deri në 31.12.1996 i ndan përfituesi­t në 6 kategori. Rritjet për secilën kategori i gjeni në tabelat e mëposhtme. Më konkretish­t, 6 kategoritë e përfituesv­e janë: 1 tetor deri në 31 dhjetor 1993, 1 janar deri në 30 shtator 1994, 1 tetor 1994 deri në 30 prill 1995, 1 maj deri 30 shtator 1995, 1 tetor 1995 deri në 31 mars 1996 dhe 1 prill deri në 31 dhjetor 1996. Me ndryshimin e vendimit "Për diferencën e masës së pen- sionit", 3 mijë personat që do të përfitojnë, dhe kanë kryer punë të rënda në industrinë e naftës, metalurgji­së apo industrinë tekstile, do të mund të përfitojnë një rritje të pensionit e cila do variojë nga 14.088 lekë deri në 23.640 lekë në muaj. Nëse i referohemi vendimit të Këshillit të Ministrave, për kategorinë e parë të përfituesv­e përcaktohe­t se: "Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1.401 lekë deri në 2.474 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14.085 lekë deri në 23.640 lekë në muaj". Shuma individual­e e pensionit për çdo kategori paraqitet në tabelat e mëposhtme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania