Gazeta Shqiptare

SHUHET BUJAR LAKO

Mbreti Lir dhe Mbreti Dario, dy rolet pengje të aktorit Ndahet nga jeta në moshën 68- vjeçare, "Ishte shumë vital, ja për çfarë pjesësh ngushëlloj­në kolegët e artit dhe politika kishim diskutuar që të vinim në skenë"

-

Bujari, me trupin prej atleti, pantallona xhinse, një setër të zezë, me jakën e ngritur lart dhe me një mjekër të bollshme nuk shuante vetëm kuriozitet­in tonë adoleshent për të parë nga afër një aktor që e kishim parë prej kohësh në kinema dhe TV, por sfidonte edhe kohën, moralin e ngurtë dhe edukatën spartane të modës komuniste, që këmbëngult­e që mjekrën ta konsideron­te si shthurje morale!". Nëndrejtor­i i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, e përshkruan Bujar Lakon me imtësi, pas ndarjes nga jeta të aktorit në moshën 68- vjeçare. Ai u shua ditën e djeshme në orën 08: 30 të mëngjesit për shkak të një ataku kardiak. Krejt i tërhequr nga media e përkundër - tejet hokatar me miqtë e afërt, Bujar Lako u shua krejt papritur, ndërsa plane të mëdha kish diskutuar me kolegët e miqtë.

Ndërsa gjendet në shtëpinë e të ndjerit, regjisori Laert Vasili, thotë për "GSH" se çfarë kishte diskutuar me Bujon, edhe në takimin e fundit veçse pak ditë më parë. Pas bashkëpuni­mit për "Doruntinën" e Kadaresë, ata kishin në projektet e vitit të ardhshëm edhe pjesë të tjera.

"' Persët' e Eskilit e kishim në projekt për ta vënë në skenë vitin tjetër. Bujo do luante Mbretin e Persisë, Darios. Pas përfundimi­t të shfaqjeve për ' Doruntinën', Bujo me thoshte ' eja fillojmë një gjë tjetër', kishte dëshirë të punonte", thotë Vasili. Duke shtuar se ishte rinuar dhe se kishte qejf të luante sa më shumë, pasi qe tërhequr prej vitesh nga skena, tregonte kishte shumë dëshirë e madje kishte ëndërr edhe mbretin Lir. "Dua ta luaj mbretin', më thoshte", - tregon Vasili, ndërsa mohon që Bujar Lako të ketë pasur probleme shëndetëso­re. "Nuk kishte fare probleme shëndetëso­re. Dilnim shpesh jashtë Tirane. Ishte shumë vital, i jepte vetë makinës". "Persët", tragjedia e Eskilit, trajton dhimbjen e persëve kur mësojnë për humbjen e tyre totale në betejën e Salaminas. Përmes vajtimit të per- sëve, Eskili evidenton përmasat e humbjes, promovon moralin dhe vlerat e grekëve fitimtarë, ndërsa dënon arrogancën njerëzore.

HOMAZHET

Ai niset sot për në banesën e fundit nga shtëpia e tij, siç ka dashur e ka lënë amanet para se të vdiste. Të pyetur pse nuk bëhen homazhet në teatër, miq e të afërm thanë se kështu ka dashur ai, nuk ka dashur të shkonte në teatër.

Teatri Kombëtar njofton se "homazhet për t'i dhënë lam- tumirën e fundit aktorit tonë të madh, Bujar Lako, do të mbahen në banesën e tij. ( Adresa: rruga "Myslym Shyri", rrugica e tregut çam, kthesa e parë majtas, 100 metra larg). Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër në orën 11.00. Kontributi dhe vlerat e tij artistike do të mbeten gjithmonë të përjetshme".

JETËSHKRIM­I

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar. Karrierën si aktor e fillon në Te a t r i n Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i G. Erebarës dhe "Përballimi" i V. Gjikës. Pas kësaj, ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma, midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni" V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë për ballë" K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë së vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Bujar Lako gjatë xhirimeve të filmit “Udha e shkonjave”, 1978
Në foto: Bujar Lako gjatë xhirimeve të filmit “Udha e shkonjave”, 1978
 ??  ?? Në foto: Bujar Lako në role
Në foto: Bujar Lako në role
 ??  ?? Në foto: Bujar Lako
Në foto: Bujar Lako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania