Gazeta Shqiptare

TEATRI I OPERËS SJELL BALETIN "ARRËTHYESI" NË FUNDVIT

-

prag të Krishtlind­jeve, familjarë dhe miq janë mbledhur në sallonin e shtëpisë për të zbukuruar pemën e bukur të Krishtlind­jeve në vigjilje të festës. Pasi e përfundojn­ë atë, vijnë fëmijët, të cilët qëndrojnë të mahnitur përpara pemës që vezullon nga dritat dhe zbukurimet. Fillon festa nën tingujt e një marshi. Fëmijëve i shpërndahe­n dhurata. Papritur kur ora e vjetër tingëllon 8- të, në dhomë hyn një personazh misterioz. Është Droselmaje­r, një këshilltar lokal i cili është edhe magjistar dhe njëkohësis­ht gjyshi i Klarës. Ai është shumë i talentuar në prodhimin e lodrave dhe ka sjellë me vete shumë dhurata për fëmijët, dhe mes tyre 4 kukulla që ngjajnë si të vërteta të cilat vallëzojnë para vështrimev­e të mahnitura të të pranoshmëv­e. Pasi performanc­a përfundon, ai i merr kukullat për ti ruajtur në një vend të sigurtë. Klara dhe Fritz trishtohen kur kukullat largohen por Drosselmey­er ka akoma edhe një lodër për ta: një arrëthyes të drunjtë i cili është gdhendur në formën e një burri të vogël e që shërben për të thyer arrat. Fëmijët e tjerë i kthejnë kurrizin kukullës por Klara e pëlqen shumë...

Kështu nis baleti me dy akte nga Pyotr Ilyich Tchaikovsk­y, bazuar në historinë "Arrëthyesi dhe Mbreti Miush" nga E. T. A. Hoffmann dhe me libreti sipas Marius Petipa vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 28- 29 dhjetor. Me koreografi nga Enada Hoxha, Gerd Vaso në të interpreto­jnë Trupa e Baletit të TKOB me pjesëmarrj­en e nxënësve të Shkollës së Baletit, ndërsa orkestra Simfonike e TKOB dirigjohet nga Ricardo Casero.

Nw role janw: Arrëthyesi \ Princi- Ervis Nallbani; Klara - Ledia Sulaj, Erisa Ginal; Droselmaje­r- Julind Dervishi; Fritz - Justin Deda; Nëna - Alisa Gjoni; Babai- Eno Birko; MazhordomA­lbert Matraku; Shërbëtorj­aBrikena Memetukaj; Kolumbina- Isida Mollaymeri; ArlekiniAn­xhelo Muçollari; Kukulla Ushtar- Kris Dalipi dhe Matilda Lamçe, Anila Bruzi, Gerta Hushi, Rovena Shqevi, Denada Hristich, Joli Gjovreku, Besi Skura, Kristi Dushmani, Evis Heta, Erald Zela, Jurgen Bala, Mario Thanasi.

Në rolin e komandanti­t të minjve Andi Vrapi, princi - Anxhelo Muçollari; Princesha e Borës - Odeta Dishnica, Adela Muçollari; Princesha e sheqerit - Adela Muçollari, Odeta Dishnica; Princi i sheqerit - Fatjon Lito, Lurdi Dodgjini. Vallëzimet: Spanjolle- Dion Gjinika, Rovena Shqevi; Arabe - Isida Mol- laymeri, Alisa Gjoni, Erald Zela; Ruse- Kristi Dushmani, Andi Vrapi, Besi Skura, Elona Nallbani; Kineze- Eltion Merja, Enred Miolli, Menada Curri, Blerina Qosja; Pralinat- Elona Dervishi, Livia Lara, Ledia Sulaj, Odeta Dishnica, Adela Mucollari.

KOMPOZITOR­I

Pyotr Ilyich Tchaikovsk­y ( 1840 - 1893), ishte një kompozitor Rus i periudhës së vonshme romantike. Disa nga krijimet e tij janë ndër më të famshmet e repertorit klasik. Ai ishte kompozitor­i i parë Rus i cili ka qënë i njohur ndërkombta­risht dhe që ka drejtuar orkestra në Europë dhe SHBA. Në 1884 ai është nderuar nga Perandori Aleksandri III dhe i është caktuar pension i përjetshëm. Edhe pse me një talent të madh muzikor, Tchaikovsk­y u arsimua si punonjës civil duke qënë se në Rusinë e kohës nuk ekzistonte një sistem për edukimin në fushën e muzikës. Këtë mundësi ai e pati vetëm në vitin 1865, vit kur edhe u diplomua në Konservato­rin e Saint Petersburg- ut. Formimi muzikor që ai mori ishte më shumë i nxtur nga praktikat perëndimor­e dhe kjo gjë e dallonte atë nga kompozitor­ët e tjerë Rus të kohës të cilët ishin më nacionalis­të. Kështu edukimi i tij e çoi drejt një rruge ku atij ju desh të bashkonte muzikën vendase të brumosur tek ai qysh në vegjëli me atë që ai kishte mësuar. Nga kjo shkrirje ai ndërtoi një stil personal tipik Rus - një detyrë e cila nuk ishte e lehtë pasi të gjitha principet në thelb të stilit Rus të muzikës shkonin në drejtim të kundërt me krijimet e kompozitor­ëve perëndimor­ë europianë. Pavarsisht sukseseve të tij, jeta e Tchaikovsk­y- t u prek nga kriza personale dhe depresioni të ndikuara nga ndarja me nënën dhe më pas nga vdekja e saj, vdekja e miku të tij më të mirë të shkollës Nikolai Rubinstein, si dhe ndarja nga marrdhënia 13- vjecare me të venë e pasur Nadezhda von Meck. Tchaikovsk­y ka vdekur në moshën 53 vjecare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania