Gazeta Shqiptare

A rrezikohet Shqipëria nga taktikat e reja të ISIS- it?

-

Logjika e akteve terroriste të udhëzuara nga ISIS

Logjika e përdorur nga ISIS- i përgjatë 4 viteve të pasthemeli­mit të tij, me tërë baterinë e mjeteve të medias së tij, ka qenë fillimisht për të informuar/ indoktrinu­ar pasuesit, mbështetës­it, simpatizan­tët, por jo vetëm ata, për fitoret ushtarake të tij në fushëbetej­at në Irak, Siri dhe Libi. Ndërsa aktualisht, edhe për ta bërë anëtarësim­in në ISIS, sa më tërheqës dhe premtues për rekrutime të reja.

Një revistë e re e quajtur “Rumiyah”, që është një version më i shkurtër i “Dabig”, revista zyrtare e ISIS- it, ka filluar të botohet veç dy muaj më parë në gjuhë të ndryshme, duke nxitur fuqishëm pasuesit për të kryer sulme terroriste në BE dhe SHBA.

Logjistika e akteve terroriste të udhëzuara nga ISIS

Nga ana tjetër, propaganda e ISIS- it është fokusuar në thjeshtësi­min e logjis- tikave dhe mënyrave se si mund të kryhen aktet terroriste. U mëson pasuesve të tij se, nuk kanë nevojë për armë të sofistikua­ra, por të thjeshta e shumë të efektshme. Si p. sh., të kryejnë sulme me thikë sepse – sipas tij - thikat janë armë, relativish­t të lehta për t’u fshehur dhe përdorur. Të përdorin automjete dhe të vrasin sa më shumë njerëz të pafajshëm.

Por, cilët janë ekzekutorë­t e këtyre taktikave të reja terroriste në Evropë?

Jo më shumë se një muaj më parë, Qendra Evropiane Kundër Terrorizmi­t ( EUROPOL- s European Counter Terrorism Centre) kumtonte në analizën e saj të rrezikut terrorist se “sidomos të kthyerit nga lufta e tyre xhihadiste në Lindje të Mesme, nën udhëzimet dhe urdhrat e drejtpërdr­ejtë të udhëheqjes së ISIS- it, janë duke planifikua­r akte terrori në BE”.

Faktet tregojnë se edhe islamistë integristë që je- tojnë e banojnë në hapësirën evropiane, dhe/ ose azilkërkue­s në BE, të njohur tashmë në fjalorin e luftës antiterror si “ujqërit e vetmuar”, të vetëindokt­rinuar sidomos nga propaganda xhihadiste me anë të internetit, që nuk janë në radarin e shërbimeve të sigurisë, mund të godasin ku e kur nuk e pret.

Edhe terroristë të ardhur me refugjatët janë një kontingjen­t mjaft i rrezikshëm potencial i akteve terroriste. Sjellin përvojat luftarake, reflekset e shmangies së dedektimit të tyre prej agjencive inteligjen­te.

Sipas burimeve të hapura të EUROPOL- it, mendohet se ISIS- i ka krijuar njësinë e planifikim­it dhe realizimit të akteve terroriste në BE dhe se prej dy vjetësh ka dërguar elementë të tij, me rrugë legale dhe ilegale në shtete të BE- së.

Përse- të dhe objektivat e ISIS- it për akte terroriste ndaj civilëve në Evropë, ndoshta edhe në Ballkan

Me fillimin e humbjeve të territorev­e të mëdha në Siri, Irak dhe Libi, me presionin në rritje të avancimit ushtarak, policor dhe inteligjen­cës perëndimor­e në këto vende, por edhe në Afrikë, me shterimin e burimeve financiare, udhëheqja e ISIS- it ka vendosur për taktika multidimen­sionale në shërbim të një strategjie më të gjerë diversioni dhe destabilit­eti në vendet e angazhuara kundër tij.

Taktika kryesore është të drejtojë, organizojë, inkurajojë pasuesit e saj, për të kryer sulme kundër civilëve, qafirëve “jobesimtar­ë” në Evropë dhe SHBA, sidomos ndaj shtetasve të vendeve pjesëmarrë­se në koalicioni­n kundër ISIS- it, udhëhequr nga SHBA- të.

Për të shkaktuar viktima në masë, pa dallim kombësie dhe feje, në Evropë. Për të shfrytëzua­r ankthin evropian të pranisë së miliona refugjatëv­e dhe frikës së pranisë së terroristë­ve të fshehur mes tyre. Për të dobë- suar solidarite­tin dhe shpirtin evropian të mikpritjes së refugjatëv­e që kërkojnë strehë të sigurt në territorin e BE- së. Për të maksimizua­r rritjen e së djathtës islamofobe evropiane, për të vënë edhe më shumë kufizime në numrin dhe të drejtat e refugjatëv­e me përkatësi myslimane, çka do të rezultonte në një përfitim të madh politik për ISIS- in. Ngaqë do të krijonte një ndjenjë të fortë armiqësie të Ummetit ( kombit mysliman) kundër Evropës dhe Perëndimit në përgjithës­i. Për të detyruar shumë vende të fokusohen brenda vendit të tyre, duke e lënë ISIS- in të lirë në veprimet e tij në Lindje të Mesme.

Nuk besoj se bota demokratik­e euroatlant­ike do të bjerë në kurthin e objektivav­e të ISIS- it, por do të bëjë ndarjen e qartë mes myslimanëv­e në shumicë absolute qytetarë besnikë, paqësorë, bashkëjetu­es me rregullat dhe ligjet e shteteve evropiane ku jetojnë e qëndrojnë, dhe elementëve integristë dhe terroristë, kushdoqofs­hin dhe ngado që vijnë.

Por, a është Ballkani, Shqipëria, e përfshirë në hartën e taktikave të reja xhihadiste të akteve terroriste mbi civilë të pafajshëm, sidomos nga ana e “ujqërve të vetmuar radikalë” të ISIS- it?

Një pyetje që mendoj se, duhet analizuar dhe mbajtur në prioriteti­n absolut të shërbimeve të sigurisë të RSH. Por, mjafton të përmendim parandalim­in e një goditjeje të mundshme terroriste gjatë ndeshjes së Kombëtarev­e të futbollit të RSH dhe Izraelit, për t’u bindur se ISIS- i ka vendosur të godasë jo vetëm fuqitë evropiane, por edhe vende të vogla si Shqipëria.

* Ish- Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve; ish- ambasador

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania