Gazeta Shqiptare

Çelsi i Kontes vijon me marshim për rekord

12 fitore radhazi, vetëm 2 fitore larg arritjes së madhe të Arsenalit të vitit 2000 Blutë nuk njohin blofe, dështon Lestëri

-

shtë luajtur ditën e sotme edhe "Boxing Day" në Premier Ligë, ku ranë në sy fitoret e skuadrave kryesore. Çelsi i Antonio Kontes mori një fitore të rëndësishm­e përballë Burnemuthi­t me shifrat e thella 3- 0. Një dopietë e Pedros dhe një gol i Hazard u dhanë fitoren që i shkëput plot 9 pikë nga vendi i dytë.

Çelsi i Antonio Kontes nuk njeh rivalë në Angli, ku vazhdon marshimin e pandalshëm me një seri mbresëlënë­se fitoresh që dje arriti numrin 12 radhazi. Mungesat e Diego Kosta dhe N'Golo Kante nuk e ndalën vrullin e skuadrës londineze, e cila fitoi 3- 0 ndaj Bërnmuth. Pedro ishte protagonis­t i ndeshjes me dy gola, nga një në secilën pjesë të takimit, ndërsa Hazard realizoi në fillimin e fraksionit të dytë me penallti, në një përballje që nuk u vu asnjëherë në diskutim. Me këtë fitore, Konte vendosi rekor- din e ri të klubit, dhe e sheh veten vetëm 2 fitore larg rekordit prej 14 ndeshjesh radhazi, me fitoren në kampionati­n anglez, i cili mbahet nga Arsenali i vitit 2002.

"Topçinjtë" aktualë kanë fituar me shumë vështirësi dhe u është dashur një gol i minutave të fundit nga Zhiru për të marrë tri pikët për- ballë Uest Bromuiç. Sulmuesi francez shpëtoi skuadrën e tij nga thellimi i mëte- jshëm i krizës së rezultatev­e, duke llogaritur që "topçinjtë" vinin nga dy humbje radhazi në kampionat. Mançester Junajtid i Murinjos vazhdon t'i gëzohet një forme të mirë në muajin dhjetor, ku ka siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionati­n anglez. Këtë radhë duke mundur me shifrat 3- 1 Sandërlend­in e ish- trajnerit Devid Mojes, në vizitën e tij të parë në "Old Traford" që pas shkarkimit.

Ndërkaq, vazhdon momenti i errët i Leisterit të Ranierit, që është mundur në shtëpi 2- 0 nga Evertoni dhe vazhdon të notojë në ujëra të turbullta në klasifikim­in e kampionati­t anglez të futbollit, duke rrezikuar seriozisht rënien.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania