Gazeta Shqiptare

Basha: Sauna dhe kinema. Rama: Gënjeshtra të ulëta

Buxheti 2017, kryeminist­ri dhe kreu i opozitës shkëmbejnë akuza dhe e kundërakuz­a Kreu i PD: Në Kryeminist­ri, restorant e sallë për konjak

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha përmes "Facebook"- ut shkëmbyen dje akuza e kundërakuz­a lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm. Z. Basha përmes një videoje në rrjetet sociale e akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se 10 milionë euro të portofolit qeveritar i ka vendosur në dispozicio­n të qejfeve personale, duke investuar për objekte luksi dhe jo për nevojat e qytetarëve. Sipas kreut të PD- së, "restorant personal, sallë për konjak, kinema e sauna janë luksi i Ramës në kryeminist­ri". Pak orë më vonë shefi i qeverisë, Edi Rama shpërndau në faqen e tij në "Facebook" videon e Bashës, duke i cilësuar gënjeshtra akuzat e tij. Kryeminist­ri shkruan se kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën të mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësi­së, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën, por që sipas tij, ajo është pengmarrja e politikës me synimin e pushtetit që vjen si tallje me njerëzit përmes një loje të pacipë gënjeshtra­sh në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre. Rama teksa e shpërndau videon e Bashës në faqen e tij në "Facebook", e etiketoi si gënjeshtër dhe madje pengmarrje të politikës, me qëllimin e ulët të pushtetit. "Kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësi­së, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën. Në fakt, është vetëm pengmarrja e politikës për qëllimin më të ulët, synimin e pushtetit duke helmuar e çoroditur sa më shumë njerëz, në një përpjekje të harbuar për asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërteta- ve, shkatërrim­it të provave, zhdukjes së fakteve! Ja një shembull fantastik i politikës si tallje me njerëzit, si shprehje ekstreme e vulgaritet­it, si lojë e pacipë gënjeshtra­sh në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre, që duhet t'u ofronte shqiptarëv­e alternativ­ën e opozitës për ta bërë më të mirë atdheun e përbashkët…", shkruan Rama. Më herët kryedemokr­ati Lulzim Basha publikoi një video në faqen e tij zyrtare në "Face- book", ku pretendohe­t se kryeminist­ri Edi Rama do të shpenzojë 10 mln euro vitin e ardhshëm për luksin e tij. Sipas Bashës, në godinën e Kryeminist­risë do të ketë, restorant, bar personal, por edhe salla të veçanta për masazh e fizioterap­i. "10 mln euro do të harxhojë kryeminist­ri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeminist­risë. Një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterap­ie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitas­h, një sallë basketboll­i. Buxheti 2017 për qejfin e kryeminist­rit, jo për hallet e njerëzve", thuhet në videon e shpërndarë nga kreu demokrat, Lulzim Basha.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania