Gazeta Shqiptare

Niko Peleshi: E majta duhet të bashkohet, jo vetëm PS e LSI

-

Zv/

kryeminist­ri Niko Peleshi deklaroi dje nga Pograde ci se nuk ka arsye për t'u ndarë me LSI- në në zgjedhjet e vitit 2017. Nga deklarata e numrit "dy" të qeverisë duket se PS nuk ka për të ndryshuar mendim në lidhje me aleancën me LSI- në. "Nuk shikoj arsye për të shkuar të ndarë dhe të përçarë. E majta ka nevojë të bashkohet. Nuk mjafton vetëm një aleancë midis PS- së dhe LSI- së, por duhen edhe parti të tjera. Koalicioni funksionon, funksionon mirë dhe nuk shoh asnjë arsye që të mos vazhdojë. E majta e ka provuar përçarjen, e ka provuar edhe sesa e pathyeshme bëhet nëse bashkohet. Këtë e ka provuar edhe PS, edhe LSI", u shpreh dje socialisti Niko Peleshi. Ai shtoi se, "në secilën zgjedhje, secila forcë politike synon të marrë sa më shumë vota dhe unë do doja që PS të rris te numrin e deputetëve, por padyshim koalicioni është i dobishëm, ndaj ka ardhur edhe ftesa e Ramës në asamble. S'kemi asnjë ngutje, ka edhe 6 muaj nga zgjedhjet, s'ka ngut, stres e ankth brenda të majtës". Kryeminist­ri Edi Rama e bëri të qartë në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS- së se ai dhe drejtuesit e kësaj partie kanë si qëllim që të shkojnë së bashku me LSI- në në zgjedhjet e 18 qershorit. Por ndërkohë, nga ana e saj LSI nuk ka dhënë ende një përgjigje të prerë për aleancën në zgjedhjet e ardhshme. Edhe pse Rama shfaqi hapur dëshirën për të qenë PS forcë e parë politike, ai u shpreh se së bashku me LSI- në duan të fitojnë zgjedhjet dhe mandatin e dytë. Rama e cilësoi koalicioni­n me LSI si strategjik.

 ??  ?? Zv/ kryeminist­ri Niko Peleshi
Zv/ kryeminist­ri Niko Peleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania