Gazeta Shqiptare

Rama: 85% e rrjetit elektrik ka moshën e Vangjush Dakos

Kryeminist­ri në Krujë: Do të dëmshpërbl­ehen të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet "Saliu i hëngri malet e Krujës sa të gjithë sulltanët bashkë"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje nga Kruja se vetëm qeverisja e majtë mund të bëjë për njerëzit. Duke nisur kështu një lloj fushate për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa po sqaronte paketën e solidarite­tit për familjet që u përmbytën në Fushë- Krujë e Krujë, Rama u shpreh: "Më thoshte Arturi kur ishte i ri ' Premtojua se do bëhet rruga Thumanë- Krujë'. ' S'e premtoj dot, se s'kam lekë', i thashë. Sot për herë të parë ju them se rruga do bëhet. Rruga do fillojë vitin tjetër". "Ai që deri dje që është në Thumanë e thotë se kjo rrugë ka 25 vjet e s'po bëhet. Ju jam mirënjohës dhe ju them vetëm kaq: Nëse dikush mund të bëjë për ju, vetëm ne mund ta bëjmë! Të tjerët mund të bëjnë gjithmonë atë që kanë bërë: mund t'ju shalojnë në rrena. Por, unë them se zgjedhja është shumë e qartë", - u shpreh Rama. Kreu i qeverisë theksoi se janë bërë sjellje barbare ndaj pyjeve, lumenjve apo dhe kanaleve kulluese. Ndër të tjera ai pohoi se gjatë ardhjes në pushtet, ata morën një "shtëpi" të zhytur në borxhe. Po ashtu, kryeminist­ri nuk kurseu as ironitë, duke shtuar se: "Siç ia hëngri malet Saliu Krujës, të gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën". "Ne morëm një ' shtëpi' që ishte e zhytur në borxhe, me themele që ishin vendosur në ajër, një shtet që vetëm shtet nuk quhej, dhe kemi filluar të forcojmë themelet dhe të bëjmë hap pas hapi shtetin që duhet të sillet njësoj me të gjithë, pa harruar asnjë. Kjo kërkon kohë, mund dhe durim. Nuk bëhet në 3 vite e pak ajo që nuk u bë në 20 e ca vite. Ne duam të ndërtojmë njësi të rëndësishm­e ekonomike pas reformës territoria­le. Kruja ka potenciale të mëdha, historike, natyrore dhe, patjetër, edhe njerëzore. Ajo që është bërë me Krujën është e pashembull­t. Siç ia hëngri malet Saliu Krujës, të gjithë sulltanët nuk ia hëngrën", - u shpreh Rama.

Rama konfirmoi se të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet do të dëmshpërbl­ehen. Në Krujë janë rreth 400 familje të përmbytura. Ndër të tjera ai nuk ngurroi të bënte batuta me sistemin e elektrifik­imit në vend, që sipas tij është aq i vjetër sa mosha e kryebashki­akut Vangjush Dako. "Edhe në këtë zonë ka nevojë për një nënstacion. Sot kompania e ka këtë mundësi. Nuk mund të bëhen të gjithë juristë. Gjykatat copë- copë, juristi copë- copë. Nëse të duhet një hidraulik në shtëpi, do marrësh jurist. Dhe elektricis­t. Unë e kuptoj se kemi një sfidë të madhe për papunësinë. Nuk mund të pranoj se para tri vitesh kishte më pak papunësi. Ua kam thënë këtyre që dalin dhe këndojnë Poemën e Mjerimit në parla-

Kryeminist­ri Rama do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor të CEZ, që drejtohet nga opozita dhe ka objektiv hetimin e zgjidhjes së marrëveshj­es mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.

ment. A thua se Poemën e Mjerimit e panë pasi ranë nga kali", - tha Rama. "Po investohet si asnjëherë tjetër në rrjetin e shpërndarj­es së energjisë. Problemi ishte: e paguaje apo e vidhje. Kur të vinte, të dridhej poçi si pulë e lagur nga

lëkundjet e tensionit, sepse rrjeti ishte copë- copë, sepse 85% e rrjetit kishte moshën e Vangjush Dakos, që në kohën kur u bë elektrifik­imi. Bile pak më e re në fakt, se ky është përpara elektrifik­imit, ndaj i bie në qafë", - u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania