Gazeta Shqiptare

Avokati, PS: Proces i ri. LSI: Jo ekstraligj

Debati në Komisionin e Ligjeve, brenda mazhorancë­s përplasje për pasardhësi­n e Igli Totozanit PS- LSI në kahe të kundërta, Vasili: Nuk ka ankesa për procedurat

- Valentina Madani

PS- LSI treguan dje kahe të kundërta lidhur me procedurat që duhet të ndiqen për pasardhësi­n e Igli Totozanit në krye të Avokatit të Popullit. Komisioni i Ligjeve vendosi dje që të rihapë procesin e aplikimeve për Avokatin e Popullit për një periudhë 20- ditore. Fakti që vetëm tre kandidatë shprehën vullnetin për t'u zgjedhur në krye të institucio­nit të Avokatit të Popullit shqetësoi socialistë­t. Deputeti Ulsi Manja theksoi se njoftimi i bërë nga shërbimi i Kuvendit nuk ishte i mjaftueshë­m dhe sipas tij, shumë persona nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procesit. "Mandati i Avokatit të Popullit ka përfunduar, por ligji për këtë institucio­n nuk krijon vakum. Procesi i përzgjedhj­es së Avokatit të Popullit kalon në disa faza. Shpallja publike e vendit vakant bëhet nga Kuvendi. Kjo fazë është përmbushur. Në datën 22 shtator 2016 është bërë shpallja e vakancës. Afati i dorëzimit të dokumentev­e ka qenë një muaj. Kanë shprehur dëshirë 6 kandidatur­a. Denar Veshaj dhe Jordan Daci janë skualifiku­ar, pasi sollën dokumentet jashtë afatit. Një zonjë është tërhequr nga gara. Ardjan Licaj, Igli Totozani dhe Altin Goxhaj janë tre kandidatur­at për Avokatin e Populli", deklaroi deputeti i PS- së. Sipas tij, ka pasur shqetësime për njoftimin. "Propozoj që Kuvendi të rihapë procesin e aplikimeve për një periudhë 20- ditore që të bëhen pjesë e këtij procesi edhe të tjerët. Nuk shtrohet problemi që deri tani ka pa- sur paligjshmë­ri. Unë shtrova faktin a konsideroh­et njoftim publik vetëm njoftimi i grupeve parlamenta­re dhe njoftimi online në faqen e Kuvendit për të pasur një pjesëmarrj­e më të gjerë. 22 janari 2017 është afati kur mund të mbyllet procesi, kështu që jemi brenda afatit", tha deputeti Manja. Ndërkaq, Petrit Vasili i LSI u tërhoqi vëmendjen kolegëve socialistë, duke u shprehur kundër propozimit. Sipas tij, nuk ka pse të ndiqen procedura ekstra ligjore. "Më rezulton se asnjë nuk është ankuar për procesin e aplikimit. Pa i evidentuar ku e kemi shkelur, nuk "Ligjet" pranuan propozimin e PS- së për rihapjen e procesin të aplikimeve për kandidatur­ën e Avokatit të Popullit për një periudhë 20ditore. Opozita nuk ishte e pranishme në komision, edhe kur më herët u prezantua paketa e dytë e reformës në drejtësi. kemi pse shkojmë në zgjedhje ekstraligj­ore. Në ditën që mbaron afati dhe një grup tjetër interesi thotë se nuk ka pasur njoftim të plotë të procesit, ne do rihapim sërish atë? Duhet të jemi të kujdesshëm. Çfarë standardi ndjekim me ata persona që respektuan procedurën? Pro-

pozoj të mos marrim vendim sot. Të konsultohe­mi me shërbimet e Kuvendit dhe pastaj të marrim vendim", u shpreh z. Vasili. Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha: "Deri tani komisioni s'ka bërë asnjë procedurë. Vetëm shërbimi i Kuvendit ka shpallur vakancën.

Komisioni është i vonuar, e pranoj. Mendoj se në këtë rast nuk jemi para një diskrimini­mi negativ". Igli Totozani, Altin Goxhaj dhe Ardjan Licaj janë tre kandidatët për kreun e institucio­nit të Avokatit të Popullit, pasi drejtorit aktual i ka përfunduar mandati më 22 dhjetor.

 ??  ?? Komision Ligjesh
Komision Ligjesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania