Gazeta Shqiptare

Kotzias: Shqipëria në BE, por kushtet janë drejtësia e minoritete­t

Ministri grek: "Të zbatojë të njëjtat kritere si vendet e tjera"

-

Ministri

i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi dje se Greqia do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE, por jo pa plotësuar kushtet. Në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve ' ANA- MPA', Kotzias shprehet se përfundime­t e presidencë­s sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithsh­me të BE- së, që u mbajt para dy javëve në Bruksel janë të adresuara mirë. "Konkluzion­et e presidencë­s sllovake në Presidencë­n e Këshillit të Çështjeve të Përgjithsh­me, në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusohesh­in ekskluziv-

ÇËSHTJET

Sa u përket çështjeve midis dy shteteve, ministri i Jashtëm grek, Kotzias tha: "Dialogu vazhdon dhe në fakt, vetëm pak ditë më parë ministri i Shqipërisë vizitoi Athinën dhe u takua me sekretarin e Ministrisë së Jashtme të Përgjithsh­me, ambasadori­n Dimitris Paraskevop­oulos". isht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë në këto konkluzion­e evidentohe­n 5 prioritete­t kyçe, që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatav­e të anëtarësim­it. Këto prioritete përfshijnë promovimin e reformës gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar veçanërish­t në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe sigurisht respektimi­n e mi- noritetit", u shpreh Kotzias. Ai nënvizoi faktin se në konkluzion­et për Shqipërinë theksohet nevoja për të mbrojtur të drejtat e minoritete­ve në të gjithë vendin, në mënyrë të veçantë të drejtën e pronës. "Nënvizohet nevoja që shteti shqiptar të respektojë të drejtat e pronësisë të këtyre minoritete­ve, si dhe të marrë masat e nevojshme për këtë qëllim", u shpreh Kotzias. Ministri i Jashtëm megjithatë, theksoi se Greqia dëshiron evropianiz­imin e Sh- qipërisë dhe pranimin e saj në BE, por pa e favorizuar. "Kriteret e zbatuara për të gjitha vendet anëtare të BE- së deri më sot duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Greqia ka gjithmonë humor të mirë dhe kur të kërkohet, do të takohemi në mënyrë që të ndihmojë Shqipërinë në përpjekje për të përmbushur këto kërkesa". Sa u përket çështjeve midis dy shteteve, ministri i Jashtëm grek, Kotzias tha: "Dialogu vazhdon dhe në fakt vetëm pak ditë më parë ministri i Shqipërisë vizitoi Athinën dhe u takua me sekretarin e Ministrisë së Jashtme të Përgjithsh­me, ambasadori­n Dimitris Paraskevop­oulos".

 ??  ?? Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania