Gazeta Shqiptare

Maskat grabisin një kazino në Tiranë

Ngjarja në vetëm 5 minuta, grabitësit morën 200 mijë lekë. Në kazino ndodheshin vetëm 3 punonjësit Dy autorët mbanin në duar një pistoletë e një thikë

- Xhensila Kodra

Dy persona të armato sur dhe të maskuar grabitën mëngjesin e djeshëm një kazino në Tiranë. Ngjarja u shënua në Rrugën e Elbasanit, ku nën kërcënimin e armës e të thikës, autorët mundën të merrnin nga arka e kazinosë një shumë prej 200 mijë lekësh të reja. Burime pranë policisë bënë me dije se edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë së biznesit në fjalë, por edhe të atyre përgjatë kësaj rruge, vihet re se autorët janë afruar në këmbë dhe po njësoj janë larguar prej andej. Ndërsa dyshohet se dy grabitësit janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u shpëtuar forcave të policisë. Menjëherë sapo efektivë të komisariat­it numër 1 janë njoftuar për ngjarjen e ndodhur, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve.

NGJARJA

Dje rreth orës 04: 32 minuta, dy persona të maskuar me kapuç hynë në ambientet e një kazinoje duke kërcënuar fillimisht rojet e sigurisë dhe më pas edhe operatorët që ndodheshin në kazino. E gjithë skena e grabitjes është shënuar në vetëm 5 minuta. Brenda në kazino mësohet se në momentin që kanë shkuar grabitësit, kanë qenë vetëm 3 punonjësit e saj dhe asnjë klient. Sipas dëshmive punonjësve, por edhe nga këqyrjet e kamerave të sig-

urisë është vënë re se njëri prej autorëve mbante në dorë një armë zjarri pistoletë, ndërsa autori tjetër mbante në dorë një thikë. Pasi kanë marrë shumën e parave nga arka, dy grabitësit janë larguar sërish në këmbë dhe duke përfituar nga errësira, u shpëtuan forcave të policisë, duke u fshehur nëpër rrugicat e lagjeve në "Rrugën e Elbasanit". Policia, e cila u

lajmërua nga punonjësit e kazinosë për grabitjen që ndodhi, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për zbardhjen e saj. Po ashtu, policia ka sekuestrua­r pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kazinosë, por edhe të bizneseve përgjatë kësaj rruge. Nga këqyrjet e këtyre pamjeve, blutë nuk kanë mundur të identifiko­jë asnjërin prej dy grabitësve, pasi fytyrat e tyre kanë qenë të mbuluara me kapuç. Në pamje duket që autorët shkojnë në këmbë te kazinoja dhe në të njëjtën mënyrë largohen prej andej. Ndërkaq, burimet e lartpërmen­dura thanë se po mbahen nën hetim edhe punonjësit e kazinosë për ndonjë lidhje të mundshme që ata mund të kenë me autorët e grabitjes.

DËSHMITË

Në pyetje policia ka marrë tre punonjësit e kazinosë si edhe rojën privat të këtij biznesi. Sipas dëshmive të dhëna prej tyre, asnjëri nuk ka mundur të njohë autorët, pasi të dy ishin të maskuar. Sipas punonjësve, autorët pasi i kanë kërcënuar, i kanë kërkuar t'u jepnin të gjithë xhiron ditore që kishin mbledhur dhe të mos bënin asnjë lëvizje. Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe roja privat i kazinosë, duke pohuar se nuk ka njohur asnjë prej grabitësve dhe se në momentin që ata i shkuan përballë, e kërcënuan me armë.

 ??  ?? Kazinoja e grabitur
Kazinoja e grabitur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania