Gazeta Shqiptare

"Mamaja e Marjan Levantit t'u qëndrojë 50 metra larg ish- nuses dhe nipërve"

Një ditë pas plagosjes së trefishtë, Afërdita tentoi të merrte nipin me dhunë Gjykata i jep urdhër mbrojtjeje Elena Kocaqit

-

Mamaja e Marjan Le vantit, i cili u ar restua pasi plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish- gruas së tij, duhet t'u qëndrojë 50 metra larg ish- nuses së të birit si dhe nipërve të saj. Ky fakt bëhet me dije në vendimin e gjykatës së dhënë ndaj historiane­s së njohur Elena Levanti ( Kocaqi), raporton "BalkanWeb". Po ashtu, në vendimin e gjykatës thuhet se nëna e Levantit nuk duhet t'i afrohet as banesës dhe as vendit ku punojnë apo jetojnë Elena me fëmijët e saj. Vetëm një ditë pasi Marjan Levanti u arrestua për krimin që kreu, mamaja e tij, Afërdita Levanti ka shkuar në banesën e Elenit dhe pa pëlqimin e saj ka tentuar t'i marrë me forcë nipin e saj, Dardanin, me pretendimi­n se Elena po e ndan nga i ati dhe po e ushqen me urrejtje për të.

URDHRI I MBROJTJES

1- Pranimi i kërkesëpad­isë së paditëses Elena Levanti.

2- Lëshimi i Urdhrit të menjëhersh­ëm të Mbrojtjes për paditësen Elena Levanti dhe fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti kundër së paditurës Afërdita Levanti në këtë mënyrë:

Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kryejë vepra të dhunës në familje ndaj paditëses Elena Levanti dhe fëmijëve të saj, Dardanit Levanti dhe Helena Levanti; Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kërcënojë paditësen Elena Levanti dhe fëmijët e saj; Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos cenojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen Elena Levanti dhe fëmijët e saj, Dardanit Levanti dhe Helena Levanti; Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos shkojë dhe të mos hyjë e qëndrojë në banesën e shtetases Elena Levanti, me adresë: "Rr. Ilmi Haver, nr. 3, Unaza e Re, Tiranë", ku aktualisht do të banojë vetëm paditësja dhe fëmijët, qendrës së saj të punës dhe shkollës e kopshtit ku aktualisht mësojnë dhe qëndrojnë fëmijët, Dardanit Levanti dhe Helena Levanti; Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos i afrohet paditëses Elena Levanti dhe fëmijëve të saj, Dardanit Levanti dhe Helena Levanti në një distancë prej 50 metrash.

3- Shkelja e këtij vendimi nga e paditura Afërdita Levanti përbën vepër penale sipas nenit 320 të Kodit Penal.

4- Bazuar në nenin 19/ b të ligjit 9669, dt. 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në marrëdhëni­et familjare, si datë e dëgjimit për vërtetimin e këtij urdhri caktohet 13.01.2017, ora 10: 00.

5- Ky vendim, bazuar në nenet 19/ 6 dhe 23 të ligjit Nr. 9669, dt. 18.12.2006, për- bën titull ekzekutiv, ndaj duhet të ekzekutohe­t nga Zyra e Përmbarimi­t. Urdhër i cili, bazuar në nenin 3/ 7 të ligjit Nr. 9669, dt. 18.12.2006, është i vlefshëm deri në datën e vërtetimit të tij.

6- Një kopje e këtij vendimi t'i dërgohet Komisariat­it të Policisë Nr. 6 Tiranë, një kopje Zyrës së Shërbimeve Sociale pranë Njësisë Administra­tive nr. 7, Bashkia Tiranë, dy kopje paditëses Elena Levanti dhe një kopje së paditurës Afërdita Levanti.

7- Të njoftohet Komisariat­i i Policisë Nr. 6 Tiranë për paraqitjen e përfaqësue­sit të Pasditen e datës 23 dhjetor, Marjan Levanti ka shkuar në banesën ku jetonte ish- gruaja e tij së bashku me prindërit e saj dhe, pasi ka takuar djalin, është fshehur poshtë krevatit me qëllim që të takonte Elenën. Në momentin që kjo e fundit e ka parë të fshehur, është trembur dhe ka kërkuar ndihmën e prindërve. Në sherr e sipër, Marjan Levanti mori thikën dhe qëlloi mbi ishvjehrri­n Ferit Kocaqi, 72 vjeç, ish- vjehrrën Qanie Kocaqi, 69 vjeçe, dhe ish- kunatin Altin Kocaqi, 47 vjeç. tij në seancë si dhe Zyra e Shërbimeve Sociale, Njësia Administra­tive nr. 7, Bashkia Tiranë, për datën dhe orën e gjykimit.

8 - Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë, brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, afat i cili fillon nga e nesërmja e shpalljes. U shpall në Tiranë më datë 28.12.2017, ora 12: 15.

 ??  ?? Marjan Levanti
Marjan Levanti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania