Gazeta Shqiptare

Ish- kryebashki­aku Fatmir Guda: Maskat më zunë pritë afër shtëpisë dhe më kërcënuan me armë në kokë"

"Nëse mund t'i shpëtosh prokuroris­ë, s'i shpëtoni plumbit"

-

LESKOVIK - Një ngjarje e rëndë është regjistrua­r pasditen e djeshme në Leskovik, ku dy persona ende të paidentifi­kuar kanë kërcënuar me pistoletë në kokë, ishkryetar­in e Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda. Pas ngjarjes, Guda që mban edhe postin e nënkryetar­it të PD- së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak, tha se 2 persona me maska i janë afruar dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë. Ndërkohë, ai bëri me dije se ka bërë edhe denoncim në polici. Në një intervistë për "Balkanweb" nga ambientet e komisariat­it të Leskovikut, Guda pohoi se kanë qenë dy persona të armatosur dhe maskuar që i kanë zënë ' pritë' 30 m afër shtëpisë, duke e kërcënuar me jetë. Ndërkohë, ish- kryebashki­aku tha se kjo nuk është hera e parë që merr shantazhe, duke shtuar se ka frikë për fatin e familjarëv­e të tij. Po ashtu, Guda shtoi se nuk ka besim tek strukturat e policisë, pasi ato sipas tij s'i kanë ofruar asnjë mbështetje deri më tani.

Zoti Guda, mund të na thoni se kur ndodhi ngjarja?

Ditën e sotme ( djeshme), rreth orës 17: 10 dy persona të maskuar dhe armatosur më janë afruar. Isha 30 m larg shtëpisë, por rruga ishte e pandriçuar, ishte errësirë. Njëri prej tyre mu afrua dhe më foli, ndërsa tjetri ishte pasiv. Ruante territorin. Çfarë ju thanë? Vetëm njëri prej tyre foli. Më vuri pistoletën tek koka e më tha: "Nëse mund t'i shpëtosh prokuroris­ë, s'mund t'i shpëtoni plumbit. Ndaj, mos e hap shumë gojën". Për veten nuk kam frikë, por kam frikë për familjen time. U rrezikohet jeta.

Keni marrë kërcënime më parë?

Po. Ky nuk është kërcënimi i parë. Më datën 20 nëntor, ditën kur u mbajtën zgjedhjet për kryetar bashkie në Kolonjë u kërcënova nga per- sona të armatosur e maskuar. Gjithçka bëhet që unë të mbyll gojën, pas hetimeve të prokuroris­ë. Unë jam nënkryetar­i i PD- së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak.

Keni dyshime se kush mund të fshihet pas këtyre kërcënimev­e?

Nuk di të jap asnjë lloj shpjegimi.

A jeni vënë në mbrojtje nga strukturat e policisë?

Deri më tani nuk më është ofruar asnjë lloj mbrojtjeje nga policia. Edhe kur denoncova herën e parë, asgjë nuk u bë. Personat ende janë të paidentifi­kuar. Unë aktualisht jam në polici dhe s'e di nëse do më marrin në mbrojtje apo jo. Jam në pritje, shpresoj që kjo të marrë fund.

 ??  ?? Ish- kryebashki­aku Fatmir Guda
Ish- kryebashki­aku Fatmir Guda
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania