Gazeta Shqiptare

Turqia dhe Rusia akuzojnë SHBA- të: Kemi prova, kanë financuar terroristë­t

Reagon Amerika: Janë pretendime qesharake dhe pa baza

-

Partnerite­ti

mes An karasë dhe Uashington­it po vihet seriozisht në pikëpyetje, aq sa në arenën ndërkombët­are po hidhen dyshime rreth vijueshmër­isë normale të marrëdhëni­eve SHBA- Turqi. Kjo për shkak se presidenti Rexhep Taip Erdogan, në mënyrë të papritur akuzoi administra­tën amerikane se po mbështesin ISIS- in në Lindjen e Mesme. I menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i Moskës zyrtare, që ka mbështetur akuzat e Erdoganit. Aleksey Pushkov, një nga senatorët e Këshillit të Federatës të Dhomës së Lartë në Parlamenti­n e Rusisë dhe një nga politikanë­t më me influencë pranë presidenti­t Putin, ka deklaruar dje se "presidenti Rexhep Taip Erdogan ka të drejtë në deklaratat e tij se forcat e koalicioni­t ofrojnë mbështetje ndaj organizata­ve terroriste, duke përfshirë edhe ISIS- in". Sipas agjencisë së lajmeve "Anadolu Agency", Pushkov, në një deklaratë në median sociale ka thënë: "Erdogan ka të drejtë. Ka shumë ngjarje që tregojnë se SHBA- të mbështesin organizata­t terroriste. Është absurde që Departamen­ti i Shtetit është në përpjekje për të mohuar këtë rast të qartë". Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka lëshuar akuza mjaft të rënda në drejtim të partnerëve më të mëdhenj të NATO- s, duke u shprehur se Ankaraja disponon prova që vërtetojnë se SHBA- të kanë mbështetur organizata të ndryshme terroriste në Lindjen e Mesme, përfshirë ISIS- in. Në fjalën e

DASH

"Dua të them se këto akuza janë qesharake, për të qenë i sinqertë. Nuk kanë asnjë bazament, sikurse edhe ju mund ta kuptoni. Nuk mendoj se dikush mund të vërë në dyshim mbështetje­n tonë në punën që po bën koalicioni në Sirinë Veriore, Irak dhe në të gjitha vendet e tjera. Jemi 100% të përkushtua­r për të shkatërrua­r përfundimi­sht Shtetin Islamik", - u shpreh zëdhënësi i Departamen­tit të Shtetit.

tij, kreu i shtetit turk nënvizoi se për të provuar këto akuza ekzistojnë materiale të shumta, si fotografi, video etj. Erdgoan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e thyen premtimin e bërë kur themeluan koalicioni­n ndërkombët­ar anti- ISIS, duke ndryshuar qëndrimin e tyre. "E mbani mend se çfarë thanë forcat e koalicioni­t në fillim të misionit? Ata thanë, ' do të luftojmë Shtetin Islamik deri në sh-

katërrimin e tyre'. Në fakt, na akuzuan edhe ne që po mbështesni­m ISIS- in, por tashmë ata janë zhdukur. Për më tepër, ata kanë ndryshuar edhe qëndrimin e tyre, duke mundësuar mbështetje për grupe terroriste si Shteti Islamik, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit dhe Partia e Unionit Demokratik. Kjo gjë është mjaft e qartë, pasi ne kemi prova të ndryshme, si fotografi, video etj.", - akuzoi Erdogan.

 ??  ?? Putin dhe Erdogan
Putin dhe Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania