Gazeta Shqiptare

Blendi Fevziu: Ja pse nuk vjen më Berisha në emisionin tim

Gazetari i mirënjohur, intervistë ndryshe për emisionin "Vila 24" në "News 24" "Paguhem shumë, ja si jam njohur me bashkëshor­ten"

-

Prej dy dekadash qëndron në ekran me debate e intervista ekskluzive për çështjet më të rëndësishm­e të ditës, çka e bën atë figurën më të njohur për publikun. Por ditën e djeshme Blendi Fevziu ka lënë rolin e intervistu­esit për t'u ulur në këndin e të intervistu­arit. Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problemati­kat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe me plot pasione për udhëtimet, ai ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistu­arit në këndin e ekselencës në "Vila 24" në "News 24".

Si është të jesh në rolin e të intervistu­arit?

Nuk bëj dallim mes atij që intervista është gjinia më e komplikuar e gazetarisë. Është më e vështirë të bësh pyetje sesa të përgjigjes­h. Shpeshherë mund të dështosh me zgjedhjen e personazhe­ve. Shpeshherë harxhon orë të tërë me telefonata për të ditur se çfarë opinionesh kanë për çështje të ndryshme, apo që ndodhin gjatë ditës. I monitorojn­ë qasjet e personazhe­ve të ndryshme në rrjetet sociale. Po ndodh që, ndryshe shkruajnë në rrjete sociale një ditë më parë, e tjetër qëndrim kanë për të njëjtën ngjarje një ditë më pas.

Do ta ndërronit me ndonjë profesion tjetër?

Unë kam pasione të tjera. Do të shkruaja. Ashtu siç bëj edhe tani. Mund të bëja reportazhe shumë të mira, sidomos udhëtimesh, gjë që unë e kam ushtruar. Më pëlqejnë shumë udhëtimet, dhe mund të isha bërë një agjent udhëtimesh. Mund të bëhesha një "tour guide" shumë i mirë në Shqipëri.

Çfarë ju ka mbetur në mendje nga udhëtimet?

Çdo vend ka të bukurën e vet. Ne kemi qenë vend në izolim, dhe kemi filluar të lëvizim vonë. Unë jam ulur për herë të parë në një avion kur isha 20 vjeç. Deri atëherë unë kisha bërë vetëm rrugën Tiranë- Durrës; edhe për këto udhëtime angazhohej gjithë familja. Të bënte gati bukë ta merrje me vete, se po udhëtoje jashtë Tiranës. ( qesh) Udhëtoni vetëm apo me familjen? Varet nga vendet ku shkoj dhe nëse jam apo jo për punë. Festat, ku keni menduar t'i kaloni? Diku në Europë dhe me një grup miqsh. A shpenzoni shumë në udhëtime? Nuk harxhon kurrë shumë në udhëtime nëse di si të shpenzosh. Shqipëria ka çmimet më të larta të udhëtimit, kemi biletat me çmimet më të larta të udhëtimit. Dhe kjo vjen për arsye të monopoleve. Por po dole nga Shqipëria, udhëtimet nuk janë kaq të shtrenjta.

Njerëzit janë të interesuar sa e keni rrogën...

Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell. Pra nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdr­ejt me shikuesin. Unë paguhem shumë. Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimi­e nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam pasur një kontratë fillimisht me blerësin. Sa libra shitët në panair? Diku 5 mijë kopje. Pasioni me librin, kur ka nisur? Dy prindërit e mi ishin mësues letërsie dhe unë jam rritur me librat. Pasioni im me librin ka nisur "që kur kam hapur sytë", në kuptimin kur kam krijuar vetëdijen time. Në shtëpinë time nuk ka munguar kurrë biblioteka. Kam filluar të lexoj që i vogël, kam lexuar një novelë të një shkrimtari rus për herë të parë, pas librave me përralla për fëmijë, dhe më ka pëlqyer shumë… I kam bërë disa sugjerime vajzës, nuk më ka dëgjuar. I kam sugjeruar librat e Zhyl Vernit, por nuk më ka dëgjuar. Është një kohë tjetër, është një botë tjetër. Me vajzën e madhe impresiono­hem se sa informacio­n ka ajo për gjërat. Kam shkuar në shkollën "Partizani" në një takim me nxënësit e ekselencës dhe jam habitur sa informacio­n kanë; në krahasim me brezin tonë atëherë, shumë- shumë më tepër.

Ka 5 vite që nuk e kemi parë në studion tuaj zotin Berisha; pse?

Është një çështje që duhet t'ia bësh Berishës këtë pyetje. Unë ia kam bërë ftesën. Nuk kam pasur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësi personale, mund të kem bindjen time per- sonale, por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite, politikanë të rëndësishë­m në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari. Si jeni njohur me Inesin? Ishim shumë të rinj. Unë isha student. U njohëm në Parkun Rinia. Shohim që keni 2 ora… Ora është e shtrenjtë, por në raport me të ardhurat e mia nuk është shumë e shtrenjtë. Ambasadori tha për gjykatësit dhe prokurorët që paguhen me fonde publike. Mua më pëlqen t'i harxhoj të ardhurat për udhëtime. Për pamjen tuaj, shpenzoni shumë? Shpenzoj, por jo shumë. Ideja e veshjes me firmat më të fundit, shpeshherë i kthen në dordolecë ata që përpiqen të imitojnë personazhe­t e "Instagram"- it. Po me gatimin, si jeni? Unë kam jetuar për një periudhë të gjatë vetëm. Gatimi ka qenë një dimension, por kurrë jo kuzhinier i mirë. Nuk hyj në një gatues të mirë. Jam tradiciona­l në ushqimin shqiptar. A i keni realizuar pritshmëri­të tuaja? Çfarë janë pritshmëri­të në jetën e njeriut?! Gjithmonë njeriu ka pritshmëri më të mëdha se ato që realizohen. Me kalimin e kohës ëndrrat vijnë dhe shtrydhen dhe ti shkon më tej drejt realitetit. Suksesi im nuk varet vetëm nga karriera. Zhaklin Kenedi thoshte se, nëse nuk keni rritur fëmijë të mbarë dhe të suksesshëm, nuk keni bërë asgjë. Në momentin që emisioni më bëhet një detyrë dhe jo kënaqësi, do e mbyll. Kam edhe hobe dhe pasione të tjera. Unë i kam aq mundësi edhe të mos punoj me të ardhurat e familjes. Unë e filloj ditën diku rreth orës 11 dhe fle në orën 3 të mëngjesit.

Nëse do ftonit një emër botëror, kush do ishte?

Do isha shumë i interesuar për Mihal Gorbaçov. Një personazh që lidhet me një moment kyç, me ndryshimin e jetës sime personale. Ka ndryshuar jetën e të paktën 1 miliard njerëzve në botë, përfshi edhe mua. I pata shkruar një letër diku në vitin ' 99, arrita të gjeja mundësinë që t'i shkonte letra. Ai m'u përgjigj dhe me një dhuratë, një orë me foton e tij. Unë nuk e dija që Gorbaçov lëvizte me intervista diku me 100 mijë dollarë.

Suksesi im nuk varet vetëm nga karriera. Zhaklin Kenedi thoshte se, nëse nuk keni rritur fëmijë të mbarë dhe të suksesshëm, nuk keni bërë asgjë. Në momentin që emisioni më bëhet një detyrë dhe jo kënaqësi, do e mbyll. Kam edhe hobe dhe pasione të tjera. Unë i kam aq mundësi edhe të mos punoj me të ardhurat e familjes.

 ??  ?? Blendi Fevziu në "Vila 24" në "News 24"
Blendi Fevziu në "Vila 24" në "News 24"
 ??  ?? Blendi Fevziu me fëmijët
Blendi Fevziu me fëmijët
 ??  ?? Gazetari Blendi Fevziu
Gazetari Blendi Fevziu
 ??  ?? Blendi Fevziu me bashkëshor­ten dhe vajzën
Blendi Fevziu me bashkëshor­ten dhe vajzën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania