Gazeta Shqiptare

Bushati: Reforma në drejtësi do të mposhtë fenomenin e gjakmarrje­s

Takimi me fëmijët e ngujuar, ministri: Të rikthejmë besimin tek institucio­net "Mungesa e drejtësisë ka çuar në vetëgjyqës­i"

- Senad Nikshiqi

Reforma në drejtësi është një formë për të mposhtur fenomenin e gjakmarrje­s". Kështu deklaroi dje nga Shkodra ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një aktiviteti­t të organizuar me rastin e festave të fundvitit me fëmijët e ngujuar. Sipas Bushatit, mungesa e drejtësisë ka shtyrë në vetëgjyqës­i duke sjellë kështu fenomenin e gjakmarrje­s, që pason me ngujimin e dhjetëra familjeve, kryesisht në zonat malore të veriut të vendit, por edhe në qytete. "Është një fenomen gërryes për shoqërinë, që nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin, me sundimin e së drejtës, por as me zakonet dhe doket më të mira të shqiptarëv­e. Fakti se sot për sot përballemi me një fenomen të tillë, ka të bëjë me mungesën e drejtësisë, mungesën e besimit që njerëzit kanë në institucio­net e shtetit të së drejtës, i cili në disa raste për fat të keq i shtyn për të marrë veprime të nxituara hakmarrëse, të cilat nuk kanë lidhje me ligjin, me drejtësinë dhe me shoqërinë. Ne synojmë të ndërtojmë një shoqëri që bazohet mbi vlera europiane. Shpresoj shumë që edhe me reformën në drejtësi të mposhtim fenomenin e gjakmarrje­s", tha ministri. Ai u shpreh se ligji i vetingut apo edhe elementë të tjerë të reformës në drejtësi janë një shpresë për të rikthyer be- simin e humbur tek drejtësia dhe për të eliminuar apo minimizuar gjakmarrje­n. "Është një fenomen që kërkon përpjekje të përbashkët­a, në radhë të parë në fushën e drejtësisë, në mënyrë që të rivendoset besimi tek institucio­net e shtetit të së drejtës dhe të mos i drejtohen rrugës së vetëgjyqës­isë dhe rrugës së hakmarrjes, por të përpiqemi siç bëmë sot ( dje) se ka edhe politika sociale, edukative dhe është e rëndësishm­e që shoqëria të jetë në një front të përbashkët kundër këtij fenomeni. Unë kam besim se me zbatimin e drejtë të reformës në drejtësi, qoftë me ligjin e vetingut apo me elementë të tjerë që do ketë reforma e drejtësisë, ne do të kemi mundësi që të shohim në vitet e ardhshme një besim më të madh të qytetarëve tek institucio­net e drejtësisë, një koncept drejtësie dhe ndersh-

mërie se si qeveriset në përgjithës­i vendi dhe kjo do ketë natyrisht efekt edhe te kjo kategori e caktuar e gjakmarrje­s", deklaroi ministri i Jashtëm. Deklarata erdhi pas një aktiviteti me fëmijët në gjakmarrje në Shkodër, që u zhvillua në sallën e Kishës Ungjillore. OSHEE dhuroi

disa dhurata për këta fëmijë, ndërsa mori pjesë edhe administra­tori Ardian Çela, që u shpreh për disa gra të ngujuara që janë punësuar në OSHEE. Vrasja për gjakmarrje konsideroh­et nga Kodi Penal si një vepër penale shumë e rëndë dhe dënohet jo më pak se 30 vite burgim.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania