Gazeta Shqiptare

"Lufta Nacionalçl­irimtare ka qenë një mashtrim i madh komunist, pjesë e planeve të përgatitur­a jashtë vendit"

Sami Repishti: Kambanë alarmi, dikur donim lirinë, sot ' bukë e punë' E. Hoxha deklaronte "të mos lejohet asnji grup i armatosun me luftue okupatorin pa autorizimi­n tonë"

- Fatmira Nikolli

Adrian Paci, në një intervistë të një viti më parë për "GSH", i pyetur se çfarë do bëjmë me gjithë këtë liri të pakufi, teksa citonte psikologun e sociologun italian Massimo Ricalcatti, thoshte se e kemi kapërcyer kompleksin e Edipit e jemi në momentin kur vuajmë kompleksin e Telemakut- ne nuk e vrasim më babanë për t'i marrë pushtetin e gruan, por rrimë në shtëpi me nënën dhe presim kthimin e babait.

Sot, një vit më vonë, kur një sondazh i OSBE- së bën me dije se pothuaj gjysma e shqiptarëv­e duan Enver Hoxhën, prof. Sami Repishti, në një intervistë për "GSH" thotë se masa popullore e pazhvillua­r ka nevojë për një "prind" që kujdeset; ky "prind" ofron sigurimin e rendit publik me dhunë dhe punësimin e njerëzve si robotë të mekanizuar. Duket pra, se askush nuk do më lirinë, por "bukë e punë". Profesori, tanimë në të 90- at e tij, në një intervistë të gjatë për "GSH" sjell një analizë të gjatë e brilante, që është ( edhe) një këndvështr­im psikologji­k; as hakmarrës, as subjektiv, si dëshmitar i vuajtjeve e dhimbjeve. Ai tregon se: punësimi ishte skllavëri e detyrim, se torturat qenë ndër më makabret, se sa u vranë, pushkatuan a internuan, e se në fund, kjo amnezi kolektive duhet të mbarojë. "Jemi në fazën e ' kohës së pastrimeve', një nevojë e domosdoshm­e për korrigjime ' mitesh' e zbulime ' faktesh' që akoma rëndojnë me peshën e tyre negative". Më poshtë intervista e profesorit, ish- i dënuar i komunizmit.

- Ka një raport të OSBE që tregon se më shumë se 50% e shqiptarëv­e e duan Enver Hoxhën. A është shqetësues ky raport?

Para së gjithash, më duhet të rrëfej se nuk kam lexue Raportin e OSBE të plotë. Kam lexue pjesë të tij dhe komentet.

Asht shqetësues raporti? Po dhe jo!

Asht shqetësues sepse “normalisht” nji popullsi, si ajo e Shqipërisë, që ka përjetue 50 vjet diktaturë fashiste, naziste dhe komuniste dhe shtypjet e tyne të paevituesh­me për vetë natyrën e çdo diktature, duhej të kishte arrijtë në përfundimi­n se çdo diktaturë asht e dënueshme apriori nga nji shoqni civile e lirë dhe e edukueme. Në rastin e kundërt, nji shoqni civile që nuk dënon diktaturën asht ose e frikësueme nga persekutim­i ose e paedukueme. Këto janë masa popullore të pazhvillue­me që nuk kanë aftësi me sigurue nji jetë për vete dhe për familjen, masa që kanë nevojë për nji “prind” që kujdesohet; në rastin tonë nji “pushtet” që i zhvesh nga çdo nismë e lirë, dhe i mobilizon në sherbim të nji kauze që ata nuk kuptojnë, po që pranojnë në heshtje. Sepse, “prindi” ofron sigurimin e rendit publik me dhunë, dhe punësimin e tyne si robotë të mekanizuem.

Me vdekjen e “prindit” kjo aleancë jo e natyrshme thyehet, pushteti eliminohet bashkë me dhunën dhe me të edhe siguria e rendit e ajo e punësimit si skllav. Të trajtuem si “fëmijë”, këto masa popu- llore nuk janë në gjendje me u kujdesue për vehte, mbeten si të thuesh “jetimë” dhe të papërgatit­un me përballue sfidën e “qytetarit të lirë”, në nji “vend të lirë” e me gjetë kurajon e nevojshme për nisma private që sigurojnë mbijetesën.

“Pushteti” i ri që zëvendson nuk luen rolin e “prindit” dhe kufizohet me sigurue nji ambient të përshtatsh­ëm në të cilin “qytetarët” e lirë gjejnë nji zgjidhje të problemit të sigurisë e të rendit, dhe “punësim” simbas aftësive personale. Kur ky “pushtet” i ri dështon në misionin e vet, krijohet kaosi social e shgënjimi i qytetarëve. Shumë qytetarë humbin shpresën për nji jetë ma të mirë. Problemi i bukës së përditëshm­e merr nji randësi kryesore, dhe liritë themelore të individit dhe ato të qytetarit humbin peshën e tyne specifike. “Duam bukë! Duam punë!” bahet slogani i ditës.

Kthimi në botën e “së kaluemes” paraqitet si nji zgjidhje; fatkeqsish­t, kjo zgjidhje asht në esencë imorale sepse aprovon krimet politike të pushtetit të kaluem, pranon nënshtrimi­n e plotë të qytetarëve të lirë, pranon jetën e nji roboti mekanik, pa mend e pa zemër.

Kam përshtypje­n që nji zhvillim i këtill politik e social ka ngja në Shqipëri!

Për rastin e afër 100.000 ish anëtarëve dhe kandidatëv­e të ish PKSH/ PPSH mund të spjegohet me thanjen e shkrimtari­t Georges Sanders: “Kam njohë individë që kanë fillue me idenë ‘ me ndreqë botën’, dhe që kanë kuptue se bota nuk ndreqet… Bota refuzon me marrë formën që dëshirojmë, ku ‘ unë asht qendra e universit; atëherë unë urrej të gjithë botën”. Kjo asht psikologji­a e diktaturës së dështueme dhe diktatorit maniakqë eventualis­ht përfundojn­ë në klubin e fundërrina­ve të historisë. Këto “fundërrina” që kanë humbë gjithçka synojnë krijimin e kaosit që dëshmojmë edhe në Shqipëri.

Asht shqetësues Raporti? Jo!

Ai asht përfundimi i nji sondazhi të kryem nga nji institucio­n serioz, dhe që ne shqiptarët duhet të respektojm­ë, dhe të përfitojmë nga eksperienc­a që na ofrohet. Raporti asht nji kumbonë alarmi që duhet të ndigjohet nga të gjithë ne. Ka ardhë koha të shohim ngjarje, akte, individë në vendin tonë me nji sy objektiv. Mjaft me folklore, mjafton me nënshtrimi­n e historiogr­afisë sonë çapkënllëq­eve të sundimtari­t. Jemi në fazën e “kohës së pastrimeve”, nji nevojë e domosdoshm­e për korrigjime “mitesh” e zbulime “faktesh” që akoma randojnë me peshën e tyne negative.

Natyrisht, kujtesa e jonë asht shpesh herë selektive, prandej relative dhe e kufizueme, dhe faktet historike, sado kokëforta që të jenë, mund të kundërshto­hen. Shkrimi i historisë ka dy parime themelore: faktet e rregjistru­eme ( dokumentac­ioni) dhe konteksti i aktit historik. E para, na jep konfirmimi­n e ekzistencë­s së “faktit” dhe eliminon “shpifjen”, kaq e shpeshtë në historinë tonë. E dyta, trajton subjektin ( faktin historik) në kohën dhe hapësinën kur dhe ku “fakti” ka ngjarë. Si shembull:

Në parathanje­n e “Historia e Skenderbeu­t ( 1947), Imzot Fan S. Noli shkruen se çdo personalit­et në histori kalon nepër tri faza: e para, glorifikim­i i tij, e dyta, asgjasimi tij, e treta, rivlerësim­i i tij. Nji teori e këtill nuk përjashton as edhe diktatorin stalinist të formës ma të keqe, Enver Hoxha. Kam përshtypje­n se kjo fazë e tretë po çfaqet sot në Shqipëri. ( Rrëfim: kam dënue dhe vazhdoi të dënoj këte diktator, pa asnji hezitim ose rezervë!)

Por ka disa fakte historike paraqitja e të cilëve asht e pa k u n d ë r s h - tueshme. Siç janë: invazioni otoman i shekullit XV ka qenë dhe mbetet nji okupacion i dhunëshëm ushtarak, dhe shërbimi i “pashallarë­ve” shqiptarë në mbajtjen dhe forcimin e këtij invazioni të dhunshëm janë akte për dënim. Sistemi i latifundis­tëve, i “bejlerëve” ka qenë shtypës, dhe vorfënia që ai sistem shtypës krijoi, sidomos në fshatin shqiptar asht nji akt që duhet dënue. Krijimi i klikave sunduese, para dhe mbas Pavarësisë sonë të 28 nandorit 1912, janë gjithashtu akte për dënim, sepse në esencën e tyne ata kanë përjetësue privilegje­t e fitueme nga “favoret” e të huejit që kërkonte “shërbim”.

Dhe në kulmin e këtij fenomeni imoral dhe anti- njerëzor, kemi “diktaturën e proletaria­tit” nji sllavnim total e brutal i afër katër miljonë shqiptarëv­e që u detyruen me u gjunjëzue nga frika për 45 vjet të gjata. “Me nderue”

“Prindi” ofron sigurimin e rendit publik me dhunë, dhe punësimin e tyne si robotë të mekanizuem

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Prof. Sami Repishti
Në foto: Prof. Sami Repishti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania