Gazeta Shqiptare

Obama, një idealist në një realitet të ashpër

"Zëri i Amerikës"

- Cindy Saine

udhëheqësi i Al- Kaedës dhe një terrorist që është përgjegjës për vrasjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm."

Por kjo fitore e madhe u pasua me fillimin e luftës civile vdekjeprur­ëse në Siri. Në 21 gushtin e 2012- ës, zoti Obama i bëri një paralajmër­im presidenti­t sirian Bashar Al- Assad, paralajmër­im i cili nuk do t'i ndahej presidenti­t amerikan.

"Nuk mund të lejojmë që armët kimike dhe biologjike të bien në duart e njerëzve të gabuar. Kemi qenë shumë të qartë me regjimin e Assad- it, por dhe të aktorëve të tjerë në terren; vija e kuqe për ne është atje ku shohim të qarkullojn­ë apo përdoren armët kimike".

Një vit më vonë, vëzhguesit thanë se ushtria e Assad- it vrau më shumë se 1 mijë persona me gaz sarin. Ndryshe nga ç'pritej, Shtetet e Bashkuara nuk u përgjigjën me përdorim force. Një ekspert sirian thotë se ky ishte momenti kur u thyen shpresat e shumë sirianëve.

"Çka po ndodh në Siri është vetëm një tjetër betejë, në luftën e madhe atje", - thotë Haid Haid, i organizatë­s "Chatham House".

Brenda vendit, pas incidentev­e me sfond racor, presidenti Obama foli mbi gjendjen e marrëdhëni­eve racore në Amerikë. Masakrimi i 9 afrikano- amerikanëv­e në një kishë në qershorin e vitit 2015, e bëri presidenti­n të reflektojë për qëndrimin e mbajtur nga familjet e viktimave, të cilat e falën personin e armatosur.

"Nëse e përqafojmë këtë gjest, gjithçka mund të ndryshojë".

Në skenën botërore, zoti Obama u shkëput prej politikës së kaluar duke krijuar hapje historike me Birmaninë dhe Kubën. Në Havanë ai komunikoi direkt me popullin kuban.

"Në shumë mënyra, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë si dy vëllezër, të larguar prej shumë vitesh edhe pse kanë një gjak".

Presidenti­t duket se i pëlqen ndërveprim­i me të rinjtë, sikurse me këtë grup nga Vietnami:

"Përpara se t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, pse nuk këndon pak, të shohim ç'di të bësh".

Megjithëse mandatit të tij si president po i vjen fundi, zoti Obama thotë se ky është vetëm fillimi i përpjekjes së tij globale për të nxitur të rinjtë të vihen në role udhëheqëse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania