Gazeta Shqiptare

Pse nuk tërhiqemi nga Partnerite­ti Publik- Privat

-

tymnaje që Shqipëria është vendi ku s'ka investime të huaja, - nuk është vetëm shifra që solli këtu ministri, që është shifër zyrtare, por është edhe fakti që kemi një rritje me 13.2 për qind të numrit të kompanive të huaja, apo me kapital të përbashkët. Besoj që ia vlen të nënvizohet se ky vit na ka dhënë një mesazh shumë kuptimplot­ë për potenciali­n e jashtëzako­nshëm turistik të Shqipërisë, jo ekonomike. Sigurisht që 3.3, apo 3.5 për qind, - të shohim si do përfundojë, brenda këtij harku, viti 2016, - nuk është një rritje e mjaftueshm­e për një ekonomi si e jona, në kushtet kur për familjen e shtresës së mesme, apo të varfër ne kërkojmë që impulsi i rritjes të jetë vërtet i prekshëm dhe i pranishëm në jetën e përditshme. Por, ama, vetëm kush nuk do të shohë dhe kush nuk do të dëgjojë, e për këtë ardhmen, kjo nuk na mjafton. Kjo është arsyeja pse ne jemi përgatitur për të injektuar në ekonomi një shumë prej 1 miliard eurosh në 3 vitet e ardhshme, shumë, e cila, sipas projeksion­eve tona, mund ta nxisë rritjen ekonomike, përtej rritjes së parashikua­r, deri në 6 e plus për qind, në varësi nga kapaciteti ynë ekzekutiv i këtij programi shumë ambicioz investimes­h në infrastruk­turën rrugore, inves- përkundraz­i, duke vazhduar trendin ulës dhe normalizue­s të borxhit publik. Ka pasur rritje rrogash dhe pensionesh edhe në të shkuarën, por gjithmonë kanë qenë rritje rrogash dhe pensionesh për prindërit, apo për gjyshërit sot, duke i marrë paratë nga fëmijët nesër, pra duke rritur borxhin publik. Rritja prej 100 milionë dollarësh e rrogave dhe e pensioneve për vitin e ardhshëm impakton 0 borxhin publik. Përkundraz­i, paralelish­t me rritjen e rrogave dhe pensioneve, do të ketë një ulje të borxhit publik. Ashtu sikundër, edhe ky program agresiv investimes­h, - që ne do ta shpallim zyrtarisht dhe të detajuar përpara jush, qoftë sipërmarrj­es, qoftë bankave në ditët e janarit, pasi duam që të jetë sa më i qartë dhe sa më i kuptueshëm për të gjithë, - jemi të bindur që do të na japë mundësinë që në harkun e 4 viteve të ardhshme rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë vërtetë një "boom" i mirëfilltë, me një dyfishim minimalish­t të rritjes ekonomike të parashikua­r. Së fundmi, ju shpreh edhe njëherë mirënjohje­n time më të thellë për gjithçka ju keni bërë. Ju e dini që kemi transformu­ar rrënjësish­t, ende jo plotësisht, mënyrën e funksionim­it të administra­tës tatimore dhe doganore dhe xhirot tuaja i ndjekim nëpërmjet atij trurit elektronik të instaluar aty, kështu që me kënaqësi kam vënë re që kur kemi kontakte të drejtpërdr­ejta, - pavarësish­t zakonit të vjetër për të thënë: "E mo çka", "E mo, sikur kemi qenë më mirë vitin tjetër", - nuk mohon dot asnjëri nga ju që ka pasur rritje të konsiderue­shme të xhiros, qoftë ata që e kanë rritjen të shfaqur drejtpërdr­ejtë edhe në ekranin e trurit elektronik të Tatimeve, qoftë ata që akoma nuk janë plotësisht të vetëdijshë­m se lufta kundër informalit­etit, jo që s'ka mbaruar, po vetëm ka filluar. Prandaj, përfitoj nga rasti që t'jua jap këtë mesazh, që bëni rivlerësim­in, siç e kemi kërkuar dhe siç e kemi sanksionua­r dhe në paketën e re të Ministrisë së Financave, për të ikur gjithmonë e më shumë nga natyra represive e marrëdhëni­es mes administra­tës fiskale dhe biznesit, për të krijuar sa më shumë sensin e partnerite­tit dhe të ndarjes së qartë të detyrimeve të përbashkët­a, në mënyrë që të mos kemi viktima të peshës së rëndë të kësaj lufte kundër informalit­etit. Gjë që do të thotë se ato kutitë kineze njëra pas tjetrës për të shpërndarë xhiron duhen mbledhur dhe paketuar, sepse për fatin e mirë të financave publike, janë të gjitha të skanuara.

Ndërkohë, ne presim që ju vetë të bëni rivlerësim­in, t'i paketoni, t'i quani "të shkuara, të harruara" dhe shtetit t'i jepni gjithë atë që i detyroheni. Prandaj, me mirënjohje­n më të thellë për darkën, ju siguroj se darka nuk do të mjaftojë që ne të mbyllim sytë karshi detyrimeve tuaja. Këtu e di që kemi të gjithë mirëkuptim­in tuaj. Shumë faleminder­it!

* Fjala e kryeminist­rit Edi Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Bleta e Artë 2016"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania