Gazeta Shqiptare

Josa: Tirana është ende për titull

Bardheblut­ë e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e katërt, 9 pikë më pak se Kukësi Trajneri pret përforcime në merkaton e janarit

- Jeton Selimi

Tirana edhe pse e përgjysmua­r në or ganikë, ende nuk i ka mbyllur përgatitje­t për 2016ën. Me pjesën më të madhe të titullarëv­e të larguar pranë familjeve të tyre, trajneri Mirel Josa ka preferuar të punojë me të rinjtë, të cilët pretendojn­ë një vend në skuadrën e parë. "Nuk dua që periudha e pushimeve të jetë e gjatë, megjithëse shumë lojtarë kanë marrë leje për të shkuar pranë familjeve të tyre. Plus që në këto stërvitje të fundvitit dua të shoh edhe ata lojtarë të rinj, që kanë pretendime për të qenë pjesë e skuadrës së parë apo për më shumë minuta". Rezultatet e arritura gjatë muajit dhjetor e kanë distancuar Tiranën nga tri skuadrat kryesuese, por Josa nuk heq dorë nga objektivi madhor, edhe pse këmbëngul se skuadra e tij duhet të bëjë llogaritë vetëm me ndeshjen e radhës. "Objektivi i Tiranës është ndeshja e radhës. Në bazë të rezultatev­e që do të arrijmë, do të kemi objektivat tanë. Titulli? Skuadrat kryesuese nuk janë shumë larg, me dy rezultate pozitive situata mund të ndryshojë menjëherë, megjithatë e përsëris, duhet të shohim takimin e radhës". Nevoja për lojtarë cilësorë, sidomos në fazën sulmuese i detyron drejtuesit bardheblu të hyjnë në merkato, mirëpo trajneri kryeqyteta­s paralajmër­on se ndryshimet do të jenë të vogla. "Tirana ka nevojë për thellësi dhe kur e them këtë, nuk e kam fjalën për elementë që përshtaten në role të ndryshme, por për futbollist­ë që na bëjnë të mos i ndiejmë mungesat, qoftë për pezullime apo për arsye dëmtimesh. Megjithatë, ndryshimet do të jenë të vogla".

Tregu i huaj mbetet i kushtëzuar për Tiranën për Red

Bulli kërkoi të blinte anglezët e Uest Hamit, por kanë marrë përgjigje negative nga drejtuesit e klubit londinez. "Kemi refuzuar 650 milionë paund për të shitur klubin. Ne nuk kemi aspak dëshirë për të shitur atë që kemi trashëguar dhe që do të quhet Red Bull Uest Ham", ka shkruar Xhek Salivan në llogarinë e tij në "Twitter". Sal- faktin se aktualisht ka 6 lojtarë afrikanë në organikë, me dy prej të cilëve Josa zbulon se do të kërkohet ndërprerja e marrëdhëni­eve kontraktua­le, por pa i zbuluar emrat. "Ne kemi gjashtë lojtarë afrikanë në kontratë dhe nuk mund të marrim të tjerë, sepse ka kosto financiare për klubin. Nëse katër prej tyre e kanë konfirmuar veten për vazhdimësi­në, me dy prej tyre duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të përmend emra, pasi varet nga bisedimet që do të ketë klubi me ta".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania