Gazeta Shqiptare

Viti i Ri, Kalleshi: Ja si të shmangni helmimet

Dietologia: Mos evitoni vaktet gjatë ditës, rregullat për të sëmurët "Kujdes me riciklimin e ushqimeve"

-

kanë të njëjtën gjë, situata bëhet më problemati­ke dhe familjarët janë të predispozu­ar për t'u toksikuar. Situata përkeqësoh­et akoma më shumë kur ushqimet riciklohen në ditët pas festave. Mishi duhet të ruhet në ambient të përshtatsh­ëm dhe në temperatur­ën e duhur. Shumica e njerëzve e neglizhojn­ë këtë fakt duke menduar se është dimër dhe temperatur­at janë të ulëta. Mishi i ndenjur i gatuar 2 ditë më parë dhe që nuk është i ruajtur në kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve që bëhen shkaktarë për toksiko- infeksione. Problemati­kë tjetër është që, duke qëndruar me ditë të tëra para televizori­t ( ditë pushimi), mendja u rri të gjithëve vetëm tek ushqimi dhe krijohet një mbingopje. Kjo mund të shoqërohet me të vjella, këputje.

A ka një sasi të rekomandua­r ushqimi, në mënyrë që të shmangim helmimet apo qoftë edhe shtimin në peshë?

Se sa duhet të konsumojmë në fakt, kjo është individual­e për çdo njeri. Varet nga organizmi që ka njëri apo tjetri. Një person që punon gjatë dhe që ka një metabolizë­m hiperaktiv, nuk

e ka problem konsumimin e tepërt të ushqimit, ndërsa dikush që bën një jetë sedentare dhe është një person inaktiv, nuk e përballon dot konsumimin e tepërt të ush- qimeve. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovask­ulare, ata me hipertensi­on apo ata që vuajnë nga kolesterol­i i lartë apo diabeti duhet të jenë shumë të kujdesshëm, duke konsumuar më pak sasi dhe më pak yndyrna. Këta persona duhet të përdorin në masë të vogël produktet ushqimore të mishit. Edhe pse është festë, për këta persona rekomandoh­et konsumimi i kosit pa yndyrë, frutave, perimeve jeshile të gatuara në avull.

Festat nuk mund të kuptohen pa konsumimin e pijeve. Çfarë rregullash duhet të kemi parasysh, në mënyrë që të evitohen problemet shëndetëso­re?

Kujdes me alkoolin, sidomos personat që vuajnë nga sëmundje kronike! Shmangni përzierjen e pijeve, nga pijet me gaz, te vera, rakia apo birra, gjë që çon në dehje më të shpejtë. Masa më e mirë e konsumit të alkoolit natën e Vitit të Ri do të ishte jo më shumë se 100 gramë. Kujdes me konsumimin e pijeve me gaz! Në 10 minutat e para pasi kemi pirë një kanoçe, trupit i kemi dhuruar 10 lugë sheqer. Sasia ditore e sheqerit që i duhet trupit tonë është vetëm 10% e kësaj ose 1 lugë. Po kështu, lëngjet në kuti përmbajnë pa fund sheqer artificial, aromatizue­s e ngjyrosës dhe janë mjaft të varfra me vitamina e minerale. Këshillohe­t të konsumoni sa më shumë lëngje natyrale

frutash dhe sidomos portokalle e agrume, të cilat ndihmojnë mjaft në metabolizm­in e yndyrnave.

Ndodh që natën e ndërrimit të viteve shumë njerëz nuk i konsumojnë të gjitha vaktet, me qëllim që t'i lënë sa më shumë vend

darkës. Sa e shëndetshm­e është kjo sjellje?

Gjëja më e mirë që duhet të bëjmë do të ishte konsiderim­i i kësaj nate si një natë e zakonshme, me një ndryshim, që: miqtë, alegria, situatat gazmore janë më prezente, dhe të harrojmë bombardimi­n me kalori nga ushqimet. Nga një ditë e za- konshme trupi ynë duhet të përftojë 35% të kalorive ditore të nevojshme nga konsumimi i mëngjesit, 40 - 50% të kalorive nga dreka dhe jo më shumë se 25% nga darka. Dhe në këtë natë të ndërrimit të viteve kemi një disbalanci­m të tmerrshëm të kësaj përqindjej­e. Mëngjesi rekomandoh­et të jetë sa më i balancuar me karbohidra­te dhe proteina. Drithërat dhe buka integrale na ndihmojnë t'i japim energjinë e duhur trurit dhe ndihmojnë trupin të zgjohet dhe të aktivizohe­t. Karbohidra­tet do të përdoren të gjitha për energjinë që i nevojitet trupit tonë për aktivitete­t tona gjatë ditës dhe nuk na depozitohe­n në dhjamë.

Simboli i tryezës së Vitit të Ri është gjeli i detit. Çfarë këshilloni, në mënyrë që konsumimi i tij të jetë sa më i shëndetshë­m?

Gjeli i detit përmban një aminoacid esencial për trupin e njeriut, triptofani­n. Ky aminoacid nuk mund të sintetizoh­et nga vetë organizmi. Ai vepron si një bllok ndërtues në sintetizim­in e proteinave. Po kështu, përmban mineralin e seleniumit, i cili jep një kontribut të çmuar në parandalim­in e kancerit. Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i vitaminës B- niacin. Niacina ndihmon në normalizim­in e nivelit të sheqerit në gjak. Një sasi prej 100 gr mishi të gjelit të detit, jep rreth 22.5% të nevojave ditore në niacin. Përmban hekur, i cili është një mineral i domosdoshë­m sidomos për anemikët apo personat që kanë humbje të flokëve. Po kështu përmban edhe zink, proteina, kolagjen dhe pak kolesterol. Por kujdes! Ajo që e bën të rrezikshëm konsumimin e gjelit të detit është lëkura e tij, e cila ka të përqendrua­r mjaft yndyra të ngopura, mjaft kalori dhe kolesterol. Në 50 gr lëkurë gjenden 83 mg kolesterol dhe rreth 270 kalori. Kujdes i madh duhet bërë dhe në mënyrën se si e gatuajmë. Që të shmangim yndyrat e tepërta do të ishte e mirë t'i jepnim një valë dhe lëngun e përftuar ta linim jashtë të ftohej, në mënyrë që të hiqnim yndyrën që ngel sipër. Po kështu, mënyra e gatimit ka shumë rëndësi: e pjekur e mbështjell­ë në letër alumini në një temperatur­ë jo shumë të lartë ( pasi çlirohen lëndë kancerogje­ne), ose me vaj ulliri sipër ( jo me gjalpë). Një këshillë të fundit? Jepuni përparësi sallatave! Nga ato përftojmë pak kalori dhe shumë vitamina dhe na mbushin stomakun.

 ??  ?? Dietologia Anila Kalleshi
Dietologia Anila Kalleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania