Gazeta Shqiptare

Tiranë, dy aksidente rrugore me dy viktima dhe tre të plagosur

Arrestohen 2 shoferët, njëri në gjendje të dehur

-

Dy

aksidente rrugore me pasojë vdekjen e 2 personave janë shënuar ditën e djeshme në Tiranë. Aksidenti i parë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa i dyti u shënua rreth orës 19: 00. Kështu, në aksidentin e parë të ndodhur në orën 00: 36 në rrugën “Dritan Hoxha”, mbeti e vdekur një vajzë 28- vjeçare, ndërsa u plagosën tre persona të tjerë, mes tyre edhe një efektiv policie. Mësohet se 26vjeçari Ervin Bixhi, banues në Tiranë, ishte duke drejtuar mjetin e tij nën efektin e alkoolit. Në këtë rrugë, duke mos respektuar sinjalisti­kën rrugore, pra duke kaluar me semafor të kuq dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, ai u përplas me mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie. Së bashku me 26- vjeçarin ishte duke udhëtuar edhe 28vjeçarja Xh. T., e cila ndodhej e ulur në sediljen e parë të mjetit, si dhe mikesha e saj, F. F., 25 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 28- vjeçarja ka marrë plagë të shumta në trup dhe vetëm pak minuta pas aksidentit ajo ka ndërruar jetë. Ndërsa oficeri i policisë si dhe vajza tjetër u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Plagë të lehta në trup ka marrë edhe 28- vjeçari, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Tashmë, ai akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimi­t rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ndërkaq, pasditen e djeshme, në segmentin rrugor

Tiranë - Fushë- Krujë, drejtuesi i automjetit tip “Mercedes- Benz”, me iniciale Gj. Gj., ka aksidentua­r një burrë rreth të 40- ve. Ky i fundit, ende i paidentifi­kuar nga policia, ka qenë duke kaluar në këmbë, ndërsa ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të shumta të marra në trup. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme. Xh. Kodra

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania