Gazeta Shqiptare

Pse nuk u bëmë të gjithë turq?!

-

shumë organizma ndërkombët­are po vinin rrotull për armëpushim­in e shumëpritu­r në Siri, u desh vetëm një telefonatë e Putinit me Erdoganin, e... armëpushim­i u vendos!

Europa, në njëfarë mënyre, në historinë e largët por edhe atë të afërt, është herë autore, e herë bashkautor­e e gjendjes së sotme në Lindjen e Mesme dhe në Lindjen e Largët. Ajo, përveç “qeverisjes” që u ka bërë në kohën( jo dhe aq të largët) të kolonive, i ka “futur duart” aq thellë në jetën e atyre popujve dhe kombeve, saqë ka përcaktuar deri edhe kufijtë e tyre të sotëm.

Më e pakta që mund të thuhet, është se Perëndimi po mban dy nivele për vlerësimin dhe nderimin e të njëjtit gjak - gjakut njerëzor, pavarësish­t nëse ky gjak është “mysliman” apo “kristian”.

Me gjithë politikat dhe luftën e tij, Perëndimi vazhdon të ndihet dhe të deklarohet i pafajshëm, për çfarë ndodh në Azi, në Afrikë e gjetkë. Pra e konsideron të pavend terrorin në territorin e saj, por të natyrshëm kur ndodh gjetkë.

Dhe, megjithëse deklarohet si mbajtës i paketës kryesore të aksioneve të humanizmit, në mos si autor i vetëm i tij, vazhdon t’i llogarisë ndryshe të vdekurit e tij, e ndryshe të vdekurit e një prejardhje­je supozohet “më të ulët”, në vendet e Lindjes.

Është një lëmsh i tërë arsyesh politike, por edhe të “qytetërime­ve”, që nuk dëgjuam shprehjet: “Jemi të gjithë turq, sirianë apo nigerianë”.

Nuk mund të bindin llafet e lektorëve kokëboshë, se gjoja për gjithë këto tragjedi e kanë fajin diferencat mes dogmave dhe sekteve të Islamit.

Këto ndryshime që thjesht mbetën në letra ndër shekuj, u kultivuan me kujdes nga “reformator­ët”, me përplasje të përgjakshm­e vëllavrasj­eje. Që të kalërojnë pushtuesit e “qytetëruar”, mbi... rrugët e naftës.

Prandaj bota, sidomos shoqëria njerëzore, doemos ajo europiane, me ikjen e vitit 2016, nuk na rezultojnë një vit më të mëdha e më të pjekura, nuk na rezultojnë edhe një vit më njerëzore, por pikërisht të kundërtën...

Mirë do të ishte që çdo njeri të justifikon­te vitet që shkruan karta e tij e identiteti­t, të sillej, të fliste dhe të vepronte, siç i takon, të paktën për ato vite që shkruhen në atë kartë. Po kështu do të duhej të sillej, vepronte dhe funksionon­te edhe shoqëria njerëzore, e më së paku ajo europiano- perëndimor­e.

Siç e kërkojnë vitet që ajo mban mbi supe, me atë emërtimin joshës në dukje: “qytetërimi europiano- perëndimor”.

Por të paktën, si vitet që mban mbi supe, të cilat numërojnë prej datës kur e shpalli Bashkimin Europian edhe si... bashkimin e vlerave!

Më së paku, stereotipi i pafajësisë që zotëron në Perëndim mund të shërbente si çelës për shpjegimin e mungesës së dhimbjes për jetët që humbasin në Lindje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania