Gazeta Shqiptare

Dosja "Dajti", Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka më gjyqtarë

Kuçi: Kërkesa për delegim do miratohet në mbledhjen më të afërt Apeli, KLD- së për gjetjen e gjyqtarëve

-

Dritan Dajti duket se e ka kapur ‘ mat’ drejtësinë, e cila që prej vitit 2009 nuk ia ka dalë ende mbanë të shprehet me një vendim të formës së prerë për të. Me katër burgime të përjetshme për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apelin e Krimeve të Rënda, raporton “TCH”. Por prej muajsh shkalla e dytë nuk po formon dot trupën gjyqësore që do të gjykojë këtë dosje ndaj të pandehurit Dritan Dajti, që shënoi rekord me 300 seanca të shtyra për shkak të mungesës së avokatëve. Në Apelin e Krimeve të Rënda, të 11- të gjyqtarët janë konsumuar gjatë kërkesave të shpeshta të të pandehurit, që nga masa e sigurisë deri te loja juridike për sigurimin e një mbrojtësi nga shteti. Me gjithë odisenë 8vjeçare, në fund të së cilës ekziston vetëm një vendim i shkallës së parë që e konsideron Dajtin fajtor, vendimi për të duket ende larg. Kjo, pasi edhe Apeli i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë më datë 22 nëntor për të gjetur gjyqtarë që do ta gjykojnë atë në shkallën e dytë.

PRONONCIMI

I kontaktuar nga “Top Channel”, zëdhënësi i KLDsë, Elis Kuçi tha se: “Lidhur me këtë gjykim, kjo do të jetë te delegimi që do miratohet nga KLD- ja në mbledhjen e radhës. Asnjëherë kërkesat për del-

egim gjyqtarësh nuk janë vonuar nga KLD- ja dhe kurdoherë janë miratuar në mbledhjen më të afërt. Në rastin konkret, kërkesa ka ardhur më 22 nëntor, ndërsa mbledhja e fundit është bërë më 18 nëntor. Mbledhja e radhës nuk është për-

caktuar ende dhe nuk ka një datë në këtë moment që flasim”. Por burime jozyrtare shpjegojnë se edhe vetë KLD- ja ndodhet në ngërç për arsye të tjera. Shkak është bërë një padi e dorëzuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Gjykatën Ishte gushti i 2009- ës kur Dritan Dajti vrau në Durrës 4 oficerët e policisë; Kastriot Feska, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari. Në atë kohë, Dajti ishte i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit, pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Nga të shtënat me armë, i vrarë mbeti edhe i afërmi i Dajtit, Ledion Mara. Më pas policia arrestoi të shumëkërku­arin, ndërsa u dërgua në spital pasi kishte marrë një plumb në trup.

Kushtetues­e, ku kërkohet pezullimi i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”. Një ndër pikat e këtij ligji për të cilin kërkohet interpreti­m kushtetues ka pikërisht lidhje me heqjen e kompetenca­ve për emërimin dhe transferim­in e gjyqtarëve nga KLD- ja, ndërkohë që Kushtetuta thotë shprehimis­ht se, KLD- së i përkasin këto kompetenca deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. E ndërsa është përcaktuar si rend dite për mbledhjen e radhës çështja e delegimit të gjyqtarëve në dosjen “Dajti” dhe emërimi i 10 magjistrat­ëve, se kur do të jetë kjo mbledhje duket se varet nga Dhoma e Këshillimi­t të Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??
 ??  ?? Dritan Dajti
Dritan Dajti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania