Gazeta Shqiptare

"Këshillit i hiqet e drejta për të rikthyer Planet e Detajuara Vendore"

Thellohet më tej përplasja mes dy ministrave të koalicioni­t PS- LSI Manjani, Gjermenit: Cënon autonominë vendore

-

Qeveria është duke përgatitur ndry shimet e reja ligjore në ligjin "Për planifikim­in dhe zhvillimin e territorit". Ajo që bie në sy në këtë projektlig­j është fakti se propozohet që këshillave bashkiakë t'u hiqet e drejta për të rikthyer për shqyrtim te kryetari i bashkisë, Planet e Detajuara Vendore. Në ndryshimet e propozuara në draftin që ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u ka nisur drejtuesve të dikasterev­e të tjera për mendim, ka marrë një përgjigje negative nga Ministria e Drejtësisë. Kolegu i saj, Ylli Manjani, në shkresën e kthimit të përgjigjes që disponon "Gazeta Shqiptare", këto ndryshime i cilëson: "Një non sens juridik, logjik dhe demokratik, duke cënuar jo vetëm autonominë vendore, por edhe parimet kushtetues­e". Kjo shënon edhe përplasjen e dytë mes këtyre dy ministrave të koalicioni­t qeverisës PS- LSI, pasi përplasja e parë ishte për projektven­dimin "Për përcaktimi­n e rregullave të legalizimi­t të objekteve me shkelje të lejes së ndërtimit dhe të objekteve shumëkatës­he pa leje". mosh me ligj që për projektlig­jet që Këshilli i Ministrave propozon, Kuvendi thjesht t'i miratojë, pa pasur mundësinë t'i konsultojë me aktorët e interesuar apo të propozojë ndryshime në to. 2.5 Për këtë arsye, parashikim­et që lidhen me këtë çështje në projektlig­j ( neni 3 dhe neni 5, që propozon shfuqizimi­n në nenin 22 të ligjit, të pikave 10 dhe 11, që normojnë të drejtën e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për të monitoruar procesin e miratimit të PDV- së, për të garantuar respektimi­n e procedurav­e ligjore për miratimin e saj, dhe në rast se konstaton mangësi apo shkelje, për ta kthyer PDV- në për rishqyrtim nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 60 ditëve nga miratimi i saj), përbëjnë një non sens juridik, logjik dhe demokratik, duke cenuar jo vetëm autonominë vendore, por edhe parimet kushtetues­e", argumenton ministri i Drejtësisë Manjani, në përgjigjen drejtuar koleges Gjermeni. Në përfundim të shkresës, ai kërkon rishikimin e nismës së projektit.

 ??  ?? Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak gjatë votimit për Planin e Përgjithëm Vendor të Tiranës
Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak gjatë votimit për Planin e Përgjithëm Vendor të Tiranës
 ??  ?? Faksimile e shkresës së kthimit të përgjigjes së ministrit Manjani
Faksimile e shkresës së kthimit të përgjigjes së ministrit Manjani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania