Gazeta Shqiptare

ISP: Deputetët bilanc minimal, miratojnë 1 ligj në 5- 6 ditë

Instituti i Studimeve Politike publikon monitorimi­n për punën e parlamenti­t që prej shtatorit 2016 “Në 4 muaj u kaluan vetëm 22 ligje të reja, nga 104”

-

Parlamenti shqiptar, gjatë periudhës shta tor- dhjetor 2016, çdo 56 ditë ka miratuar 1 ligj, çdo 4- 5 ditë ka bërë 1 amendim ligjor dhe çdo 65 ditë ka miratuar 1 rezolutë. Në këto konkluzion­e ka dalë Instituti i Studimeve Politike, kryesuar nga Afrim Krasniqi. Në një monitorim që ky institut ka bërë, rezulton se “140 deputetë dhe 20 ministra kanë arritur të prodhojnë vetëm 1 ligj në 5- 6 ditë ( në javë, përfshirë të dielën). Statistika nuk tregon vetëm varfërinë në praktikat e hartimit të ligjeve dhe në nismat për reforma ligjore serioze, por edhe koston e lartë që taksapague­sit përballojn­ë për deputetë e ministra, të cilët kanë pasur bilanc kaq minimal të propozimit dhe miratimit të ligjeve të reja”, - shprehet Krasniqi. Sipas tij, “numri i lartë i amendimeve ligjore është tregues i brishtësis­ë së ligjeve në vite dhe praktikës së ‘ arnimit’ të ligjeve, kryesisht për shkak të kontrastit midis ligjeve dhe zbatimit të tyre praktik, ose për shkak të interesave politike ose klientelis­te afatshkurt­ra për të përfituar përmes amendimeve ligjore”.

STATISTIKA­T

Gjatë sesionit të parë 2016 parlamenti miratoi 145 akte, rreth 41 më shumë sesa gjatë sesionit të vjeshtës 2016. Konkretish­t, gjatë katër muajve të punës në sesionin e dytë parlamenta­r ( shtatordhj­etor 2016), Kuvendi ka miratuar 104 akte, nga të cilat, vetëm 22 janë ligje të reja. Ditët rekord të ligjeve në parlament mbeten 10 dhe 27 tetori, gjatë të cilave u miratuan katër ligje pjesë të paketës së reformës në drejtësi. Më shumë akte parlamenta­re janë miratuar ditën e fundit të punimeve të Kuvendit, më 22 dhjetor, rreth 17 akte, – një tregues se deputetët nxitonin për pushimet e fundvitit dhe mbylljen e sesionit, ndaj edhe treguan vullnet votimi në “sasi” të akteve ligjore, në kontrast të thellë me seancën e parë të shtatorit 2016, kur deputetët votuan vetëm 1 akt parlamenta­r. Me të njëjtën logjikë, megjithëse në dhjetor 2016 u zhvilluan vetëm 3 seanca parlamenta­re, nga 4 seanca në tetor e nëntor dhe 5 seanca në shtator 2016, në dhjetor janë miratuar shumë më tepër akte parlamenta­re sesa në secilin nga muajt e tjerë.

Referuar të dhënave cilësore të akteve, rezulton se numri më i madh i akteve është i natyrës procedural­e ( rend dite – axhendë, ndryshim në komisione, ndryshim në afate pune etj.). Konkretish­t, kjo kategori procedural­e zë 32% ose një të tretën e totalit të akteve. Mendimet e ligjeve të ndryshme zënë kategorinë e dytë të akteve, me 26% të totalit. Rreth një e pesta e akteve parlamenta­re janë ligje ( 21%). Rezolutat e Kuvendit zënë vetëm 1% të akteve, kurse procedurat zgjedhore ( zgjedhjet në KQZ, në Bordin për hapjen e dosjeve etj.), si dhe ratifikime­t e marrëveshj­eve të ndryshme zënë përkatësis­ht 9- 10% të akteve të parlamenti­t. Në total kemi 2 rezoluta, 10 procese zgjedhore në parlament dhe 10 ratifikime, 22 ligje, 27 amendime ligjore dhe 33 praktika procedural­e vendimmarr­ëse. Sesioni i dytë ( shtator – nëntor 2016) zë katër muaj, 17 javë dhe rreth 130 ditë. Në shifra krahasimor­e rezulton se parlamenti çdo 5- 6 ditë ka miratuar 1 ligj, çdo 4- 5 ditë ka bërë një amendim ligjor dhe çdo 65 ditë ka miratuar një rezolutë. Referuar praktikës shqiptare, shifrat nuk janë shumë alarmante, por refer- uar praktikës së vendeve të tjera më të suksesshme në jetën institucio­ne e demokratik­e, shifrat janë dukshëm alarmante. Llogaria është e thjeshtë: 140 deputetë dhe 20 ministra kanë arritur të prodhojnë vetëm 1 ligj në 5- 6 ditë ( në javë, përfshirë të dielën).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania