Gazeta Shqiptare

17- vjeçarja: Nuk më përdhunoi babai im, por fqinji plak

Vajza abortoi në muajin e 6- të, ende nuk ka një përgjigje të ADN- së së fetusit për përkatësin­ë E mitura nga Vlora ndryshon dëshminë: Lironi nga burgu tim atë

-

Në një kohë kur mbarë opinioni publik në vend u trondit nga ngjarja në Vlorë, ku një 17- vjeçare akuzoi babanë e saj se e kishte përdhunuar dhe më pas ajo ishte detyruar që të abortonte në muajin e 6- të, kjo e fundit tashmë ka ndryshuar dëshminë.

Gjatë dëshmisë së saj, vajza me inicialet Xh. Ç. ka deklaruar para hetuesve të çështjes se e kishte përdhunuar një fqinj i moshuar, ndërsa nga frika kishte akuzuar babain e saj. “Po shkoja me vëllanë e vogël në shkollë, por ai më doli në rrugë dhe më tha ‘ hajde me mua’. ‘ Jo’, i thashë, por më kërcënoi. Më tha që të shkoja më të pasi do më vriste mua dhe familjen. Pata frikë dhe shkova. Kishte një puçërr në ballë. Nuk ia di emrin”, - ka treguar ajo.

Pas denoncimit të së bijës, V. Çinaj ka përfunduar në burg dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në daljen e analizës së ADN- së kryer ndaj fetusit. Por 17- vjeçarja thotë se ndihet e penduar për denoncimin që i bëri babait të saj, dhe i druhet daljes së tij nga burgu, pasi ka frikë se i ati do ta përzërë nga shtëpia. “Bëra gabim, denoncova babanë, por ai nuk ka faj. Tani kam frikë se kur të dal do më vrasë, do më përzërë nga shtëpia. Kërkoj të lirohet babai dhe të arrestohet ai tjetri”, - tha ajo.

Familja Çinaj, prej 5 anëtarësh, jeton në kushte tejet të vështira ekonomike. Pas apeleve në “News24” për ndihmë, nëna e këtyre fëmijëve u punësua si sanitare në spital, por tashmë ka përfunduar kontrata dhe ata nuk kanë asnjë të ardhur për të jetuar. Ndërkohë, ajo apelon që të ketë një strehë për të futur kokën së bashku me fëmijët, pasi kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë janë të mjerueshme, ndërkohë që nuk ka asnjë lloj mundësie ekonomike për t’i ushqyer ata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania