Gazeta Shqiptare

Italia gjobit 17 call center: Nuk i thanë qytetarit nga e marrin

Ndryshimi i ligjit, në prill rriten edhe më shumë masat shtrëngues­e Bellanova: Kontroll kompanive jashtë BE- së

-

Ende pa hyrë në fuqi ligji i ri, Ministria e Zhvillimit Ekonomik italian ka filluar kontrollet dhe ka gjobitur 17 kompani, shkruajnë mediat italiane. Sanksionet pritet të rriten në prill, kur të zbatohen direktivat e reja. Ministria e Zhvillimit Ekonomik italian ka dhënë tashmë sanksionet e para. Janë 17 kompani të gjobitura ( mes tyre kompani ajrore dhe banka) dhe të tjera. Pse? Sepse ato përgjigjes­hin nga jashtë pa i komunikuar as dëgjuesit dhe as ministrisë që po ua ofronin shërbimet e tyre nga një vend joeuropian. "Qeveria - thotë zëvendësmi­nistrja për Zhvillim, Teresa Bellanova - ka bërë kontrolle efektive mbi kompanitë që zhvendosen. Departamen­tet përkatëse kanë dërguar tashmë paralajmër­imet dhe kanë vendosur sanksionet e para te call center- at e vendosur në vendet jo të BE- së".

Zyrat e Ministrisë bëjnë kontrolle, duke bërë thirrje telefonike. Biseda me një operator jashtë Italisë nuk është e pazakontë.

NGA PRILLI MUND TË SHTOHEN GJOBAT

Ndërmarrje­t italiane kanë zhvendosur aktiviteti­n sepse u leverdis, vijon artikulli i "Corriere": "Call center është një sektor ku puna njerëzore është intensive dhe jashtë, në vende si Shqipëria, kostoja e punës është inferiore. Sanksionet, në të ardhmen, mund të bëhen më të shpeshta: në prill do të hyjnë në fuqi sanksionet e reja, të miratuara më 7 dhjetor. Normativat e reja i detyrojnë ndërmarrje­t që të njoftojnë paraprakis­ht për vendin ku ndodhet operatori dhe t'i vërë atij në dispozicio­n një operator në Itali, ose në një vend tjetër të BEsë, duke garantuar disponuesh­mëri të menjëhersh­me për të njëjtën thirrje. Me ligjin e ri është parashikua­r një sanksion prej 50 mijë eurosh në ditë", përfundon artikulli i "Corriere".

QEVERIA SHQIPTARE NUK E MORI ASNJËHERË SERIOZISHT LARGIMIN E CALL CENTER- AVE

Ndërsa në dhjetor u përhap me shpejtësi lajmi që qeveria italiane po rriste sanksionet ndaj kompanive call center që zhvendosni­n aktiviteti­n, institucio­net shqiptare e morën me qetësi. Ministria e Ekonomisë deklaroi se vetëm 5% e kompanive në Shqipëri kanë thirrje hyrëse ( inbound) që goditeshin më shumë nga ligji dhe kompanitë nuk rrezikohes­hin. Por, operatorët pohuan se vërtet numri i kompanive inbound është i ulët, por të punësuarit në to janë të konsiderue­shëm, në rreth 25% të totalit, pra mbi 6 mijë persona. Ndërsa nuk pritet ardhja e kompanive të reja në këtë sektor, për shkak të shtrëngimi­t të rregullave.

Vitet e fundit, call centerat ishin bërë sektori me rritjen më të shpejtë të të punësuarve në vend. Aktualisht vlerësohet se janë mbi 800 sipërmarrj­e të tilla në vend, me rreth 25 mijë të punësuar.

QEVERIA ITALIANE, E FOKUSUAR NË FRENIMIN E LËVIZJES SË PUNËS

Agron Shehaj, i "Intercom Data Service", thotë se "Qeveria italiane është e fokusuar në frenimin e lëvizjes së vendeve të punës".

Vite më parë, zhvendosja e kompanive në Shqipëri nuk u pa si problemati­ke, pasi ishte e kufizuar. Por së fundmi ka një vërshim të sipërmarrj­eve italiane drejt Shqipërisë, pasi kostoja e shërbimit të ofruar është shumë më e lirë, çka ka bërë që call center me qendër të Itali të vuajnë ikjen e klientëve.

Shehaj thotë se Shqipëria është aq interesant­e, saqë nëse kompanitë italiane do të kishin mundësi, do ta zhvendosni­n të gjithë aktiviteti­n. Por, një i punësuar në Shqipëri është një vend pune i humbur në Itali. "Në Itali, të gjithë janë shumë të ndjeshëm ndaj humbjeve të vendeve të punës, ndryshe nga Shqipëria", - thotë Shehaj.

Ikja masive e vendeve të punës duket se ka qenë një thirrje zgjimi për qeverinë italiane.

Ai thotë se, edhe nëse masat e fundit nuk funksionoj­në, qeveria italiane do të mundohet gjithmonë të pengojë largimin e call center nga Italia. "Për sa kohë nuk jemi në Bashkimin Europian, ky rrezik do ekzistojë gjithmonë". Shehaj parashikon që sektori do të shkojë drejt tkurrjes në rastin më të keq, në rastin më të mirë nuk rritet, ose do të zgjerohet më me vështirësi.

Pesimiste është edhe znj. Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe administra­tore e Albacall, kompania më e madhe call center në Shqipëri, sipas të ardhurave. "Hyrja në fuqi e këtij ligji, thuajse me siguri do të sjellë probleme për sektorin e call center që operon në Shqipëri, sepse shumë kompani ( gati të gjitha) punojnë për llogari të klientëve italianë dhe këta të fundit mund të dekurajohe­n për të sjellë punë në vendin tonë dhe si rrjedhojë të spostohen në vende të tjera të BE- së", - thotë ajo.

Diego Pisa, administra­tor i "Teleperfor­mance", operatorit të tretë më të madh në vend, pohon se në Shqipëri, sektori do të vihet në vështirësi të mëdha. "Nuk do të ketë më asnjë nismë për të hapur kompani të reja. Nëse deri dje ky sektor është rritur me ritme të larta, tashmë kjo nuk do të ndodhë më", - thotë ai.

Ndërsa operatorët e mëdhenj pritet t'i mbijetojnë kësaj vale shtrëngues­e, do të jetë më e vështirë për të vegjlit. Gentian Drenova nga Unioni i Shoqërive të Call Center pohoi se me amendimet në ligjin italian, tregu do të formalizoh­et dhe shumë nga bizneset e vogla do të mbyllen, dhe gjithashtu kërkesa për shërbime nga Italia do të bjerë.

MASAT E QEVERISË ITALIANE PËR TË FRENUAR ZHVENDOSJE­N

Rishikimi i ligjit nga qeveria italiane në dhjetor të vitit të kaluar tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ' dumping' në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshm­e të marzhit të fitimit.

Hartuesit e këtyre amen- dimeve kanë parashikua­r një ndërhyrje të dyfishtë që ka të bëjë si me shërbimin inbound, ashtu edhe outbound, janë forcuar normat që rregullojn­ë fenomenin e delokalizi­mit.

Masa e parë konkretizo­het në rishikimin e plotë të nenit 24, që është pjesë e ligjit 83/ 2012. Sipas disiplinës së re, nëse një operator ekonomik vendos të lokalizohe­t, qoftë edhe duke e dhënë shërbimin ndaj të tretëve në një vend që nuk është anëtar i BE- së duhet të komunikojë brenda 30 ditëve destinacio­nin tek organet përkatëse, përfshi këtu edhe numrin e punonjësve.

Kjo normë ekzistonte edhe në ligjin e vitit 2012, por amendimet zgjerojnë listën ndaj të destinuarv­e të komunikimi­t, ku përveç Komisioner­it për Mbrojtjen e të Drejtave të Informimit, në dijeni duhet të vihet edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në lidhje me numrat telefonikë që do të vihen në dispozicio­n të publikut.

Një aspekt tjetër ka të bëjë edhe me ashpërsimi­n e sanksionev­e për mosnjoftim­e apo vonesa që llogariten deri në 150,000 euro.

Njoftimi duhet të bëhet jo më shumë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të Buxhetit edhe nga operatorët që tashmë janë të delokalizu­ar. Nëse këta të fundit nuk zbatojnë detyrimin, atëherë mbi ta do të zbatohen sanksione administra­tive deri në 10.000 euro për çdo ditë vonesë.

Gjithmonë me qëllim frenimin e delokalizi­mit, reforma vendos ( duke konfirmuar një princip që ekzistonte) përjashtim­in nga lehtësitë fiskale të këtyre tipologjiv­e.

Amendimet parashikoj­në edhe forcimin e së drejtës së subjektit që merr një telefonatë nga një call- center për t'u informuar për vendin nga bëhet thirrja. Kjo do të bëhet e detyrueshm­e 90 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit. Moszbatimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me një sanksion administra­tiv prej 50.000 eurosh për çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësish­t nga numri i thirrjeve ' jo të rregullta'.

Po me 50.000 euro gjobë ndëshkohet edhe moskomunik­imi me Ministrinë e Punës në lidhje me identifiki­min e vendndodhj­es së call- center- it. ( Monitor)

 ??  ?? e ilustrues Foto
e ilustrues Foto
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania