Gazeta Shqiptare

Tri viktima nga i ftohti, ngrin një roje në Lushnjë

Endacaku në Sarandë, policia: Vdiq si pasojë e konsumit të alkoolit Banorët gjejnë trupin e Bashkim Çepës

-

Moti i keq dhe acari që ka mbërthyer vendin ka shkaktuar fatkeqësis­ht viktimën e tretë. Një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët në Lushnjë. Ai u identifiku­a si 52vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, por që punonte në Lushnjë si roje pallatesh. Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg. Dy ditë më parë një i pastrehë, 53– vjeçari Leonard Arapi është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës, në një banesë të improvizua­r. Në Durrës një 38- vjeçar i pastrehë gjithashtu ndërroi jetë. Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të të pastrehëve. Ndërkohë, strukturat e shtetit po përpiqen t’u vijnë në ndihmë banorëve, sidomos atyre që nuk kanë shtëpi dhe jetojnë si endacakë në rrugë ose streha të improvizua­ra. Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit u ka ardhur në ndihmë në të gjithë vendin shtetasve të pastrehë, ndërmjet tyre gra dhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga të ftohtit. “Në përmbushje të detyrës prioritare, Policia e Shtetit në shërbim të komuniteti­t, e veçanërish­t në shërbim të atyre në nevojë, në të gjithë vendin u ka ardhur në ndihmë 76 shtetasve të pastrehë. Në Tiranë patrullat e përgjithsh­me kanë ndihmuar duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetarë të pastrehë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Po kështu, në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambientet e komisariat­eve të policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivët e këtyre komisariat­eve. “Në Shkodër 4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë, Sarandë e Delvinë 6 shtetas. Policia e Shtetit do jetë përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, thuhet në njoftimin e poli- cisë. Ndërkohë, dy ditë më parë në Sarandë ndërroi jetë një 53- vjeçar.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se viktima Leonard Beqiri, 53 vjeç, u gjet në gjendje të rënde e në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr. 2. Ndonëse u transportu­a me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë. Nga hetimet rezultoi se vdekja e endacakut u shkaktua nga i ftohti dhe kequshqyer­ja. Prej fillimit të vitit Beqiri ishte trans- portuar shpesh në spital për t’u trajtuar. Ai prej kohësh jetonte në një automjet të braktisur, pasi ishte pa familje. Sakaq, nuk dihet se kujt i përkiste banesa e amortizuar ku jetonte Beqiri, ndërsa hetimet nuk nxorën në një konkluzion. “Rreth orës 11: 45, në spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë një shtetas. Shtetasi me gjeneralit­etet L. B., rreth 53 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë, ishte dërguar në spital nga patrulla e policisë më datë 07.01.2017.

Nga hetimet paraprake të policisë, ka rezultuar se ky shtetas ishte përdorues i pijeve alkoolike. Gjithashtu, sipas mjekëve, vdekja ka ardhur për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit”, thuhej në njoftimin e policisë për sa i përket ngjarjes së Sarandës. Ndërkaq, një i ri nga Durrësi u gjet i pajetë mëngjesin e 3 ditëve më parë. Viktima, i riu me inicialet A. S. 38 vjeç, njihej si endacak në qytet, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes ishte i ftohti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania