Gazeta Shqiptare

“Takimi im i fundit me endacakun që humbi jetën nga i ftohti”

Banorët: Edhe qeni futet në kolibe, bashkia s’duhet t’i lërë njerëzit të vdesin rrugëve 60- vjeçari i pastrehë: Para se të vdiste më dha 1000 lekë

-

Pak orë para se të vdiste nga i ftohti, endacaku Arben Sulo i ka dhënë 1000 lekë të vjetra 60- vjeçarit të pastrehë, Irakli Karaj. 38vjeçari, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e së shtunës në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar i ka dhënë bashkëqyte­tarit të tij që ndante të njëjtin fat me të paratë e fundit që kishte në xhep. Një gjest human ky, që tregon se as varfëria e skajshme nuk e zhbën shpirtin e njerëzve të fisëm, edhe kur fati mizor i vë përfund. “Atë ditë që vdiq, Beni i shkretë erdhi e më dha 1 mijë lekë. Nuk do ta harroj kurrë atë, pasi edhe pse flinte rrugëve dhe nuk kishte asgjë mbi shpirt, më ndihmoi me aq sa mundej. Janë të rrallë ata që bëjnë një veprim të tillë njerëzor si Beni. Ai e kishte shpirtin flori”, tha dje për “Gazeta Shqiptare” Karaj, i cili deri para tri ditësh i kalonte netët e ftohta në stolat e stacionit të trenit në Durrës. Menjëherë pas vdekjes së 38vjeçarit, policia e Durrësit dhe një ekip mjekësh e infermierë të spitalit dolën në ambientet publike dhe morën disa persona që të vetmin vendstrehi­m kishin stolat e lulishteve dhe stolat pranë stacionit të autobusëve. Këta persona u strehuan nga spitali i Durrësit, i cili u siguron edhe ushqim e shërbim mjekësor gjatë natës. Një prej tyre është dhe 60vjeçari Karaj. Në lidhje me vdekjen tragjike të endacakut kanë reaguar ashpër edhe banorët e qytetit bregdetar. Ata deklaruan se është fatkeqësi e madhe që bashkia la të vdiste bashkëqyte­tarin e tyre nga i ftohti. “Beni ishte i braktisur nga të gjithë. Me një çantë në krahë ku mbante rrobat, ai vinte vërdallë e flinte në lulishte. Kur është ftohtë i acartë edhe qeni futet në kolibe e jo më njeriu që duhet të strehohet në një vend. Benin Duhet ta kishte strehuar bashkia dhe jo ta linte të ngrinte natën jas- I ftohti i këtyre ditëve ka detyruar Bashkinë e Shkodrës që të marrë masa dhe të strehojë personat e pastrehë që jetojnë si endacakë. Katër prej tyre janë strehuar në konviktin “Safet Spahija”. Anxhela Radovani, specialist­e e në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Shkodrës, tha dje se këtyre personave që janë gjetur në rrugët e qytetit u janë ofruar të gjitha kushtet. htë. Është e tmerrshme vetëm ta mendosh”, pohuan disa banorë të qytetit bregdetar.

ENDACAKU

60- vjecari Irakli Karaj është durrsak i vjetër, me të cilin fati është treguar mizor në moshë të thyer. Ai është braktisur nga familjarët e tij pas divorci, ndërsa një vit më parë ka humbur dhe punën që e mbante gjallë ( ishte kuzhinier). I mbetur i pastrehë dhe i papunë, Karaj i kalonte netët e ftohta nëpër stola. Vetëm pas vdekjes nga i ftohti të endacakut Arben Sulo, policia e mori nga Karajn nga stolat e stacionit të autobusëve dhe e dërgoi në spitalin rajonal të Durrësit. Në ambientet e spitalit, 60- vjeçari tregoi dhe takimin e fundit me 38vjeçarin që dha shpirt nga i ftohti. Teksa rrëfeu se si Arben Sulo i dha lekët e fundit që kishte në xhep, Irakli Karaj bëri një apel për të gjithë ata që kanë në dorë fatin e qytetarëve dhe të njerëzve si ai që nuk kanë asnjë mbështetje. “Shteti duhet të na gjej një strehë ku të fusim kokën. Sa isha në punë nuk e kisha problem, por pasi më hoqën mbeta rrugëve dhe askush nuk e vë dorën në zemër me më fut brenda. Kryetarin e bashkisë, Vangjush Dakon e kam pasur komshi të vjetër në Shkozet, ndaj duhet të bëjë sevap. Ai nuk duhet t’i shikojë dhe t’i lërë bashkëqyte­tarët e tij të vdesin rrugëve nga i ftohti”, u shpreh 60- vjeçari.

 ??  ??
 ??  ?? 38- vjeçari Arben Sulo që vdiq nga i ftohti
38- vjeçari Arben Sulo që vdiq nga i ftohti
 ??  ?? 60- vjeçari i pastrehë, Irakli Karaj, duke folur për “GSH”
60- vjeçari i pastrehë, Irakli Karaj, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania