Gazeta Shqiptare

Temperatur­at e ulëta, ngrijnë pas 32 vitesh lumi Kir dhe Liqeni i Shkodrës

-

SHKODËR

- Ngricat që kanë përfshirë gjithë vendin kanë sjellë një fenomen të rrallë në Bashkinë e Shkodrës si dhe në disa prej njësive administra­tive të saj. Temperatur­at e ulëta kanë ngrirë një pjesë të madhe të sipërfaqes së lumit Kir dhe disa pjesë të liqenit. Banorë të qytetit verior dje bënë me dije se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm gjatë viteve ‘ 60 dhe në dimrin e vitit 1985. “Unë kam shumë vite që jetoj këtu dhe prej disa dekadash nuk kam parë një situatë të tillë. I ftohti dhe temperatur­at e ulëta kanë bërë që të ngrihet thuajse totalisht lumi Kir. Këtë dimër është përsëritur ajo që ka ndodhur në vitet ‘ 60të si dhe në dimrin e vitit 1985", thanë banorët e zonës. Sipas tyre, sipërfaqja më e madhe e ngrirë deri tani është në afërsi të Urës së Mesit në njësinë administra­tive Postribë, ndërsa segmentet me ngrica të pjesshme janë të pranishme deri në qytet. Ndërkaq, edhe disa pjesë të liqenit janë ngrirë këto ditë për shkak të temperatur­ave të ulëta. Nga sa është konstatuar, pjesët e ngrira janë

SITUATA NË QARQE

Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës dje deklaroi se akset rrugore kombëtare janë të kalueshme dhe se është përmirësua­r ndjeshëm lëvizja e automjetev­e. Ndërkohë, mësohet se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore të qarqeve: Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë bëhet me zinxhirë.

në Zogaj, pjesën fundore e liqenit ku kufizohet me Malin e Zi. Nga bregu gjatësia e pjesës së ngrirë nuk shkon më gjatë se 50 metër, ndërsa në disa vende edhe më pak. Edhe për liqenin, banorët pohuan se ka mbi 30 vite që nuk e kanë parë të ngrirë. I ftohti siberik ka pasuar me bllokimin e punës së peshkatarë­ve. Me dhjetëra varka në Liqenin e Shkodrës, në zonën në Shirokë- Zogaj nuk kanë mundur që të lëvizin ashtu si çdo ditë në përditshmë­rinë e tyre. Ngricat kanë bërë që varkat të qëndrojnë në breg të liqenit. “Temperatur­at e ulëta na kanë detyruar që të mos dalim në liqen për të gjuajtur peshk. Kjo na dëmton nga ana ekonomike, sepse ne nuk kemi mundësi të tjera për të siguruar jetesën dhe mbahemi vetëm me anë të peshkimit. Shpresojmë që të rriten pak temperatur­at, në mënyrë që t’i rikthehemi punës”, deklaruan peshkatarë­t. se. ni.

 ??  ?? Lumi Kir i mbuluar nga akulli
Lumi Kir i mbuluar nga akulli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania