Gazeta Shqiptare

Pezullimi i mësimit, Gjini: Në mars nis zëvendësim­i i orëve të humbura

Drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MAS: Do ketë 2- 3 orë shtesë në javë për rikuperimi­n e orëve Malaj: S'do bëhet mësim të shtunave, por ditë jave

-

Nxënësit e arsimit parauniver­sitar deri në datën 16 janar, kur pritet të rinisë mësimi, humbin 9 ditë mësimore. Zëvendësim­i i këtyre orëve, sipas drejtuesve të Ministrisë së Arsimit pritet të nisë në muajin mars, por nuk do të preken ditët e pushimit, pasi do bëhet gjatë ditëve të shkollës, pra mësuesit nuk do dalin në punë të shtunave. Në një dalje publike ditën e djeshme lidhur me pezullimin e mësimit, zëvendësmi­nistrja e Arsimit, Nora Malaj dhe Drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MAS kanë garantuar se orët e humbura do të zëvendësoh­en.

ZËVENDËSIM­I

Ministria e Arsimit ka hartuar një plan konkret mbi mënyrën se si do të bëhet zëvendësim­i i orëve të mësimit të parealizua­ra për shkak të mbylljes së shkollave nga moti i keq nga data 3 janar deri më datë 14 janar. Sipas zv. ministres së Arsimit, Nora Malaj, është ngritur grupi i punës nga ministria në bashkëpuni­m me drejtoritë rajonale arsimore.

"Është bërë një plan konkret se si do të veprohet, por ende nuk është marrë një vendim i plotë. Në bazë të programit, secila shkollë do të llogarisë orët e humbura dhe sipas një grafiku do të bëhet zëvendësim­i i tyre; ky zëvendësim do të shtrihet përgjatë tërë vitit. Secila shkollë do të përgatisë një program të plotë, pra një grafik se si do të bëjë të mundur zëvendësim­in e orëve të humbura të mësimit, të cilin do t'ia dërgojë më pas Ministrisë së Arsimit. Aktualisht, grupet e punës të ngritura nga MAS- i në bashkëpuni­m me drejtoritë rajonale janë në terren duke vëzhguar situatën", - tha zv. ministrja Malaj. "Kjo nuk është situata e parë e menaxhuar. Kemi eksperienc­ën për t'u ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësuesve. Nuk ka problemati­kë me realizimin e procesit mësimor. Drejtoritë Arsimore kanë marrë masat për realizimin e kalendarit shkollor", - ka thënë Malaj. Ndërsa, Drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MAS, Zamira Gjini ka deklaruar se, zëvendësim­i i orëve do të nisë nga muaji mars e deri në fund të vitit shkollor. "Zëvendësim­i i orëve të humbura do të fillojë të zëvendësoh­et nga muaji mars deri në fund të

 ??  ?? Nora Malaj
Nora Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania