Gazeta Shqiptare

Gara për KLGJ dhe KLP, kriteret për kandidatët

Vetingu, nisin procedurat për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokuroris­ë Deri më 16 janar, afati për dorëzimin e dokumentac­ionit

- Valentina Madani

Kuvendi i Shqipërisë hapi dje aplikimet për të gjithë juristët jashtë sistemit gjyqësor për të kandiduar për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Gjyqtarët dhe prokurorët që duan të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë duhet të depozitojn­ë dokumentac­ionin brenda datës 16 janar. Konkretish­t, kandidatëv­e u kërkohet: në kohën e kandidimit të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vite. Në kohën e kandidimit nuk duhet të jenë kryetarë të një gjykate ose anëtarë të organeve drejtuese të grupeve të interesit të tilla si shoqata gjyqtarësh, sindikata gjyqtarësh etj., të jenë vlerësuar të paktën "shumë mirë" në dy vlerësimet e fundit të performanc­ës etike dhe profesiona­le, të mos kenë masë disiplinor­e në fuqi, të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat. Pas aplikimeve të hapura nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithsh­me, edhe Kuvendi i Shqipërisë u ka bërë ftesë që të gjithë kandidatëv­e që duan të jenë një prej 5 anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Kandidatët duhet të paraqesin pranë sekretarit të përgjithsh­ëm të Kuvendit një kërkesë ku shprehin dëshirën për të kandiduar dhe një kopje të dokumentac­ionit që kërkohet për rivlerësim­in sipas ligjit të vetingut. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë janë organe kolegjiale të përbëra nga 11 anëtarë, ku 6 anëtarë zgjidhen nga konferenca e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, ndërsa 5 të tjerët zgjidhet nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë, të cilët vijnë nga noteria, avokatia, sistemi akademik dhe shoqëria civile. Kandidatët do të shqyrtohen nga një komision parlamenta­r ad hoc, i përbërë nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita, të cilët me 4 vota do t'u japin dritën jeshile kandidatëv­e për t'u votuar më pas në parla-

ment. Me 3/ 5 e votave ose me 84 vota të deputetëve në parlament, lista me 5 anëtarë të KLGJ dhe KLP do të konsideroh­et e miratuar. Një nga 5 anëtarët jo gjyqtarë do të jetë edhe kryetari i këtyre këshillave. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokuroris­ë marrin rendësi të veçantë, pasi kanë lidhje të drejtpërdr­ejtë me ngritjen e Gjykatës dhe Prokuroris­ë Speciale si dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drafti i

ndryshuar rrit rolin e Kuvendit në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Neni 20 i ndryshuar parashikon që jo më vonë se 4 muaj nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve avokatë të Këshillit të Lartë Gjyqësor në detyrë, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit shpall vendet vakante në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatsh­me.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania