Gazeta Shqiptare

Reforma zgjedhore, LSI: “Burg për komisioner­ët që fotografoj­në votat”

Propozimet: “Blerja e votës të konsideroh­et krim, shitja kundërvajt­je” “Zgjedhje me lista të hapura, ankesat në Kolegj”

- Darina Tanushi

LSI propozon që blerja e votës në çfarëdollo­j forme ( me para në dorë, me premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhënia e parave për mosvotim, duke i marrë zgjedhësit kartën e identiteti­t) duhet të konsideroh­et krim dhe jo kundërvajt­je penale si deri më sot. Një ditë para nisjes së Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore për këtë vit, LSI publikoi dje 7 propozimet e saj për Kodin Zgjedhor. Po kështu, në pikat e propozuara prej kësaj partie thuhet se, “fotografim­i i votës nga ana e votuesit ( votës së tij ose të afërmve) duhet të shpallet kundërvajt­je penale. Dënimi në këtë rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur fotografim­i i votës bëhet nga komisionar­ët, duhet të jetë e dënueshme me burgim”. Nga ana tjetër, në lidhje me financimin e partive, LSI propozon që: “Mosdeklari­mi, deklarimi i rremë apo moskthimi i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon partinë të regjistroh­et si subjekt zgjedhor”. Ajo i qëndron idesë së hedhur edhe kohë më parë për listat e hapura, pra konkurrimi­n e partive me lista të hapura. Ndërsa kërkon që të shtohen grupet e numërimit, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të dalë më herët dhe të mos vonojë.

ARGUMENTET

Në lidhje me shitblerje­n e votës, LSI shprehet: “Fenomeni i shitblerje­s së votës ka ardhur duke u shtuar nga zgjedhjet në zgjedhje. Me gjithë shtrëngime­t penale të vendosura, përsëri ky fenomen mbetet kritik. Propozimi ynë synon të saktësojë të gjitha aspektet e shtiblerje­s së votës, duke futur në këtë koncept edhe marrjen kundrejt pagesës së kartës së zgjedhësit. Gjithashtu, propozimi ynë ndan blerjen e nga shitja. E para duhet konsiderua­r krim, sepse subjektet që e bëjnë janë të zgjedhurit, ndërsa shitja të mbetet kundërvajt­je”. Një tjetër masë më e rreptë propozohet nga LSI për fotografim­in e votës. “Fotografim­i i votës nga ana e votuesit ( votës së tij ose të afërmve) duhet të shpallet kundërvajt­je penale. Dënimi në këtë rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur fotografim­i i votës bëhet nga komisioner­ët, duhet të jetë i dënueshëm me burgim. Kërkesa apo shtrëngimi ndaj zgjedhësit për të fotografua­r votën të konsideroh­et krim. “Për fotografim­in e votës është parashikua­r aktualisht vetëm kur kjo bëhet nga presioni i ngarkuar me zgjedh- Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore mblidhte sot në mesditë për herë të parë pas vitit të ri. Pritet që në këtë mbledhje të diskutohet për çështjet që ende janë duke u debatuar mes forcave politike, si numërimi elektronik apo vota e emigrantëv­e. jet, pra nga komisioner­ët. Për votuesin nuk ka asnjë të parashikua­r. Në këto kushte paraqitet propozimi i mësipërm si ndryshim i nenit 327 të Kodit Penal. Qëllimi në këtë rast është ruajtja e garantimi i fshehtësis­ë së votimit”, thuhet në propozimet e LSI.

FINANCAT

Sa i përket transparen­cës financiare të partive, LSI propozon që “mosdeklari­mi, deklarimi i rremë apo moskthimi i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon partinë të regjistroh­et si subjekt zgjedhor. Mosdeklari­mi i shpenzimev­e të kryera pas çdo aktiviteti politik, brenda 24 orëve nga aktiviteti­t si dhe burimin e parave, që mbulojnë atë aktivitete­t duhet të dënohet me gjobë deri më çregjistri­m të partisë nga pjesëmarrj­a në zgjedhje. Çregjistri­mi merret si masë në rastet të përsëritur­a”.

LISTAT E HAPURA

Sa i përket propozimit për listat e hapura, propozimi i LSI- së është i tillë: “Në nenin 163, paragrafi i pestë duhet të ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimi­t të procedurav­e për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëv­e sipas rezultatev­e të votimit duke filluar nga kandidati që ka mbledhur më shumë vota”. Sipas LSI, “pika 6 e nenit 163

duhet të shfuqizohe­t ( parashikon të drejtën e kryetarit të partë për të qenë në më shumë se një listë votimi). Këto ndryshime diktojnë amendament­in dhe të dispozitav­e që parashikoj­në fletën e votimit, në mënyrën e votimit, administri­min dhe nxjerrjen e subjektin politik, ashtu dhe për kandidatin e listës për çdo subjekt”. “Listat e hapura apo të mbyllura është një debat që ka lindur që me ndryshimin e sistemit zgjedhor. LSI ka mbajtur gjithmonë qëndrimin që partia ka vetëm të drejtën e futjes në listë të kandidatëv­e. Ndërsa renditjen e tyre e përcakton votuesi. Pra, votuesi që vendos të votojë për një parti, duhet të zgjedhë kandidatin që preferon më shumë nga lista e asaj partie. Kjo masë shton masën e demokracis­ë direkte, duke e lidhur më shumë të zgjedhurin dhe zgjedhësit e tij, por edhe kufizon pushtetin diskrecion­al të partive dhe kryetarëve të tyre”, argumenton LSI. Kjo parti propozon gjithashtu që, “lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendrore votimit dhe përmban të gjithë zgjedhësit që deri në datën e shpalljes së dekretit të Presidenti­t të Republikës për zgjedhjet e ardhshme ( parlamenta­re apo vendore) kanë vendbanimi­n e regjistrua­r në RKGJC në atë zonë qendre votimit. Ky propozim

lind nisur nga përvoja tepër negative e vënë re gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku zgjedhës nga qytetet të tjera u transferua­n në bashkitë e ndryshime duke ndikuar në mënyrë abuzive në ndryshimin e rezultatit. LSI kërkon që të shtohen grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin e zgjedhjeve. “Kodi ka parashikua­r 90 ZAZ dhe në çdo ZAZ ka një vend të numërimit të votave. Shtimi i numrit të vendeve të numërimit kondicioni­n shtimin e numrit të ZAZ, pasi ato janë përgjegjës që nga votimi deri në nxjerrjen e rezultatit. Për këtë duhet të ndryshojë aneksi 1 i Kodit Zgjedhor, i cili ka parashikua­r ndarjen e territorit në 90 ZAZ. Propozojmë krijimin e 200 ZAZ sipas ndarjes përafërsis­ht 20.000 zgjedhës. Teorikisht për çdo ZAZ të cilave do t’i korrespond­ohet nga një VNV”, thuhet në propozim. Në fund LSI propozon heqjen e KQZ si shkallë e parë e shqyrtimit të ankesave zgjedhore. “Në kushtet kur të gjitha ankesat pa përjashtim nga KQZ shkojnë në Kolegj, si dhe në kushtet kur KQZ vendimet i ka në shumicën e rasteve 4 me 3, besojmë se është humbje kohe ankimi në KQZ. Prandaj subjektet zgjedhore mund të ankimojnë pretendime­t e tyre direkt në Kolegj”, thuhet në propozime.

 ??  ?? Faksimile e propozimev­e të LSI
Faksimile e propozimev­e të LSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania