Gazeta Shqiptare

Përmbushim të gjitha detyrimet

“Haradinaj? Qëndrimi i Serbisë bie ndesh me dialogun”

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri të qartë dje, se LSI- ja do të përmbushë marrëveshj­en me PS- në për koalicioni­n, por nuk qartësoi nëse ky koalicion do të vijojë edhe në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një intervistë për gazetën “Express”, gjatë vizitës në Kosovë, Meta nuk qartësoi edhe kandidimin për postin e presidenti­t, duke thënë se e di që do të jetë Kryetar i LSI- së më 19 qershor.

Cilat janë informacio­net e shtetit shqiptar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, pasi keni pasur edhe një takim me udhëheqësi­t e AAK- së?

Është e qartë se ky është një ndalim absurd, i mbështetur në kërkesat e vjetra të Serbisë ndaj z. Haradinaj, por me sa duket edhe figurave të tjera të UÇK- së. Ne shpresojmë dhe besojmë se autoritete­t franceze do t’i japin zgjidhje të shpejtë kësaj situate dhe z. Haradinaj do të kthehet në Kosovë.

Kishte kritika në drejtim të dy shteteve se nuk u reagua siç duhet dhe nuk po bëhet presion i mjaftueshë­m mbi shtetin francez për të liruar ish- kryeminist­rin...

Mund të them se reagimet ishin të menjëhersh­me. Nga ana e Shqipërisë kanë reaguar të gjitha autoritete­t shtetërore. Veç kësaj, janë marrë iniciativa konkrete si në rrugë diplomatik­e, si nga ana e ministrit të Drejtësisë, i cili menjëherë i ka drejtuar një letër homologut të tij francez. Të dy ambasadorë­t, të Shqipërisë dhe të Kosovës në Francë kanë bërë përpjekje të koordinuar­a për të kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të kësaj çështjeje dhe për të qenë sa më afër z. Haradinaj në këto momente.

Çfarë duhet të bëjë Kosova në raport me Serbinë që të mos ketë raste të tilla të fletë- arresteve ndaj qytetarëve të Kosovës? Opozita në Kosovë ka propozuar edhe ndaljen e bisedimeve me palën serbe...

Nuk do të doja të jepja një këshillë, sepse autoritete­t e Kosovës kanë gjithë përgjegjsh­mërinë dhe përvojën për të vepruar në mënyrë më të mirë, në mbrojtje të interesave të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe të të drejtave të tyre. Por, natyrisht, duhen bërë përpjekje të mëdha sidomos në raport me BE- në, por edhe me SHBA- të. E theksoj BE- në për shkak edhe të dialogut, që edhe aq shumë mbështetet për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Serbisë dhe Kosovës. T’i tregohet qartë Serbisë se veprime të tilla, insistime të tilla nuk i shërbejnë as dialogut, as rritjes së mirëkuptim­it dhe të ardhmes së rajonit.

Cilat janë raportet tuaja personale me z. Haradinaj? Si e njihni ju liderin e AAKsë?

Z. Haradinaj është i njohur për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Është simbol i sakrificav­e sublime që shqiptarët e Kosovës kanë bërë për liri dhe pavarësi e dinjitet. Është një politikan mjaft i përgjegjsh­ëm, i cili është përballur me shumë dinjitet, jo vetëm para drejtësisë ndërkombët­are, por edhe para padrejtësi­së, duke fituar ndaj proceseve të montuara ndaj tij, në të kaluarën dhe duke mbrojtur dinjitetin e popullit të tij për liri. Më pas, cilat janë sakrificat e z. Haradinaj dhe të familjes së tij për lirinë e Kosovës, cili është çmimi që ata kanë paguar për këtë gjë, mendoj se është e tepërt të komentohet nga unë, pasi janë të njohura botërisht nga gjithë shqiptarët.

Partitë shqiptare në Maqe- e kësaj platforme, kësaj traseje, garantimi i të drejtave të margjinali­zuara të shqiptarëv­e, të bazuara edhe në Marrëveshj­en e Ohrit dhe në Kushtetutë­n e Maqedonisë.

Si e shihni përfshirje­n e Edi Ramës dhe Hashim bisë; duhet Shqipëria të ndërmjetës­ojë në këtë drejtim? Besoj se keni një dialog tashmë prej kohësh midis autoritete­ve të Serbisë dhe të Kosovës me mbështetje­n e vazhdueshm­e të BE- së, dhe natyrisht që Kosova ka përfaqësue­sit e vet. Dhe, Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të këtij procesi, duke mos zëvendësua­r asnjëherë autoritete­t e Kosovës, por, duke dhënë gjithë mbështetje­n që do t’i kërkohet në funksion të një ecurie pozitive dhe të suksesshme të këtij dialogu.

Ndryshe nga Kryeminist­ri i Shqipërisë, ju po hezitoni të flisni në emër të Ko- qipërinë. Do të jeni ju kandidat për pozitën e presidenti­t?

E kam dhënë një përgjigje të qartë për këtë çështje. Shqipëria ka më 18 qershor zgjedhje dhe e kam bërë të qartë që edhe më 19 qershor do të jem Kryetar i LSI- së, që do të thotë se rezultati i saj do të jetë mjaft pozitiv dhe unë do të kem arsye të vazhdoj udhëheqjen e kësaj force politike.

Pas zgjedhjeve të ardhshme, do të vazhdoni koalicioni­n me PS- në apo do të riktheheni te PD- ja e Bashës?

Lëvizja Socialiste për Integrim pa asnjë diskutim që do të përmbushë gjithë detyrimet e saj, sipas marrëveshj­es së koalicioni­t me PS- në, sepse kemi mjaft sfida, të cilat nuk na lejojnë të humbasim asnjë minutë me çështje më pak të rëndësishm­e, siç është përfundimi i reformës zgjedhore, thellimi i zbatimit të dekriminal­izimit dhe zbatimi i plotë i tij, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një sfidë mjaft e rëndësishm­e. Në këtë drejtim, këto çështja kanë vëmendjen më të madhe tonën.

Cili është pozicioni juaj lidhur me zgjedhjen e Trump për President të SHBA- ve?

Jam i bindur që marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe SHBA- ve do të vijojnë të forcohen më tej edhe pas këtyre zgjedhjeve. Dhe, besoj se cilado forcë politike fiton në Amerikë, raportet me Shqipërinë, me SHBA- të janë strategjik­e, dhe si një politikan me eksperienc­ë që jam, besoj se marrëdhëni­et tona janë shumë të rëndësishm­e si me administra­tën e re, por po kështu edhe me përfaqësue­sit e dy palëve në Senat, si në Kongres, edhe në institucio­net e tjera.

A do të ndikojë kjo në raportet mes shqiptarëv­e dhe Amerikës, kur dihet se edhe Thaçi edhe Rama kanë mbështetur hapur Hillaryn për presidente?

Jam i bindur që z. Trump është një president jo i rastësishë­m dhe që shikon përpara. Në këtë drejtim, çmoj shumë deklaratat e tij për Kosovën edhe kur nuk ka qenë i angazhuar politikish­t me një saktësi dhe elokuencë të mrekullues­hme. Aq më tepër kur eksperienc­a e tij është e jashtëzako­nshme pas një fushate të paimagjinu­ar nga askush.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania