Gazeta Shqiptare

Tahiri, INTERPOL- it: Anuloni urdhër- arrestin për Haradinajn

Ndalimi i Haradinajt, Leskaj: I papranuesh­ëm, pengon dialogun Serbi- Kosovë “Arrestimi i kreut të AAK cenon parimet e drejtësisë”

- Valentina Madani

Qeveria shqiptare inten sifikoi dje përpjekjet për lirimin sa më të shpejt të kreut të AAK- së, Ramush Haradinaj. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, përmes një letre dërguar sekretarit të përgjithsh­ëm të INTERPOL- it, Jurgen Stock, kërkon rishqyrtim­in dhe rivlerësim­in e urdhër- arrestit ndërkombët­ar për kreun e AAK- së, Ramush Haradinaj, i cili mbahet në paraburgim në Paris të Francës që prej 4 janarit. Duke i kujtuar se Haradinaj është udhëheqësi i luftës së Kosovës kundër gjenocidit serb, ministri Tahiri shton se zbatimi i urdhër- arrestit cenon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut. “Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshti­m të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombët­are”, shkruan ministri. Edhe nënkryetar­ja e Kuvendit, Valentina Leskaj i dërgoi dje një letër presidenti­t të Asamblesë Parlamenta­re të KiE- s, Pedro Agramunt, lidhur me arrestimin e kreut të AAK- së, Ramush Haradinaj. Duke u shprehur se një veprim i tillë është i papranuesh­ëm, Leskaj shprehet se ky rast përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Sipas Leskajt, kryetari i AAK- së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish- Jugosllavi­në, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, “për rrjedhojë, ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd”. Në letrën drejtuar presidenti­t të Asamblesë Parlamenta­re të KiE- s, Leskaj thekson se një veprim i tillë dëmton dialogun Serbi- Kosovë. “Personalis­ht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE- s si dhe kontributi­n e saj për lirimin e menjëhersh­ëm të z. Haradinaj dhe sensibiliz­imin e të gjitha vendeve anëtare për mospërsëri­tjen e precedentë­ve të tillë në të ardhmen”, thekson Leskaj. Kryeminist­ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar ekstradimi­n e liderit të AAK- së, Ramush Haradinaj, i arrestuar nga policia franceze. Ai tha se ligji sundon mbi politikën dhe këtë e vërtetoi arrestimi i Haradinajt në Francë. “Ne kemi të bëjmë me një njeri, të cilit nuk i numërohen veprat penale. Askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vendimin e zyrës së prokurorit të pavarur”, tha z. Vuçiç.

 ??  ?? Kreu i AAK- së, Ramush Haradinaj
Kreu i AAK- së, Ramush Haradinaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania