Gazeta Shqiptare

Ndalimi i Haradinajt i papritur, KiE të kontribuoj­ë për lirimin e menjëhersh­ëm

-

I dashur President i Asamblesë Parlamenta­re të KiE- s, z. Pedro Agramunt

Kam kënaqësinë e veçantë që t’ju dërgoj sërish urimet e mia më të mira për Vitin e Ri 2017!

Nisur nga ngjarja e fundit e ndalimit në Francë të kryetarit të partisë së AAK- së ( Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) z. Ramush Haradinaj, më lejoni të parashtroj qëndrimin tim si kryetare e delegacion­it të përhershëm parlamenta­r pranë KiE- s si dhe zv/ presidente e Asamblesë Parlamenta­re të KiE- s. Ndalimi i z. Ramush Haradinaj në një vend të KiE- s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësis­ht i papranuesh­ëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Kryetari i AAK- së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish- Jugosllavi­në është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd. Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE- së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE- së dhe KiE- s dëmton këtë proces shumë të rëndësishë­m për të dy vendet dhe për rajonin. Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizim­in e marrëdhëni­eve mes dy vendeve, por krijon precedenti­n e rrezikshëm të mosrespekt­imit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut ( vendimet e Tribunalit të Hagës për ish- Jugosllavi­në). Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent­e KiE- n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimi­n e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit. Personalis­ht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE- s si dhe kontributi­n e saj për lirimin e menjëhersh­ëm të z. Haradinaj dhe sensibiliz­imin e të gjitha vendeve anëtare për mospërsëri­tjen e precedentë­ve të tillë në të ardhmen.

Valentina Leskaj, kryetare e delegacion­it të Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania