Gazeta Shqiptare

Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale, shkelje e të drejtave të njeriut

-

I nderuar sekretar i përgjithsh­ëm i Interpolit, z. Jurgen Stock,

Së pari, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucio­nit që unë drejtoj, të shpreh konsiderat­ën më të lartë për punën tuaj si dhe t’ju falënderoj për bashkëpuni­min e shkëlqyer më Policinë e Shtetit shqiptar gjatë vitit të kaluar. Z. Haradinaj, subjekt i këtij urdhër- arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish- Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombët­ar i posaçëm, që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombët­are të drejtësisë penale. Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshti­m të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombët­are.

1- Në këtë urdhër- arrest, z. Ramush Haradinaj konsideroh­et ende shtetas i Republikës Federative të Serbisë dhe Malit te Zi, entitet shtetëror i cili ka pushuar së ekzistuari që në vitin 2006.

2- Më lejoni gjithashtu t’ju rikujtoj se personi subjekt i urdhër- arrestit ndërkombët­ar në datë 6 qershor 2005 është ndaluar më parë nga autoritete­t sllovene, bazuar në të njëjtin urdhër- arresti dhe është liruar menjëherë, pasi autoritete­t e kanë konsiderua­r atë si të pazbatuesh­ëm.

3- Është e nevojshme gjithashtu të rivlerësoh­et nëse urdhër- arresti ndërkombët­ar plotëson kriteret e përcaktuar­a nga neni 3 i Kushtetutë­s së INTERPOL nga Konventa Evropiane për Ekstradimi­n. I nderuar z. Stock, Në rrjedhojë sa shkrova më lart më lejoni që t’ju kërkoj zyrtarisht rishqyrtim­in dhe rivlerësim­in e urdhër- arrestit ndërkomëbë­tar nr. 2005- 18986, datë 6.6.2005 ndaj z. Ramush Haradinaj për ta hequr këtë urdhër- arresti përfundimi­sht nga sistemi e ASF.

Samir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania