Gazeta Shqiptare

Veliaj: Rinisim kreditë e buta, shans edhe aplikuesit e hershëm

Plani Rregullues, kryebashki­aku: Kemi menduar për qytetarët, bileta elektronik­e brenda vitit "Mjafton një kërkesë, për të qenë sërish në konkurrim"

-

Mbi 3 mijë aplikantë për kreditë e buta në Tiranë janë ende në garë për të përfituar këtë mundësi nga Bashkia e Tiranës. Këtë ka deklaruar në emisionin "Njerëz në Fokus", në "News 24", kryebashki­aku Erjon Veliaj, i cili tha se këtë vit do të rihapet kjo mundësi për qytetarët e Tiranës. Që prej tri vitesh, procesi i kreditimit të butë u mbyll si pasojë e konstatimi­t të abuzimeve, ku përfitues ishin edhe persona që kishin apartament­e në pronësi. Faktin e bllokimit të procesit e konfirmoi edhe kryebashki­aku, i cili tha se këtë vit do të rifillojë, duke u dhënë shanse qytetarëve që përmbushin kriteret ta përfitojnë kredinë e butë. Në emisionin "Njerëz në fokus", kryebashki­aku u shpreh edhe për transporti­n urban, ndërsa prioritet mbeten studentët që do të përfitojnë biletën elektronik­e, risi e cila do të mundësohet brenda këtij viti, gjë që u jep fund abuzimeve në këtë sistem. Kryebashki­aku foli njëkohësis­ht për situatën emergjente, Planin Rregullues dhe pastrimin e Tiranës, çështje këto të nxehta prej kohësh.

Keni bërë paralajmër­ime për kushtet e motit dhe mirë keni bërë… Na tregoni të gjitha masat që keni marrë?

Motin nuk e kemi në dorë, por kur të vjen në derë, duhet ta përballosh. Zgjodhëm të mos bënim analizë, por kur kuptuam që ishte diçka e pazakontë, pasi njerëzit në Tiranë para ca ditësh e pinin ende kafen jashtë dhe ardhja kaq e bëftë e përkeqësim­it të motit na bëri të kuptonim që duheshin marrë masa. Vetëm insistimi i një komshiu çonte zjarrfikës­in tek dera e një të moshuari. Janë shpëtuar pafund jetë njerëzish, jemi ende në proces. Vetëm mbrëmë dhamë zgjidhje për 133 persona në situatë rruge.

Si ndihmohen të pastrehët?

4 qendra funksionoj­në në mënyrë të përditshme, për banorë permanentë, por në rastin konkret kemi pasur fluks më të madh, pasi të pastrehët vijnë edhe nga rrethet. Kemi hapur 7 qendra të tilla në këto kushte.

Qytetarët ankohen se ka ngrirë uji?

Nëse do të kisha një buton që e shkrin ujin e gjithë Tiranës, do e kisha shtypur. Por kjo nuk është e mundur. Ne jemi në një situatë ku prej vitesh janë vënë depozita në tarracat e pallateve dhe këto kanë ngrirë. Në pallatet ku instalimet janë bërë siç duhet dhe depozitat janë në vendet e duhura, uji nuk ka ngrirë. Situata është normale. Në zona të tjera të vendit që janë mësuar me motin e ftohtë janë marrë masat, duke mbuluar sahatet e tubacionet e ujit.

A ka investime paralele edhe në kanalizime? Me këtë rritje dendësie popullsie, ku po shkojmë me këto kanalizime?

Kemi punuar në shumë zona në Tiranë. Kemi punuar në zonën e Bregut të Lumit. Bashkia e Tiranës, tek zona "Don Bosko" nuk ka dhënë asnjë leje. Por me ndërtimet e bëra aty, duam apo s'duam duhet të veprojmë në situatën ku jemi. Duke parë rrethanat, ne kemi bërë më të mirën. Me këtë dendësi popullsie, ne kemi këto mundësi në të cilat po veprojmë. Ujërat në Tiranë derdhen në Lanë dhe në lumin e Tiranës. Disa pallate janë nën nivelin e Lanës, nuk mund të shkarkojnë ujin kur Lana fryhet. Në këtë sens duhet pritur ato 2 orë sa të shkarkohet Lana. Sot qyteti është disafishua­r. Në një ditë në vit kur për dy orë ndodh kjo që ndodh, çfarë mund të bëjmë?! Disa pallate janë ndërtuar mbi kolektorë, cilin pallat të prishim?! Kush del vullnetar për këtë? Po kjo s'mund të bëhet. Ndaj po përpiqemi të veprojmë me mundësitë që kemi.

A janë kopshtet dhe çerdhet të pajisura me sistem ngrohjeje?

Mbi 90% ka qenë funksional­e.

Mbyllja e shkollave dhe e kopshteve ka pasur lidhje me të ftohtin apo gripin e ditëve të fundit?

Qejf është të rrish në Holandë dhe të bësh statuse për këtej. Kur është ftohtë, trupi është më vurnerabël ndaj gripit, kështu që rrjedhimis­ht mund të të zërë. Nga këto filizofitë e këtyre që kishin mundësinë t'i bënin gjërat, por bënë një vrimë në ujë, janë muhabete njerëzish jo seriozë. Ne respektuam një vendim të Ministrisë së Shëndetësi­së.

Pse ka kaq shumë skeptikë dhe kritika lidhur me planin urbanistik të Tiranës?

Kritika është normale nga opozita, sidomos e kësaj tonës, që është kundër gjithçkaje. Kur dikush ka një kritikë, vjen dhe ta thotë. Shikoni kush mungon më shumë në këshillin bashkiak. Unë i pranoj kritikat. Gjithë kohën reflektoj. Unë jam kritik dhe i rreptë me stafin tim, edhe pse të gjithë punojnë me përkushtim. Nëse mbahesh si kritiku më i madh, eja në mbledhjen e këshillit. Bëra rreth 100 dëgjesa, edhe lagje më lagje, edhe në nivel ekspertësh. Kemi bërë dëgjesa në të 24- ta njësitë.

Keni marrë ide konkrete gjatë këtyre dëgjesave? Mund të na thoni një prej tyre?

Një prej tyre është një parking nëntokësor te sheshi "Skënderbej". Një tjetër ka qenë parku i ri i Farkës. Një tjetër ka qenë ideja policentri­ke. Nuk ishte ide fillestare e planit, kjo ide lindi në Laprakë.

Kur do ta kemi parkimin nëntokësor sipas planit?

Edhe në ditët e sotme ku temperatur­at janë nën zero, aty po punohet. Parkimi mbaron në mars.

Do ulen tarifat për parkingjet?

Do të ketë abone. Do të ketë një mënyrë të re për pagesën e tarifave.

Cila është risia e këtij plani?

Tirana që kemi planifikua­r ne është që në vitin 2030 do jenë 1.5 mln persona. 20 mijë persona në vit. Plani që trashëgova ishte për 4.5 mln veta deri në 2020, i binte të vinte gjithë Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë. Është e paimagjinu­eshme një kataklizmo e tillë. Kur planifikon popullata, planifikon projekte ndërtimi.

Identiteti i Tiranës është hequr. Duhet ta ruajmë. Duhet të bëni diçka që ka një shenjë nga Tirana, sepse shumë pyesin çfarë ka Tirana?

Ne po ftojmë artizanë, njerëzit duhet të kuptojnë si punohet ari dhe argjendi. Ne kemi ftuar ata që bëjmë ushqime, sepse trashëgimi­a nuk është vetëm ndërtesa. Duam t'u themi të tjerëve ' ja çfarë mund të ketë Tirana'. Ne me finesë do projektojm­ë një imazh siç ka qenë Tirana

Cilat janë risitë e projektit?

Kemi plan ambicioz, që duhet të planifikoj­më për 2 mln pemë. Se oksigjeni nga do vijë? Duke pakësuar makinat.

Çfarë parashikoh­et për sheshet për qytetarët? Një nënkalim për shembull te sheshi "Skënderbej"?

Një projekt për një shesh pedonal është një projekt për njerëzit, jo për makinat. Një nënkalim ka një kosto shumë të madhe, nuk e përballojm­ë dot. Tirana ka nevojë për një tramvaj, por ka një kosto shumë të madhe, që bashkia nuk e përballon dot.

Ka qenë një deklaratë juaja që "shqiptarët e marrin makinën edhe për të shkuar në kafe", s'mund të aludoni se çfarë bëjnë qytetarët…?

Këtë e ka thënë një kompani gjermane. Dhe në studimin e bërë, kjo ka rezultuar. Sa më shumë rrugë bën, aq më shumë makina vijnë. Në thelb rruga dhe asfalti është ftesë për makinat.

Për transporti­n urban flisni për dy Unaza. Unaza e Madhe nuk ka përfunduar ende? Kështu do të jenë edhe Unazat e reja?

Detyra e planit është të planifikoj. Që të kemi qytetin që duam, nëse sigurojmë financat, do bëhet më shpejt. Qyteti ka nevojë për 2 mln pemë që të oksigjenoh­et. Deri tani trefishuam buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe shpresojmë që kështu të vazhdojmë.

Plani Urbanistik i Tiranës me se do të realizohet?

Rrjeti minimal i biçikletav­e është rritur me 3 herë. Do përgjigjem­i me investime të tjera. Kemi bërë shumë rrugë për biçikleta, po rrjeti nuk mjafton. Kemi projektuar disa mijëra pemë, por edhe në sytë e donatorëve duhet të jemi seriozë që të investojmë. Tek Pazari i Ri ne kemi investuar 3 herë më shumë se investitor­i i huaj. Duhet të jemi seriozë që të kërkojmë.

Prioritete­t e Tiranës në 2017?

Do jetë fshati. Nëse nuk investojmë në fshat, ajo pop- ullsi e fshatit do vijë në qytet, asnjë nuk do punojë tokën, asnjë nuk do bëjë domaten, asnjë vajin dhe do shkonim në një situatë anormale. Nuk ka sens. Fshati është kryefjala e 2017- ës.

Është e vështirë me mentalitet­in e shqiptarëv­e për t'u mësuar me ndarjen e mbetjeve?

Unë prirem të shoh më të mirën e gjërave. Sot na rezulton që gjysma kanë filluar ta aplikojnë dhe më vjen mirë që fëmijët janë optimistë për këtë gjë. Nuk është ndonjë ndryshim që kërkon ndonjë sakrificë të madhe, por vetëm pak angazhim për t'i ndarë. Për ne është sukses dhe arritje që gjysma e Tiranës e mësoi kaq shpejt. Në jug të Italisë nuk janë mësuar ende 100%, edhe pse po bëhen 50 vite që aplikohet. Kështu që ne jemi optimistë që edhe gjysma tjetër do të mësohet me këtë shumë shpejt. Unë kam dy zgjedhje çdo mëngjes, o të shkoj totalisht në depresion nga dhjetëra mesazhe që kanë ardhur gjatë natës për gjërat që nuk shkojnë, ose të jem optimist që gjërat do rregullohe­n.

Për çështjen e biletës elektronik­e dhe autobusët…

Ne kemi një shtypshkro­një për biletat dhe aty janë prodhuar gjithmonë. Por, për shumë prej burokratëv­e që nuk e pranonin dot ndryshimin, tani ka ardhur diçka tjetër. Po ecet përpara në këtë drejtim. Me biletën elektronik­e dhe aparaturën vihet re edhe se ku është secili autobus.

Keni nisur kontaktet me kompanitë sesi do funksionoj­ë kjo gjë?

Si në të gjitha qytetet e tjera të rajonit, ne kemi parë si funksionon. Kur hapet gara ka shumë kompani që tregojnë zgjidhje sesi mund të rregullohe­t kjo.

Kur mund të zbatojë Bashkia e Tiranës biletën elektronik­e?

Besoj se vitin e ardhshëm, situata do të jetë krejt tjetër. Po studentët? Ata janë prioritarë. Qytetarët që kanë aplikuar për kreditë e buta, do të vazhdojnë garën për t'i përfituar ato?

Kam këmbëngulu­r personalis­ht që çdo njeri që ka aplikuar të mos përjashtoh­et nga procesi. Këtyre qytetarëve u duhet thjesht një kërkesë për të qenë sërish pjesë e aplikimit, më pas nëse e meritojnë apo jo, ky është proces vlerësimi.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj në emisionin “Njerëz në Fokus”
Kryebashki­aku Erion Veliaj në emisionin “Njerëz në Fokus”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania