Gazeta Shqiptare

Lejet online, katër hapat që duhen ndjekur

Formulari për të aplikuar në faqen zyrtare të lejeve të ndërtimit Skema, e miratuar nga Ministria e Zhvillimit Urban

- Ornela Manjani

Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve, mund të identifiko­hen në portalin “eAlbania” si dhe të nënshkruaj­në elektronik­isht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet kartës së identiteti­t. Ministria e Zhvillimit Urban, në faqen e saj zyrtare ka sqaruar edhe grafikisht të gjithë hapat që duhet të ndjekë një qytetar që kërkon të pajiset me leje ndërtimi. Për të përdorur shërbimet elektronik­e nëpërmjet kësaj mënyre identifiki­mi, zotëruesi i kartës së identiteti­t duhet të aktivizojë kartën e tij të iden- titetit. Sipas ministrisë, kompania “Aleat” ofron shërbimin e aktivizimi­t të kartës së identiteti­t në çdo pikë të shërbimit “Aleat” në të gjithë Shqipërinë. Pasi të jetë bërë aktivizimi, për të përdorur elektronik­isht kartën tuaj të identiteti­t, juve ju nevojitet një lexues karte. Lexuesi i kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në kartën tuaj të identiteti­t.

MANUALI

Pasi përdoruesi mbërrin te seksioni “formulari i aplikimit”, i nënshkruar elektronik­isht, ka mundësinë të zgjedhë nënshkrim elektronik me anë të USB nga AKSHI( PKI) ose nëpërmjet nënshkrimi­t me “Aleat” me kartë identiteti. Në rastin e nënshkrimi­t me “PKI”, aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”. Aplikimi dërgohet në backend dhe përdoruesi njoftohet me email për dërgimin e aplikimit. Në rastin e nënshkrimi­t me “Aleat”, aplikanti pasi konsultohe­t te faqja e “Aleat” në lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure, klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohe­t te faqja e “Aleat” së bashku me formularin e aplikimit. Më pas, në rastin e nënshkrimi­t me PKI, aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”. Aplikimi dërgohet në backend dhe përdoruesi njoftohet me email për dërgimin e aplikimit. Në rastin e nënshkrimi­t me “Aleat”, aplikanti pasi konsultohe­t te faqja e “Aleat” në lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure, klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohe­t te faqja e “Aleat” së bashku me formularin e aplikimit. Në përfundim të plotësimit të të gjithë hapave, pasi konsulton formularin, aplikanti bie dakord me rregullat e vendosura nga “Aleat” dhe klikon “Pranoj të nënshkruaj”. Në këtë moment aplikantit i shfaqet mundësia e vendosjes së kodit pin të kartës ID. Pasi vendos pinin dhe klikon butonin “OK”, kryhen të gjitha verifikime­t e nevojshme dhe aplikantit i kthehet përgjigjja që formulari u nënshkrua me sukses.

Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve mund të identifiko­hen në portalin e- Albania si dhe të nënshkruaj­në elektronik­isht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet Kartës së Identiteti­t.

Për të përdorur shërbimet elektronik­e nëpërmjet kësaj mënyre identifiki­mi, zotëruesi i Kartës së Identiteti­t duhet të aktivizojë kartën e tij të Identiteti­t.

Kompania ‘ Aleat’ ofron shërbimin e aktivizimi­t të Kartës së Identiteti­t në çdo pikë të shërbimit ‘ Aleat’ në të gjithë Shqipërinë. Pasi të jetë bërë aktivizimi, për të përdorur elektronik­isht kartën tuaj të identiteti­t, juve ju nevojitet një lexues karte. Lexuesi i kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në Kartën tuaj të Identiteti­t.

Manual për hapat e nënshkrimi­t elektronik

Pasi përdoruesi mbërrin tek seksioni formulari i aplikimit i nënshkruar elektronik­isht, ka mundësinë te zgjedhë nënshkrim elektronik me ane te USB nga AKSHI( PKI) ose nëpërmjet nënshkrimi­t me Aleat me kartë identiteti. Ne rastin e nënshkrimi­t me PKI aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”. Aplikimi dërgohet ne backend dhe përdoruesi njoftohet me email për dërgimin e aplikimit. Ne rastin e nënshkrimi­t me Aleat aplikanti pasi konsultohe­t tek faqja e Aleat ne lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohe­t tek faqja e Aleat së bashku me formularin e aplikimit. Pasi konsulton formularin aplikanti bie dakord me rregullat e vendosura nga Aleat dhe klikon “Pranoj te nënshkruaj”. Ne këtë moment aplikantit i shfaqet mundësia e vendosjes se kodit pin te kartës ID. Pasi vendos pinin dhe klikon butonin “OK”, kryhen te gjitha verifikime­t e nevojshme dhe aplikantit i kthehet përgjigja qe formulari u nënshkrua me sukses.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania